Deputeti Kujtim Gjuzi shfaqet me snajper në dorë, në një foto të postuar në rrjetin social Facebook. Deputeti Gjuzi duket se ka ndaluar makinën në rrugë, afër Pogradecit dhe ka marrë shënjestër me armën e tij speciale.
Kush është shënjestra e tij? “Armiqtë” e tij janë në parlament, jo tek liqeni, ku më së shumti mund të godasë ndonjë rosë. Ndoshta stërvitet, sepse disa herë e kanë kërcënuar në Kuvend.
Nuk dihet, nëse ka dijeni Garda që Gjuzi mban një armë të tillë të rrezikshme. Pas publikimit kësaj fotoje, kundërshtarët e tij në Kuvend duhet të ndihen “të frikësuar”. Kohët kanë ndryshuar, nuk ka më atentate me armë zjarri në sallën e Kuvendit, si ai i Mazrekut kundër Azem Hajdarit. E shumta zihen me fjalë dhe rrallë ka konfrontim fizik.
Ose ndoshta, Gjuzi nuk e ka fare me deputetët, por mund të jetë xhindosur me familjarët, të cilëve ju çon mesazh që të mos i kërkojnë ndarjen e pronave.