Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Covid-19, OKB: Është rritur dhuna ndaj grave, ja gjendja në Shqipëri

09:14 25/11/2021
Reading Time: 3 min lexim

Sipas një raporti të ri të OKB-së, pandemia e COVID-19 e ka keqësuar gjendjen e sigurisë së grave në shtëpitë e tyre dhe në hapësirat publike. Raporti i përgatitur nga zyra e Kombeve të Bashkuara për gratë, UN Women, arrin në përfundimin se 1 ndër 2 gra pranon se ajo vetë ose një grua që njeh ka pësuar dhunë gjatë pandemisë.

Raporti tregon se ndjenja e sigurisë tek gratë është tkurrur, duke sjellë pasoja të rënda negative për mirëqenien e tyre mendore dhe emocionale. Raporti vjen në prag të fillimit të 16 ditëve aktivizmi global kundër dhunës me bazë gjinore, nga 25 nëntori deri më 10 dhjetor.

Drejtoresha Ekzekutive e UN Women, Sima Bahous thotë se kriza globale e dhunës kundër grave rëndohet kur ka kriza të tjera.

“Konflikti, fatkeqësitë natyrore të lidhura me klimën, pasiguria ushqimore dhe shkeljet e të drejtave të njeriut, të gjitha kontribuojnë që gratë dhe vajzat të jetojnë me një ndjesi rreziku, madje edhe në shtëpitë, lagjet ose komunitetet e tyre”, tha ajo.

Një efekt të tillë keqësues pati edhe pandemia e koronavirusit.
“Pandemia e COVID-19, që bëri të nevojshëm izolimin dhe distancimin shoqëror, mundësoi një pandemi të dytë në hije të dhunës ndaj grave dhe vajzave, ku ato shpesh u gjendën në izolim me abuzuesit e tyre. Të dhënat tona të reja nënvizojnë urgjencën e përpjekjeve të bashkërenduara për t’i dhënë fund kësaj gjendjeje,” tha zonja Bahous.

Raporti i ri është bazuar në të dhënat e anketave nga 13 vende. Gratë që raportuan se kishin përjetuar ose njihnin dikë që kishte pësuar dhunë, kishin 1.3 herë më shumë gjasa të thoshin se u ishte shtuar stresi mendor dhe emocional sesa gratë e tjera.

Sipas përfundimeve të raportit rreth 1 në 4 gra ndihen më pak të sigurta në shtëpi, ndërkohë që konflikti ekzistues është rritur brenda familjeve që kur filloi nga pandemia.

21 për qind e grave përmendën abuzimin fizik si një nga arsyet që i bënte të ndjeheshin të pasigurta në shtëpi.

Jashtë shtëpive të tyre, gratë po ndihen më të ekspozuara ndaj dhunës, me 40% të të anketuarave që thonë se ndihen më pak të sigurta kur ecin vetëm natën që nga fillimi i pandemisë.

Rreth 3 në 5 gra mendojnë gjithashtu se ngacmimi seksual në hapësirat publike është përkeqësuar gjatë COVID-19.

Faktorët rëndues socio-ekonomikë si vështirësitë financiare, punësimi, pasiguria ushqimore dhe marrëdhëniet familjare patën një ndikim të madh jo vetëm tek ndjenja e sigurisë apo tek dhuna, por edhe tek mirëqenia e grave në përgjithësi.

Megjithatë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së António Guterres thotë se frenimi i dhunës ndaj grave dhe vajzave është i mundur.

“Dhuna ndaj grave nuk është e pashmangshme. Politikat dhe programet e duhura sjellin rezultate. Kjo do të thotë strategji gjithëpërfshirëse dhe afatgjata që të trajtojnë shkaqet themelore të dhunës, mbrojnë të drejtat e grave dhe vajzave dhe nxisin lëvizje të forta dhe autonome për të drejtat e grave. Ndryshimi është i mundur dhe tani është koha për të dyfishuar përpjekjet tona në mënyrë që së bashku, të mund ta eliminojmë dhunën ndaj grave dhe vajzave deri në vitin 2030”, tha zoti Guterres.

Shifrat për Shqipërinë
Shqipëria ishte një nga 13 vendet e përfshira në raport. 29 për qind e të anketuarave tha se ajo vetë ose një grua që njeh ka pësuar dhunë gjatë pandemisë.
16 për qind e grave në Shqipëri ndihen më pak të sigurta në shtëpi, ndërsa janë rënduar konfliktet brenda familjeve.

5 për qind përjetuan dhunë fizike ose njohin dikë që është dhunuar fizikisht që kur filloi pandemia. 10 për qind përjetuan ose njohin dikë që përjetoi dhunë verbale. 8 për qind përjetuan ngacmime seksuale. Por megjithëse këto shifra janë më të ulëta sesa ato të disa vendeve të tjera, më shumë se gjysma e grave (53 për qind) raportuan se kanë përjetuar ose njohin dikë që ka përjetuar një formë dhune në përgjithësi.

22 % etë anketuarave në Shqipëri thonë se ndihen më pak të sigurta kur ecin vetëm natën që nga fillimi i pandemisë. 45 % raportojnë se shëndeti i tyre mendor dhe emocional është keqësuar gjatë pandemisë.

Dhe 62 për qind e të anketuarave në Shqipëri thotë se ndjehet të pasigurta në shtëpi dhe njëkohësisht kanë pasiguri ushqimore./VOA/

Të lidhura

Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin
Aktualitet

Vetëplagoset me armë gjahu, përfundon në spital 57-vjeçari në Shkodër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Ura e Shtrejt në njësinë administrative Postribë, Shkodër, ku...

19:28 09/06/2025
Operacioni “USDT-1”/ Arrestohen 17 persona në Tiranë dhe Shkodër
Aktualitet

36 vjet burg për tre shqiptarë të përfshirë në trafik droge në Itali

Një rrjet ndërkombëtar trafiku droge u çmontua në Itali, duke çuar në kërkimin e dënimeve që kapin një total prej...

19:11 09/06/2025
Para
“Më kanë vjedhur paratë”, ja si 42-vjeçari nga Tepelena i bëri “gropën” vetes

“Më kanë vjedhur paratë", ja si 42-vjeçari nga Tepelena i bëri "gropën" vetes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Trump reagon në Truth Social për protestat në Los Angeles

Trump reagon në Truth Social për protestat në Los Angeles

19:53 09/06/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin

Vetëplagoset me armë gjahu, përfundon në spital 57-vjeçari në Shkodër

19:28 09/06/2025
Operacioni “USDT-1”/ Arrestohen 17 persona në Tiranë dhe Shkodër

36 vjet burg për tre shqiptarë të përfshirë në trafik droge në Itali

19:11 09/06/2025
Vazhdon paraburgimi për Hashim Thaçin dhe tre të bashkëakuzuarit

Vazhdon paraburgimi për Hashim Thaçin dhe tre të bashkëakuzuarit

18:54 09/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.