Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ditën e sotme në Pogradec, ku një grua e cila ka denoncuar bashkëjetuesin e saj në polici për dhunë psikologjike dhe më pas është konfrontuar me policinë.
Fillimisht shtetasja me inicialet E.S., ka denoncuar në polici bashkëjetuesin e saj shtetasin me inicialet D.SH., 28-vjeç, në momentin që punonjësit e policisë kanë shoqëruar 28-vjeçarin, e reja është konfliktuar me punonjësit e policisë.
Në njoftimin zyrtar të policisë thuhet se shtetasja në fjalë ka kundërshtuar me forcë policinë, madje duke goditur edhe me gurë.
Njoftimi policisë
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, filloi procedimi penal për veprën “Dhuna në familje” për shtetasin D. Sh., 28 vjeç, banues në Pogradec, pas kallëzimit të bërë nga bashkëjetuesja e tij shtetasja E. S., e cila pretendonte se D. Sh., në banesë, kishte ushtruar dhunë psikolgjike ndaj saj.
Në momentin që punonjësit e policisë, kanë kapur dhe shoqëruar bashkëjetuesin e saj, shtetasja E. S., ka qenë duke dalë nga ambientet e Komisariatit dhe u konfliktua me punonjësit e policisë, duke i kundërshtuar ata, me qëllim që shtetasi D. Sh., të mos ndalohej prej tyre pasi E. S., do ta tërhiqte kallëzimin e saj.
Sqarojmë opinionin publik në lidhje me një video të publikuar në disa rrjete sociale, se ndaj shtetases E. S., nuk është ushtruar dhunë fizike, por pamjet filmike të videos, përkojnë me momentin kur kjo shtetase kundërshtoi me forcë punonjësit e policisë, për të liruar bashkëjetuesin e saj, duke qëlluar edhe me sende të forta (gurë) ndaj tyre.