Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Çrregullime deluzionale”, kandidati i PD-së në Shkodër me kartelë nga Psikiatria!

21:26 30/04/2025
Reading Time: 3 min lexim

Emisioni investigativ “Fiks Fare” ka publikuar mbrëmjen e së mërkurës një denoncim të fortë që përfshin një kandidat për deputet në qarkun e Shkodrës. Bëhet fjalë për Gentian Ndojn, kandidat i Aleancës për Shqipërinë Madhështore, i cili rezulton të ketë pasur një kartelë në Spitalin Psikiatrik në Shkodër për diagnozën “çrregullime deluzionale”.

Sipas dokumenteve të siguruara nga redaksia e “Fiks Fare”, Gentian Ndoj, lindur në vitin 1985, ka pasur probleme neuropsikiatrike që datojnë që nga viti 2004. Një prej dokumenteve është një “fletë drejtimi për kemp” e vitit 2005, ku një komision mjekësor ka përcaktuar diagnozën “çrregullime deluzionale”. Po në atë vit, dokumenti i daljes nga Spitali Psikiatrik i Shkodrës me kartelë nr. 975 e konfirmon sërish këtë diagnozë.

Një tjetër dokument i vitit 2004 tregon se Ndoj ka qenë i shtruar në spitalin neuropsikiatrik nga data 10 deri më 17 maj, me të njëjtën diagnozë. Fiksi sjell në vëmendje se çrregullimet deluzionale, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, janë bindje të forta dhe të gabuara, që individët i mbajnë pavarësisht fakteve që i kundërshtojnë ato. Simptomat përfshijnë xhelozinë patologjike, erotomaninë, ndjesitë trupore të çuditshme, apo madhështinë e pavend.

Në dosjen e siguruar nga emisioni ndodhet edhe një dokument i lëshuar nga Ministria e Mbrojtjes, datë 12 korrik 2005, ku Gentian Ndoj cilësohet i paaftë për shërbim ushtarak për shkak të të njëjtës diagnozë. Në tetor të atij viti, ai është shtruar për një ditë në Spitalin Ushtarak në Tiranë.

Në dokumentacionin e mëtejshëm përfshihen edhe të dhëna nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe Komisioni i Ndihmës Ekonomike, që e përjashtojnë atë nga puna dhe e kualifikojnë për përfitim ekonomik për periudhën 2005-2006. Në vitet që pasuan, ai ka rezultuar përsëri me të njëjtën diagnozë në proceset e kempit për vitet 2007, 2008, 2009 dhe 2010.

Pas publikimit të dokumenteve, stafi i “Fiks Fare” ka kontaktuar personalisht kandidatin në zyrën e tij në Bashkinë e Vaut të Dejës, ku ai figuron në listën e hapur të Partisë Demokratike. Në një intervistë për emisionin, Gentian Ndoj deklaroi se është kandidat i përzgjedhur nga primaret dhe synon të bëhet deputet. I pyetur për aftësinë e tij për të hartuar ligje, ai u shpreh se është i aftë dhe ka dorëzuar të gjithë dokumentacionin e nevojshëm.

Kur gazetarët e ballafaqojnë me dokumentet e kartelës shëndetësore, ai i cilëson si “akuza të Partisë Socialiste” dhe thotë se gjendja e tij aktualisht është shumë e mirë. Madje, ai thotë se nuk i njeh shkrimet mjekësore, pasi janë me dorë, ndërsa dokumentet me kompjuter i konsideron të pabaza. Ai shton se dosja e tij ndodhet në Bashkinë e Vaut të Dejës, ku më herët ka qenë i punësuar.

I pyetur nëse këto probleme i ka bërë të ditura pranë Partisë Demokratike apo Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ndoj shmang përgjigjen e drejtpërdrejtë, duke pohuar vetëm se “s’ka asnjë problem shëndetësor”.

Rasti ngre pikëpyetje serioze mbi filtrat e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë dhe transparencën e informacionit shëndetësor të individëve që synojnë të përfaqësojnë qytetarët në Kuvendin e Shqipërisë.

Të lidhura

Partia e Lirisë protestë para SPAK
Aktualitet

Detaje nga operacioni i SPAK/ Droga trafikohej me kamionë, në pranga 10 shqiptarë

Një operacion i përbashkët mes SPAK dhe autoriteteve finlandeze ka çuar në goditjen e një rrjeti kriminal të trafikut ndërkombëtar...

13:29 03/06/2025
Alarm në Postribë, bagëtitë e imëta të infektuara, vendoset në karantinë një fermë
Aktualitet

Alarm në Postribë, bagëtitë e imëta të infektuara, vendoset në karantinë një fermë

Një vatër infeksioni ka shpërthyer në një fermë në fshatin Domen të Postribës, Shkodër, ku disa krerë dhi janë prekur...

13:08 03/06/2025
Para
Horoskopi ditor, e Dielë 13 Tetor 2024

Horoskopi sot: 1 Maj 2025

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Partia e Lirisë protestë para SPAK

Detaje nga operacioni i SPAK/ Droga trafikohej me kamionë, në pranga 10 shqiptarë

13:29 03/06/2025
Alarm në Postribë, bagëtitë e imëta të infektuara, vendoset në karantinë një fermë

Alarm në Postribë, bagëtitë e imëta të infektuara, vendoset në karantinë një fermë

13:08 03/06/2025
Makinat përplasen ‘kokë më kokë’ në Bulqizë, 2 të plagosur

Makinat përplasen ‘kokë më kokë’ në Bulqizë, 2 të plagosur

12:56 03/06/2025
U fut për t’u larë në liqenin e Grizhës, mbytet 38-vjeçari në Shkodër

U fut për t’u larë në liqenin e Grizhës, mbytet 38-vjeçari në Shkodër

12:39 03/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.