Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Covid-19 dëmtoi rëndë biznesin e bareve dhe restoranteve, u shkurtuan me 22% personeli i tyre

12:37 23/06/2020
Reading Time: 2 min lexim

Shqipëria po përjeton krizë ekonomike në shumë sektorë për shkak të situatës së shkaktuar nga pandemia Covid-19.

Shumë përsona kanë humbur vendin e tyre të punës, pasi shumë biznese kanë ulur përfundimisht qepenat.

Baret dhe restorantet ishin sektori i parë që u godit nga efektet e karantinimit, pas masave drastike të marra nga qeveria për të kufizuar përhapjen e infeksionit të Covid-19.

Shumë prej këtyre bizneseve u detyruan të mbylleshin, ku siç e thamë edhe më lart sollën largimin nga puna të shumë personave të punësuar.

Sipas INSTAT, në vendin tonë ka rreth 18 mijë bare e restorante (82% e të cilave janë bar-kafe), me mbi 50 mijë të punësuar, ose rreth 10% të të punësuarve në sektorin privat në total.

Këto të dhëna nga INSTAT, bëjnë të ditur se pasojat ishin të mëdha, ndaj edhe baret e restorantet rezultojnë ndër më të goditurat nga kriza, sa i takon efektit në punësim.

Për tremujorin e parë të vitit, numri i të punësuarve në këtë aktivitet ra me 21.7% dhe fondi i pagave u tkurr me rreth 20.6%.

Kjo është parë si performanca më e keqe nga të gjithë sektorët e tjerë përsa i takon punësimit.

Në të gjithë aktivitetet e tjera të shërbimeve, numri i të punësuarve ishte në rritje në tremujorin e parë, duke reflektuar ecurinë e dy muajve të parë të vitit, por duket se baret e restorantet morën goditje më të shpejtë dhe më të fortë.

Tashmë baret dhe restorantet janë hapur pas më shumë se dy muaj mbylljeje, por ecuria e tyre nuk është edhe aq pozitive.

Operatorët e tregut pohojnë se konsumi dhe frekuentimi është i ulët, sidomos për restorantet.

Ato që vijojnë të jenë ende të mbyllura, janë klubet e natës.

“Nëse qeveria nuk ndërhyn me grante apo subvencionim të qirasë, këto biznese do të falimentojnë.

Flasim për struktura që kanë kushtuar me qindra apo mijëra euro dhe me kosto të lartë në mirëmbajtje”, pohon Enri Jahaj, anëtar i bordit drejtues të Shoqatës të Bareve, Restoranteve dhe Klubeve.

“Ne si shoqatë parashikojmë që do të ketë një falimentim në masë, sidomos bizneset familjare të ngritura me investime minimaliste nuk do t’i mbijetojnë dot krizës dhe sjelljes sonë ndryshe”, ka pohuar më herët ai për “Monitor”.

Shqipëria rekord në botë

Përsa i takon numrit të bareve Shqipëria ka vendosur rekord vitet e fundit.

Në vendin tonë numërohen 518 bare për çdo 100 mijë banorë, sipas të dhënave të përpunuara të INSTAT për numrin e bareve dhe popullsinë, duke kapur rekord jo vetëm në Europë, por edhe në botë.

Ndërsa lë shumë pas vendet e Ballkanit Perëndimor.

Pas Shqipërisë renditet Portugalia, e cila kishte 427 bare për çdo 100 mijë banorë.

Portugalia renditet e para në top 5 vendet me numrin më të lartë të bareve për banorë, e më pas në renditje vazhdon Spanja me 392 bare për 100 mijë banorë, Greqia me 343, Kroacia me 240 dhe Italia me 211.

Etiketa: 22 %barevebiznesincovid 19demtoipersonelirenderestoranteveu shkurtuan

Të lidhura

Grushte e shkelma në KZAZ-në e Kasharit! Vëzhguesi i Ornaldo Rakipit godet kryetarin
Aktualitet

Grushte e shkelma në KZAZ-në e Kasharit! Vëzhguesi i Ornaldo Rakipit godet kryetarin

Në KZAZ-në e Kasharit, procesi i numërimit të votave u ndërpre papritur pas një përplasjeje fizike mes anëtarëve të komisionit...

17:35 15/05/2025
E trishtë/  Ishte në krye të detyrës, ndahet nga jeta pediatri i QSUT
Aktualitet

E trishtë/ Ishte në krye të detyrës, ndahet nga jeta pediatri i QSUT

Një lajm i trishtë vjen nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, ku mjeku i njohur pediatër, Bashkim Nezaj,...

17:12 15/05/2025
Para

Emigrantët nga Anglia infektuan me Covid-19 familjarët, rastet u shënuan në Kurbin dhe Elbasan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Grushte e shkelma në KZAZ-në e Kasharit! Vëzhguesi i Ornaldo Rakipit godet kryetarin

Grushte e shkelma në KZAZ-në e Kasharit! Vëzhguesi i Ornaldo Rakipit godet kryetarin

17:35 15/05/2025
E trishtë/  Ishte në krye të detyrës, ndahet nga jeta pediatri i QSUT

E trishtë/ Ishte në krye të detyrës, ndahet nga jeta pediatri i QSUT

17:12 15/05/2025
E rëndë në Vlorë! Vajza qëllon me thikë babain pas sherrit

E rëndë në Vlorë! Vajza qëllon me thikë babain pas sherrit

12:43 15/05/2025
Arrestohet ish-komandanti serb i policisë në Kosovë, çfarë dyshohet

Arrestohet ish-komandanti serb i policisë në Kosovë, çfarë dyshohet

12:19 15/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.