Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Covid-19/ Lajm i mirë, ja kur mund të jetë gati vaksina e kompanisë J&J

21:06 18/11/2020
Reading Time: 2 min lexim

Ende nuk dihet efikasiteti i vaksinës eksperimentale të kompanisë farmaceutike “Johnson & Johnson’s”. Por, shkencëtari kryesor i kompanisë tha se së shpejti pritet të bëhen gati të dhënat mbi efikasitetin dhe sigurinë e saj. Ndryshe nga kompanitë rivale si Moderna dhe Pfizer që po punojnë për vaksina me dy doza, vaksina e kësaj kompanie është me një dozë të vetme, element i rëndësishëm që mundëson reagimin e shpejtë kundër pandemisë.

Shkencëtari kryesor i kompanisë farmaceutike Johnson & Johnson’s njoftoi se po ata po rekrutojnë mbi 1 mijë njerëz në ditë për fazën e fundit të testimit të vaksinës.

Doktor Paul Stoffels tha se të dhënat e nevojshme për të marrë miratimin e vaksinës pritet të jenë gati në fillim të vitit tjetër.

“Nga fundi i vitit ne do të kemi në studim 60 mijë njerëz, të kontrolluar për efekte anësore. Të dhënat mbi efikasitetin e saj duhet të jenë gati në javët dhe muajt e parë të janarit ose shkurtit,” tha Dr. Stoffels, shkencëtari kryesor i kompanisë Johnson & Johnson’s.

Faza e tretë e provave klinike të vaksinës që jepet me një dozë të vetme filloi nga fundi i shtatorit. Kompamia ndërpreu provat në tetor pasi një nga pacientët shfaqi efekte të rrezikshme anësore. Eksperimenti vazhdoi pasi mori dritën e gjelbër nga një komision i pavarur i sigurisë.

Johnson & Johnson’s ngeli prapa kompanive rivale në garën për zbulimin e një vaksine të sigurt dhe efektive kundër virusit që ka vrarë mbi 1.3 milion njerëz dhe ka shkatërruar ekonomitë në mbarë botën.

Kompania rivale Moderna njoftoi të hënën se vaksina e saj eksperimentale është 94.5 për qind e efektshme në parandalimin e COVID-19, ngjashëm me të dhënat e publikuara javën që shkoi nga kompania tjetër Pfizer.

Të dy kompanitë, Pfizer dhe Moderna, po përdorin një teknologji të re që shfrytëzon acidin ribonukleik.

Ndryshe nga to, vaksina e Johnson & Johnson’s përdor një virus të gripit të zakonshëm të njohur si “adenovirus” për futjen e proteinave të koronavirusit në qelizat e trupit duke shkaktuar forcimin e sistemit imunitar.

Vaksina e Johnson & Johnson’s ka vetëm një dozë, ndërsa vaksinat nga kompanitë Moderna dhe Pfizer dhe një tjetër që është ende në zhvillim nga kompania AstraZeneca, janë të ndara në dy doza.

“Në një pandemi, një dozë e vetme është shumë e rëndësishme, sepse vaksinat me teknologji të re që shfrytëzojnë acidin ribonukleik nuk janë aktive në dozën e parë për shkak të nivelit të ulët të antitrupave. Ne po punojmë për një vaksinë që e fillon efektin pas dy javësh”, thotë zoti Stoffels.

Zoti Stoffels thekson se shpërndarja e vaksinave me dy doza është sfiduese në veçanti në vendet që kanë mungesë organizimi në sistemin e kujdesit shëndetësor. Prandaj vaksina me një dozë lehtëson procesin sidomos në zonat e thella rurale.

Etiketa: covid 19J&Jvaksina

Të tjera

Meloni ul taksat për naftën, asnjë lehtësim në Shqipëri: Rama pa masa për qytetarët
Aktualitet

Meloni ul taksat për naftën, asnjë lehtësim në Shqipëri: Rama pa masa për qytetarët

Ndërsa qytetarët shqiptarë përballen çdo ditë me rritje të pandalshme të çmimeve të karburanteve, reagimi i qeverisë shqiptare mbetet në...

14:48 19/03/2026
110 banesa drejt prishjes, banorët e Durrësit çojnë TID në gjykatë: “Na lanë pa zgjidhje”
Aktualitet

110 banesa drejt prishjes, banorët e Durrësit çojnë TID në gjykatë: “Na lanë pa zgjidhje”

Rrugica që lidh bulevardin “Epidamn” me portën mesjetare të Durrësit është sot thuajse e boshatisur. Prej 15 vitesh, banorët jetojnë...

13:45 19/03/2026
Para

Qeveria miraton pagën për naftëtarët e Ballshit, vendimi përcakton afatin dhe mënyrën se si punonjësit të aplikojnë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Meloni ul taksat për naftën, asnjë lehtësim në Shqipëri: Rama pa masa për qytetarët

Meloni ul taksat për naftën, asnjë lehtësim në Shqipëri: Rama pa masa për qytetarët

14:48 19/03/2026
110 banesa drejt prishjes, banorët e Durrësit çojnë TID në gjykatë: “Na lanë pa zgjidhje”

110 banesa drejt prishjes, banorët e Durrësit çojnë TID në gjykatë: “Na lanë pa zgjidhje”

13:45 19/03/2026
Eskortat në Shqipëri “shpërthejnë” online, gazetarja: Asnjë tarifë nën 200 euro, deri 800 euro në ditë për vajzat që operojnë në rrjet

Eskortat në Shqipëri “shpërthejnë” online, gazetarja: Asnjë tarifë nën 200 euro, deri 800 euro në ditë për vajzat që operojnë në rrjet

13:27 19/03/2026
Deputeti “për njerëzit” që po përpin tendera: Si doli Vasil Llajo fitues me ofertën më të shtrenjtë dhe hijet e një skeme të përsëritur

Deputeti “për njerëzit” që po përpin tendera: Si doli Vasil Llajo fitues me ofertën më të shtrenjtë dhe hijet e një skeme të përsëritur

12:58 19/03/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.