Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur bilancin e Covid-19 përgjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, duke evidentuar viktimat, infektimet e reja si dhe ecurinë e procesit të vaksinimit.
Njoftohet se nuk është regjistruar asnjë humbje jete si pasojë e Covid-19, ndërsa për sa i përket rasteve të reja nga 253 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Theksojmë se sot janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.235. Në total numri i rasteve aktive është 46 persona.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:
10 Qershor 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 69 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.749 doza të vaksinës.
Deri më sot 823.382 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 102.931 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Nga 253 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.235.
Në total numri i rasteve aktive është 46.
Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!