Ministria e Shëndetësisë së Kovës ka përditësuar të dhënat mbi Covid-19, duke treguar bilancin e viktimave, infektimeve të reja dhe vaksinimit përgjatë 24 orëve të fundit. Njoftohet se përgjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë humbje jete. Ndërkohë për sa i përket rasteve të reja nga 723 testime, 19 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.
Vlen të përmendim se bilanci i rasteve ditore prej kohësh në Kosovë është pozitiv.
Sot janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.470.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës:
28 Prill 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 126 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë
1.825.885 doza të vaksinës.
Deri më sot 821.946 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 101.385 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
Nga 723 testime, 19 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.470.
Në total numri i rasteve aktive është 415.
Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!