Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

DASH kritikon Kosovën për dënime të ulëta për akuzat e lidhura me terrorizmin

09:46 01/12/2023
Reading Time: 3 min lexim

Departamenti amerikan i Shtetit tha se në Kosovë gjatë vitit 2022, institucionet e drejtësisë vazhduan të shqiptonin dënime të ulëta për akuzat e lidhura me terrorizmin, dhe tha se ka edhe lirime të parakohshme për këto akuza. Në raportin për Terrorizmin për shtetet, sa i përket Kosovës, u tha se më 2022, Prishtina vazhdoi të riatdhesonte shtetasit e saj nga kampet dhe qendrat e ndalimit në Siri. Aty u tha se operacioni i tretë i riatdhesimin të maj, u krye në bashkëpunim me Shqipërinë dhe u mbështet nga Shtetet e Bashkuara.

“Deri më tani, Kosova ka riatdhesuar mbi 120 shtetas. Vlerësohet se 80 shtetas të tjerë vazhdojnë të jenë në kampet e të zhvendosurve apo në qendrat e ndalimit, ose në fushëbeteja në Siri. Dënimet e ulëta për akuzat e lidhura me terrorizmin kanë vazhduar”, u tha në raportin e DASH-it. Sipas SHBA-së, qytetarët e Kosovës brenda dhe jashtë vendit, “janë caqe potenciale për rekrutim nga organizatat të dhunshme ekstremiste, me orientim etno-nacionalist apo fetar”. “Gjatë vitit 2022, Kosova ndoqi penalisht një grua të riatdhesuar me ndihmën e SHBA-së. Edhe pse kjo grua u dënua me dy vjet burgim për shkak të bashkimit në grupin Shteti Islamik, gjykatat e Kosovës kanë dënuar të riatdhesuarit me tre deri në katër vjet e gjysmën burgim për organizim dhe pjesëmarrje në aktivitetet terroriste të IS-it”, u tha në raport.

Po ashtu, në raportin për Kosovën përmendet ngritja e aktakuzës ndaj Ylber Belës, për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist. Bela ishte riatdhesuar në Kosovë në maj, në përpjekjen e përbashkët me SHBA-në. Në raportin e DASH-it u përmend edhe rasti i aktakuzës ndaj katër personave të dyshuar për përgatitje të veprave terroriste kundër rendit kushtetues. Ata dyshohen se kishin tentuar të krijonin struktura organizative për të kryer sulme terroriste në Kosovë duke kontaktuar me një zyrtar të lartë të grupit Shteti Islamik.

DASH tha se në qershor, Gjykata Themelore në Prishtinë liroi nga akuzat katër persona: dy dyshoheshin për përgatitje të sulmeve ndaj klubeve të natës, kishave dhe forcave të Kosovës, dhe dy për vepra të tjera penale. Ata u liruan në mungesë të provave. Sipas ligjeve në Kosovë, për vepra terroriste dhe kundër rendit kushtetues parashihen dënime të ndryshme. Që nga viti 2015, në Kosovë po ashtu ndalohet pjesëmarrja në luftëra të huaja dhe sipas ligjit, parashihen dënime deri në 15 vjet burgim. DASH vuri në pah se Kosova ka legjislacion për të luftuar edhe financimin e terrorizimit, por tha se ka mungesë të një strategji për të adresuar kërcënimet e lidhura me terrorizmin.

“Megjithatë, dënimet e shkurtëra, lirimet e parakohshme dhe me kusht, si dhe joroganizimi i mbikëqyrjes pas lirimit paraqesin kërcënime për sigurinë”, u tha në raport. Sa i përket incidenteve terroriste më 2022, DASH përmend edhe arrestimin e ish-policit serb të Kosovës, Dejan Pantiq, në dhjetor të vitit 2022, nën akuza për terrorizëm, pas sulmit që përfshiu mjete shpërthyese ndaj zyrave lokale të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe ndaj stafit të këtij komisioni në Mitrovicë të Veriut. Arrestimi i tij kishte nxitur banorët lokalë të vendosnin barrikada në veri të Kosovës, duke bllokuar për disa javë rrugët që çonin drejt pikëkalimeve kufitare të Jarinjës dhe Bërnjakut, që lidhin Kosovën dhe Serbinë. Barrikadat u hoqën pasi Pantiqit iu ndryshua masa e sigurisë nga paraburgim në arrest shtëpiak. Po ashtu, raporti përmend edhe dënimin që i bëri Qeveria e Kosovës sulmeve të armatosura ndaj policisë në veri të Kosovës, që i cilësoi si akt terrorist. “Prokurorët kosovarë i klasifikuan këto incidente të lidhura me akuza terroriste dhe raste kundër rendit kushtetues”.

Sa i përket aspektit të sigurisë në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, raporti i DASH-it tha se “çështjet e sigurisë dhe paqëndrueshmëria politike në veri të Kosovës vazhdon të kufizojë aftësinë e Qeverisë së Kosovës për të shtrirë autoritetin e saj në atë rajon. Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR dhe Misioni i BE-së për Sundim të Ligjit, EULEX, kanë bashkëpunuar me Policinë e Kosovës për të promovuar një mjedis të sigurt dhe forcimin e sundimit të ligjit”. DASH po ashtu përmend edhe vlerësimin e Ambasadës amerikane në Prishtinë se që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit të kaluar, në Kosovë ka pasur rritje të dezinformatave dhe se ato “janë gjithnjë e më shumë nxitëse të mendimit të dhunshëm ekstremist dhe polarizimi ndëretnik ka kontribuar në rritjen e tensioneve ndëretnike në veri të Kosovës”.

Në një raport të publikuar në fund të nëntorit të vitit 2023, të hartuar nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese (BIRN), u tha se Kosova është e ekspozuar ndaj dezinformatave dhe narrativëve që vijnë nga Rusia dhe Kina, të cilat synojnë të nxisin një luftë ndëretnike dhe ndërfetare në Kosovë./REL

Të lidhura

Shqipëria voton/ Sot mbahen zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë
Aktualitet

Shqipëria voton/ Sot mbahen zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë

Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri kanë nisur zyrtarisht sot në orën 07:00, me hapjen e 5,225 qendrave të votimit në të...

08:13 11/05/2025
Horoskopi ditor 20 Shtator 2024
Horoskopi

Horoskopi sot: 11 Maj 2025

Dashi Do të ndiheni shumë mirë nëse ndani lumturinë tuaj me të tjerët. Dikush me të cilin jetoni mund të...

07:54 11/05/2025
Para
Zbardhen emrat e 6 ish-zyrtarëve të përfshirë në koncesionin e sterilizimit

SPAK mbyll hetimet për laboratorin e drogës në Fier, u kapën rreth 490 kg kokainë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Shqipëria voton/ Sot mbahen zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë

Shqipëria voton/ Sot mbahen zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë

08:13 11/05/2025
Horoskopi ditor 20 Shtator 2024

Horoskopi sot: 11 Maj 2025

07:54 11/05/2025
Giro d’Italia: 7 mln euro për reklama që i shërbyen një Shqipërie të kapur nga mafia

Giro d’Italia: 7 mln euro për reklama që i shërbyen një Shqipërie të kapur nga mafia

21:04 10/05/2025
“Air Kosova” dhe një iluzion fluturues i propagandës dhe i interesave të fshehura

“Air Kosova” dhe një iluzion fluturues i propagandës dhe i interesave të fshehura

17:16 10/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.