Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Covid-19 dhe plakja e popullsisë do të shtojnë këto sëmundje 10 vitet e ardhshme

09:43 15/04/2022
Reading Time: 3 min lexim

Pandemia e Covid-19 dhe rritja e plakjes të popullsisë shqiptare pritet që në 10 vitet e ardhshme të shtojë rastet e sëmundjeve kardiovaskulare, pulmonare kronike, diabetin dhe kancerin.

Në “Strategjinë Kombëtare të Shëndetësisë 2021-2030” i botuar në Fletoren Zyrtare theksohet se ecuria e shtimit të rasteve të sëmundjeve jo të transmetueshme do të ndikohet nga pandemia e Covid-19 për shkak të rritjes të rasteve të padiagnostikuara. Mjekët onkologë kanë pohuar se në këtë periudhë pati një shtim të rasteve me stade të avancuara të sëmundjes të kancerit, për shkak të diagnostikimit me vonesë nga frika e infektimeve.

“Presioni mbi shërbimet shëndetësore pritet të rritet edhe në terma afatgjatë kohorë. Arsyet kryesore do të jenë të lidhura me rritjen e rasteve të cilat kanë mbetur të padiagnostikuara gjatë pandemisë dhe rritjen e komplikimeve kardiovaskulare dhe respiratore afatgjata te personat që kanë kaluar Covid-19. E ardhmja gjithashtu do të sjellë emergjenca të tjera dhe mbetet prioritare që shërbimet për sëmundjet jo të trasmetueshme të vijojnë të funksionojnë pavarësisht ndryshimit të qëllimit politik të situatës që shkaktohet”, thuhet në strategji.

Sipas të dhënave nga raporti i monitorimit të Ministrisë të Shëndetësisë shtrimet në spital për 2020-s ranë 29% krahasuar me një vit më parë. Në kardiologji dhe kardiokirurgjinë trajtimet e të sëmurëve u ulën 26%, për transplantët e veshkës 63%, për kataraktet 21 % (perdja e syve e cila mund të hiqet vetëm me intervenim kirurgjik), depistimi i kancerit të gjirit 26% edhe ata të trajtuar me radioterapi 8%.

Faktori tjetër që do të ndikojë në shtimin e këtyre sëmundjeve është rritja e nivelit të plakjes të popullsisë.

“Sëmundjet jo të transmetueshme (SJT-të) janë një shqetësim në rritje për shoqërinë shqiptare për shkak të shkallës së lartë të vdekshmërisë. Ato kanë pasur një rritje të konsiderueshme gjatë periudhës 1990-2010, një prirje që pritet të vazhdojë në 10 vitet e ardhshme si rezultat i rritjes së jetëgjatësisë dhe plakjes së popullsisë shqiptare. Sëmundjet kryesore jo ngjitëse përfshijnë sëmundjet kardiovaskulare, sëmundjet pulmonare obstruktive kronike, diabetin dhe kancerin. Të gjitha këto sëmundje kanë të njëjtët faktorë rreziku të modifikueshëm, duke përfshirë faktorët e stilit të jetesës (pirjen e duhanit, dietën jo të shëndetshme dhe mënyrën e jetesës sedentare) dhe disa faktorë të tjerë klasikë (të tillë si: tensioni i lartë i gjakut, sheqeri i lartë në gjak dhe kolesteroli i lartë)”, citohet në dokument.

Ndikim në shtimin e sëmundjeve kronike do të ketë edhe dobësimi i zinxhirit të shërbimeve parandaluese për sëmundjet jo të trasmetueshme që lidhen me duhanin, alkoolin, dietën e pa-shëndetshme dhe pasivitetin fizik mund të përkthehen në shtim të rasteve në të ardhmen.

Shpenzimet e xhepit do bien në 35% deri në 2030

Rryshfetet apo dhënia e shpenzimeve nga xhepi i pacinetëve për mjeketë parashikohen që deri në vitin 2030 të zbresin në nivelin e 35% të shpenzimeve totale të shëndetësisë. Në vitin 2018 nga OBSH shpenzimet totale nga xhepi si përqindje e shpenzimeve totale për shëndetësinë në Shqipëri u vlerësuan në 44,5%. Ministria e shëndetësisë parashikon në strategji se rënie graduale e shpenzimeve nga xhepi të arrihet përkatësisht nga shtimi i “mbulimi universal shëndetësor”, duke përfshirë mbrojtjen nga rreziku financiar, aksesin në shërbimet cilësore të kujdesit shëndetësor dhe aksesin në barna thelbësore të sigurta, efikase, cilësore, të përballueshme dhe vaksina për të gjithë.(Monitor)

Të lidhura

Krimi i rëndë në familjen ukrainase, 16-vjeçari rrëfen vrasjen e nënës dhe motrës së tij të mitur
Bota

Krimi i rëndë në familjen ukrainase, 16-vjeçari rrëfen vrasjen e nënës dhe motrës së tij të mitur

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin e Hasrodes në Belgjikë, ku një adoleshent 16-vjeçar nga një familje refugjatësh ukrainas...

09:06 08/06/2025
Iu merrnin lekë qytetarëve për parkimin e makinave pa pagesë, arrestohen 2 persona
Aktualitet

Konflikt mes komshinjve në Allias, plagoset me armë në këmbë 31-vjeçari

Një përplasje mes dy banorëve në zonën e Alliasit në Tiranë ka përfunduar me të shtëna armësh mëngjesin e sotëm....

08:52 08/06/2025
Para
Kishin planifikuar të martoheshin në Kiev, vajza ukrainase dhe i riu rus marrin vendimin e papritur

Kishin planifikuar të martoheshin në Kiev, vajza ukrainase dhe i riu rus marrin vendimin e papritur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Krimi i rëndë në familjen ukrainase, 16-vjeçari rrëfen vrasjen e nënës dhe motrës së tij të mitur

Krimi i rëndë në familjen ukrainase, 16-vjeçari rrëfen vrasjen e nënës dhe motrës së tij të mitur

09:06 08/06/2025
Iu merrnin lekë qytetarëve për parkimin e makinave pa pagesë, arrestohen 2 persona

Konflikt mes komshinjve në Allias, plagoset me armë në këmbë 31-vjeçari

08:52 08/06/2025
Armand Duka pas barazimit me Serbinë: Mund ta kishim fituar

Armand Duka pas barazimit me Serbinë: Mund ta kishim fituar

08:45 08/06/2025
13 pelegrinë iranianë humbin jetën gjatë Haxhit në Arabinë Saudite

13 pelegrinë iranianë humbin jetën gjatë Haxhit në Arabinë Saudite

08:30 08/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.