Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Debate në Britani për 69 azilantë shqiptarë që shkuan nga Belgjika me një anije

09:36 14/12/2020
Reading Time: 2 min lexim

Një nga 69 shqiptarët e kapur të fshehur në një anije peshkimi në afërsi të Norfolk, është i dënuar për vrasje.

Një anije peshkimi 100 tonëshe, që lundronte nga zona Ostend e Belgjikës, u ndoq nga Forca Kufitare e Britanisë së Madhe dhe u dërgua në Harwich muajin e kaluar. Emigrantët shqiptarë u gjetën të fshehur në bord. Sekretarja e Brendshme Priti Patel falënderoi autoritetet dhe emigrantët u akuzuan për hyrje të paligjshme në vend. Disa prej tyre u deklaruan menjëherë fajtorë, ndërsa të tjerët janë në pritje të plotësimit të dokumentacionit. Autoritet britanike thanë se një nga ata që ishin në anije kishte një dënim për vrasje.

Ai ishte liruar nga një burg i sigurisë së lartë në Shqipëri në janar pasi përfundoi një dënim 15-vjeçar për vrasjen e një gruaje në shtëpinë e saj në 1997 pas një debati. Vajza e saj tetë vjeçare ishte dëshmitare e të shtënave.

Kuptohet që njeriu, të cilin Sunday Express nuk e identifikon, tani është në një qendër për pritjen e emigrantëve. Nuk dihet nëse ai ka aplikuar për azil. Ministria e Brendshme nuk pranoi të konfirmonte nëse ishte në dijeni të dënimit të tij.

Megjithëse vdekja e 29 vjeçares u regjistrua si një vrasje, ajo nuk u hetua siç duhej në atë kohë pasi Shqipëria po kalonte një periudhë trazirash me një mungesë të burimeve policore.

Prokurorët shqyrtuan çështjen në 2006 dhe burri u akuzua për vrasjen pasi trupi u zhvarros. Ai fillimisht u shpall i pafajshëm në vitin 2008. Por, në një gjykatë apeli në 2009 e përmbysi vendimin dhe ai u dënua me 15 vjet në burgun e sigurisë së lartë Rrogozhinë.

Alp Mehmet, kryetari i Migration Watch UK, i cili bën fushata për kontrolle më të rrepta të kufirit, e përshkroi si tronditës faktin se një i dënuar për vrasje u fut në vend.

“Mjerisht, këto ngjarje tregojnë se interesat dhe siguria e publikut që i bindet ligjit, janë më pak të rëndësishme sesa të drejtat e diskutueshme të atyre, krimet e tmerrshme të të cilëve, duhet të diktojnë largimin e tyre”, deklaroi Mehmet.

Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme tha se “Ne jemi të zhgënjyer që procedurat kundër 69 personave të akuzuar për hyrje të paligjshme do të ndërpriten dhe ne po punojmë për të zgjidhur çështjet e ngritura nga ky rast. Ne ua refuzojmë statusin e refugjatit atyre që kanë kryer krime të rënda dhe janë një rrezik për komunitetin. Ata që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në Mbretërinë e Bashkuar do të largohen sa më shpejt të jetë e mundur.”

Ai shtoi se “Të gjithë azilkërkuesit i nënshtrohen kontrolleve të sigurisë për të identifikuar ata që mund të jenë përfshirë në kriminalitet.”

/GazetaReforma.com/

Etiketa: azilbritania e madheshqiptar

Të tjera

Hiqen si agjentë të BKH-së, rrëmbejnë dhe dhunojnë ndërtuesin në Durrës për 2 mln euro, 2 arrestohen, 1 në kërkim
Aktualitet

Hiqen si agjentë të BKH-së, rrëmbejnë dhe dhunojnë ndërtuesin në Durrës për 2 mln euro, 2 arrestohen, 1 në kërkim

Një ngjarje e rëndë me elementë rrëmbimi dhe gjobëvënieje është zbardhur nga Policia e Tiranës, ku një ndërtues 32-vjeçar është...

14:57 13/04/2026
Vrau vajzën në Tiranë, Libani refuzon ekstradimin e 49-vjeçarit, gjykata e shpall në largim
Aktualitet

Vrau vajzën në Tiranë, Libani refuzon ekstradimin e 49-vjeçarit, gjykata e shpall në largim

Gjykata e Tiranës ka shpallur të larguar nga vendi Fadi Alwan, palestinezin 49-vjeçar të akuzuar për vrasjen e vajzës së...

13:33 13/04/2026
Para

Lirohen 46 persona të kapur mbrëmë në protestë, shumica të mitur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Hiqen si agjentë të BKH-së, rrëmbejnë dhe dhunojnë ndërtuesin në Durrës për 2 mln euro, 2 arrestohen, 1 në kërkim

Hiqen si agjentë të BKH-së, rrëmbejnë dhe dhunojnë ndërtuesin në Durrës për 2 mln euro, 2 arrestohen, 1 në kërkim

14:57 13/04/2026
Vrau vajzën në Tiranë, Libani refuzon ekstradimin e 49-vjeçarit, gjykata e shpall në largim

Vrau vajzën në Tiranë, Libani refuzon ekstradimin e 49-vjeçarit, gjykata e shpall në largim

13:33 13/04/2026
Tentoi të vjedhë banesën në Fier, hajduti humb jetën gjatë grabitjes

Tentoi të vjedhë banesën në Fier, hajduti humb jetën gjatë grabitjes

11:08 13/04/2026
Gazeta zvicerane: Ministrja virtuale e Ramës, Diella, përfshihet në skandal korrupsioni

Gazeta zvicerane: Ministrja virtuale e Ramës, Diella, përfshihet në skandal korrupsioni

10:51 13/04/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.