Pandemia e Covid nuk la moshë pa prekur, teksa numri i fëmijëve të infektuar me virus në Shqipëri është rritur ndjeshëm, por e kundërta ka ndodhur me numrin e shtrimeve në spitale të kësaj grupmoshe.
Mësohet se fëmijët e prekur, kanë simptoma më të lehta dhe shërohen më shpejt, madje edhe duke u trajtuar në kushte shtëpie. Ndërkohë shefja e Departamentit të Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino, këshillon vaksinimin si ndaj covid ashtu edhe ndaj gripit.
Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino
Shohim një rritjet numri të rasteve tek të rinjtë dhe tek fëmijët 5 deri 14 vjeç, kemi një rritje të këtyre grupmoshave të reja, rastet me grip janë në të gjitha grupmoshat në të gjithë vendin. Prindërit nuk duhet të kenë asnjë lloj hezitimi, eksperienca shqiptare dhe në botë tregon se janë fëmijët janë burim i infeksionit dhe i riinfeksionit. Kemi fëmijë të shëndetshëm të vaksinuar, por numri është i paktë, tek një përqind.
Kujtojmë se vendi ynë ka miratuar vaksinimin e fëmijëve të moshave 15 vjeç e lart, por shifra e të vaksinuarve është pothuajse e papërfillshme. Vaksinimi i fëmijëve të shëndetshëm 15 vjeç e lart ka nisur në vitin 2021 në shumë vende të ndryshme, përfshirë edhe fqinjin tonë, Italinë.