Ditën e sotme Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi e ka konsideruar të cekët raportin e PD për ndarjen territoriale të prezantuar sot në Kuvend nga deputetja Dhurata Çupi.
Gjithashtu Çuçi tha se ky raport ka një moskoherencë pasi sipas tij, në të gjithë raportin e lexuar nga Dhurata Çupi, evidentohen shumë problematika sipas PD-së, por në konkluzionet përfundimtare, thuhej se duhet të mbahen 85% të bashkive aktuale.
Çuçi: Edhe ky komision nuk e prishi traditën e daljes me dy raporte pas mbarimit të mandatit dhe dua të përpiqem që të jem sa më racional pasi për të thënë të vërtetën me dëshirën dhe përpjekjen për të dalë nga xhaketa e ministrit. Keqardhje për raportin e Çupit se ka moskoherencë mes asaj që merr dhe tenton të bëj raporti në analizë me konkluzionin, raporti ishte negativ, sikur asgjë nuk ka funksionuar, dhe nga ana tjetër bën një propozim, ku mban 85% të bashkive që ekzistojnë sot, të paktën të thuaje që ka pasur vështirësi dhe problem në implementim dhe të thoshte se mund të funksiononte më mirë, do doja që të ndaleshim me arritjet e ecurisë së reformës deri ditën e sotme se ka bërë një raport shumë realist, duke sjellë statistika, fakte dhe duke bërë rekomandime që do na vlejnë të gjithë, që do jem përgjegjës që në atë pjesë që më takon për t’i shtyrë përpara, nuk mund të ndihem mirë kur shoh se çfarë rezultatesh ka sjellë reforma territorial, duke i krahasuar me atë abstragim, kur thonim që do i shërbejë vendin për disa arsye, kam qejf. Drafti shumë i cekët për të dalë në përfundimin që duhet ndryshim i hartës territoriale.
Nga ana tjetër Çupi e quajti deklaratën e ministrit një përpjekje për të intimiduar dhe fyerje të cilën do të ishte mirë ta tërhiqte.
Çuçi: Refuzoj fyerje për cekësinë e raportit përpjekje për të intimiduar. Rakordohuni me të dhënat që jepni, ju dhe ministria se pastaj vjen Rama edhe jep të dhëna të tjera. Buxheti keni thënë do përdoret për investime, keni 70 përqind vetëm shpenzime.
Investimet janë vetëm në qendra qytetesh. vetëm 15 përqind në zonat rurale. Raporti im ishte i detajuar por më vjen keq për ju që e shitët një gjë pozitive që keni qenë pjesë e reformës kur keni dështuar ju dhe Reforma.