Partia Lëvizja për Zhvillim Kombëtar e Dashamir Shehit dhe Bindja Demokratike e Astrit Patozit kanë nënshkuar marrëveshjen për të dalë si koalicion në zgjedhjet lokale të 14 majit.
Dy kryetarët pasi firmosën marrëveshjen, deklaruan se nëse do ndodhte që opozita të dilte me më shumë se një kandidat në zgjedhjet lokale, edhe ata do të nxirrnin kandidatë të tyre për këto zgjedhje.
“Ne jemi të hapur për parti të reja. Besojmë se do jetë fillimi i një lëvizje që do të vijë duke u zgjeruar. Njerëzit kanë të drejtë që të mendojnë ndryshe dhe mbase këtu do të shohin një shpresë dhe një frymë tjetër. Nëse PD do të vendose 2 apo 3 kandidatë, dëshira jonë është që të dilet me një kandidat. Ne jemi munduar që të gjejmë një formula bashkëpunimi. Dëshira të largojmë Edi Ramën dhe të kemi një kandidat për ballë kandidatit socialist. Ne s’kemi një pikë përfundimtare. Ne nuk mund të pranojmë më që dy njerëz të drejtojnë Shqipërinë. Nuk pranojmë më marrëveshjen e 2008 mes Berishës dhe Ramës. Ka ardhur dita që Shqipëria të qeveriste ndryshe. Nëse ato nuk bashkohen, ne do kemi kandidatët tonë. Në nuk hyjmë në fushatë të dëmtojmë njeri. Jemi në atë pikë që nëse opozita dërgon 2 ose 3 ne do futemi në garë.”, pohoi Dashamir Shehi.
Ndërkohë, Patosi tha se me Berishën dhe Metën i ndan një humnerë e gjerë. “Me zotin Berisha dhe zotin Meta na ndan një humnerë e gjerë. Unë kam pasur të shkuarën time në PD, por kjo nuk do të thotë asgjë sepse politika është dinamike. Unë shoh se ka ardhur PD në idetë tona dhe nuk kemi shkuar ne tek PD”, theksoi Patozi.