Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Çmimet në “stratosferë”, por sa shpenzoi qeveria për ndihmën ekonomike në 5-mujorin e parë

09:28 22/06/2022
Reading Time: 2 min lexim

Familjet e varfra, ato që trajtohen me ndihmë ekonomike po ndeshën më vështirësi kohët e fundit, për shkak të shtrenjtimit të kostos së jetesës nga çmimet e larta, por gjithashtu ndaj tyre qeveria ndau më pak fonde në 5-mujorin e parë të vitit.

Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se, pagesa e ndihmës ekonomike shënoi rënie vjetore me 2%  gjatë janar-maj 2022.

Në të dhënat fiskale të qeverisë raportohet se në 5 mujor në zërin “Ndihmë Ekonomike” u shpenzuan 9,4 miliardë nga 9.7 miliardë lekë që u dhanë në të njëjtën periudhe të vitit të kaluar.

Fondet për familjet e varfra erdhën në ulje në një kohë që pagesat mesatare ndaj përfituesve janë shumë poshtë nivelit të varfërisë relative me (5.5 USD në ditë), duke injoruar rekomandimet e institucioneve Financiare ndërkombëtare si FMN dhe Banka Botërore për të rritur masën e ndihmës ndaj kësaj kategorie.

Mirëpo, ndërmjet raportimeve të ndryshme shihet se përfitimet reale të ndihmës ekonomike janë shumë të ulëta. Psh Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale që menaxhon të gjithë programin e ndihmës ekonomike raportoi se vitin e kaluar u shpenzuan 6.4 miliardë lekë, ndërsa për të njëjtën periudhe INSTAT raporton një vlerë edhe më të ulët.

Trajtimi në këtë mënyrë i shtresës më të varfër në vend vjen në një kohë kur Shqipëria kryeson renditjen europiane për përqindjen më të lartë të personave në varfëri.

Ekspertë vendas të ekonomisë dhe institucionet financiare thanë se qeveria çon shumë pak fonde për shtresat në nevojë në raport me mundësitë. Më herët këtë muaj, Fondi Monetar Ndërkombëtar në deklaratën përmbyllëse të misionit në vendin tonë, tha se, “Buxheti i vitit 2022 (siҫ u rishikua në mars) ka hapësirë të mjaftueshme për të mbështetur qytetarët dhe ekonominë”.

Sakaq rritja e paprecedentë e çmimeve pritet të çojë në varfëri edhe familje të tjera. Muajin e kaluar çmimi i vajit pësoi rritje vjetore me 29%, bulmetrat ishin 18 % më shumë se një vit më parë dhe buka kushtoi 19 për qind më shumë. Këto produkte janë baza e konsumit në familjet e varfra.

Nga ana tjetër masa e ndihmës ekonomike në 5-mujorin e parë 2022, pagesat për ndihmën ekonomike, në raport me totalin e shpenzimeve buxhetore, arritën nivelin më të ulët që nga viti 2018. Fondet e alokuara për këtë zë ishin 4.4 % e shpenzimeve totale buxhetore, nga 4.6 % në të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Të dhënat tregojnë se shpenzimet buxhetore në përgjithësi janë rritur më shumë se pagesat për të varfrit, kurse rënia duhet të jetë edhe më e madhe për shkak të inflacionit të lartë gjatë kësaj periudhe.

Çmimet mesatare në 4-mujorin 2022 u rritën 5% dhe së paku me kaq është zhvlerësuar edhe fondi i ndihmës ekonomike për familjet e varfra, duke e theksuar edhe më tej rënien në raport me vitet e kaluara.

Edhe pse qeveria shqiptare pagoi një kredi të shtrenjtë për të reformuar fondin e ndihmës ekonomike në vitin 2014, për të rritur pagesat për familjet që me të vërtetë e meritojë, pagesat sërish mbeten poshtë nivelit të varfërisë relative./Monitor/

Të lidhura

4 ditë pas aksidentit me 279 viktima, një tjetër avion i Air India pëson defekt teknik në ajër
Bota

Zbardhet arsyeja tronditëse për rrëzimin e avionit në Indi

Një defekt i dyfishtë në motorët e avionit dyshohet të jetë shkaku kryesor i aksidentit tragjik ajror që ndodhi javën...

15:17 18/06/2025
Plas skandali në futbollin turk/ Publikohen mesazhet e WhatsApp: tallje, ofendime dhe kërcënime ndaj Mourinho-s
Kryesore

Plas skandali në futbollin turk/ Publikohen mesazhet e WhatsApp: tallje, ofendime dhe kërcënime ndaj Mourinho-s

Një skandal i përmasave të mëdha ka tronditur themelet e futbollit turk, vetëm pak kohë pasi José Mourinho mori drejtimin...

15:03 18/06/2025
Para
Bën për ‘dush të ftohtë’ Ramën! Açka: Me pr*stitutën e Rusisë vendose që shqiptarët mos paraqiten në Europë?

Bën për 'dush të ftohtë' Ramën! Açka: Me pr*stitutën e Rusisë vendose që shqiptarët mos paraqiten në Europë?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

4 ditë pas aksidentit me 279 viktima, një tjetër avion i Air India pëson defekt teknik në ajër

Zbardhet arsyeja tronditëse për rrëzimin e avionit në Indi

15:17 18/06/2025
Plas skandali në futbollin turk/ Publikohen mesazhet e WhatsApp: tallje, ofendime dhe kërcënime ndaj Mourinho-s

Plas skandali në futbollin turk/ Publikohen mesazhet e WhatsApp: tallje, ofendime dhe kërcënime ndaj Mourinho-s

15:03 18/06/2025
3 nga 5 shqiptarët e evakuar nga Izraeli kanë mbërritur në Tiranë

3 nga 5 shqiptarët e evakuar nga Izraeli kanë mbërritur në Tiranë

14:14 18/06/2025
Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me burg për ish-prokurorin Sali Hasa

Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me burg për ish-prokurorin Sali Hasa

14:03 18/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.