Mazhoranca refuzoi të miratojë ndryshimet e reformës zgjedhore, gjë që shkaktoi bllokim të foltores së Kuvendit. Deputeti i PD Gazment Bardhi foli për mediat nga jashtë Kuvendit ku tha se ka një tentativë të qartë të grupit të PS për të penguar përfaqësimin e opozitës në këtë komision për të zvarritur realizimin e reformës zgjedhore.
“Opozita ka të drejtë të caktojë ajo përfaqësuesit e vetë në komisionin e reformës zgjedhore. Ka një tentativë të qartë të grupit të PS për të penguar përfaqësimin e opozitës në këtë komision për të zvarritur realizimin e reformës zgjedhore.
Nëse opozitës i mbyllet çdo hapësirë, Kuvendi nuk mund të funksionojë në mënyrë normale. Kur nuk realizohen kërkesat e interpelancës, kur nuk lejohen komisionet, kjo do të thotë se parlamenti ka humbur çdo mundësi bashkëjetese normale mes pozitës dhe opozitës”, u shpreh Bardhi.