Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Çfarë rrëfeu Dumani në Gjykatën e Posaçme për vrasjet dhe pseudonimet në sky?

14:36 25/02/2025
Reading Time: 4 min lexim

Pas disa orësh seancë në Gjykatën e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit, ka vazhduar pyetje-përgjigja mes avokatëve dhe të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani.

Gjatë seancës, Dumani ka zbuluar disa nga pseudonimet që përdorte në platformën SKY, përfshirë “Covid19”, “Alcatraz”, dhe “Toto Rina”. Ai ka sqaruar se “Covid19” dhe “Toto Rina” ishin pseudonimet që përdorte vetëm në këtë platformë.

Në bisedat e zbardhura gjatë seancës, Dumani ka folur edhe për pazaret e vrasjeve, duke thënë se nuk kishte një rend konkret për ekzekutimet, por se viktimat vriteshin në rendin e lehtësisë.

Ai ka përmendur gjithashtu një listë prej 20-30 emrash. Po ashtu, ai ka rrëfyer njohjen e tij me Erion Alibej dhe kontraktimin prej tij për kryerjen e disa vrasjeve të bujshme që tronditën Elbasanin.

Në vijim, Dumani ka zbuluar konflikte me Talo Çelën, të cilin dikur e kishte mik, por më pas e ekzekutoi vëllain në rrethrrotullimin e Bradasheshit.

Ai ka rrëfyer gjithashtu rreth rrethanave dhe arsyeve që e çuan të kryente vrasjen e Bujar Çelës.

Në përfundim të seancës, Dumani ka folur edhe për telefonat e inkriptuar që përdorte, si Sky ECC, MATRIX dhe “BQ”, duke theksuar se i kishte dhënë prokurorisë të gjitha pinet dhe pseudonimet e tij.

Pjesë nga biseda në seancën e GJKKO

Avokati: Sa pin-e ke pasur në SKY? Cilat ishin pseudonimet?

Nuredin Dumani: Kam pasur disa pine. Pseudonimet kanë qenë: Covid19, Alcatraz, Toto Rina. Vetëm në sky kam përdorur Covid19 dhe Toto Rina.

Avokatja e Enver Divës: Si je njohur me Enver Divën?

Nuredin Dumani: E kam njohur në 2020 nga një person tjetër, Alban Skonja, me të cilin kam qenë në burg dikur.

Avokatja e Enver Divës: Ç’ marrëdhënie kishte Skonja me Divën?

Nuredin Dumani: Ishim shokë prej 2013. Skonja vite tek unë. Më kërkonte punë të ndryshme, grabitje, vjedhje, mall. Unë nuk kisha punë tjetër për t’i dhënë. Nuk i besoja shumë, se ishte konsumator heroine. I thashë: A mund të bësh një vrasje? I thashë, po të thashë emrin do mbash përgjegjësi. I thashë për Mir Haxhinë. Ai më tha “do flas me shokët e tij e do të them”. Ai ka shkuar ka takuar Enver Divën dhe pastaj erdhën më takun në Shënavlash. Biseduam aty me Enverin dhe Skonjën për vrasjen e Mir Haxhisë, por më vonë Skonja u tërhoq. Ata kërkuan kapar, por nuk i njihja, mendoja mos më gënjenin. I kam dhënë veç 5 mijë euro në Fushë Krujë Enver Divës. Aty ka ardhur Veri bashkë me Besian Xhixhën.

Avokatja e Enver Divës: Pse të takoi me Divën.

Nuredin Dumani: Po atë kishte shok. Më tha që ai e bënte punën, pasi bënte vrasje me pagesë.

Avokatja e Enver Divës: A e konsiderove të besueshëm Enver Divën?

Nuredin Dumani: Derisa i dhashë kapar i besova. Unë isha punëdhënësi, ai ishte punëmarrësi.

Avokatja e Enver Divës: Sa i gatshëm u tregua Enver Diva?

Nuredin Dumani: Fillimisht u tregua shumë i gatshëm. Unë i dhashë shofer Klevis Allën.

Avokatja e Enver Divës: Çfarë flisnit me Enver Divën?

Nuredin Dumani: Për vrasje flisnim, se nuk flisnim për deputetë. Ne komunikonim për ngjarje të ndryshme, për vrasje, plagosje.

Avokatja e Enver Divës: A na e përshkruan listën rendore të atyre që do vrisnit.

Nuredin Dumani: I pari ishte Dorian Shkoza, i fundit Bujar Çela. Nuk ka pasur radhë. Ishin 20-30. Kush ishte objektiv më i lehtë vritej i pari.

Avokatja e Enver Divës: Pse do të vrisnit Bujar Çelën, se thanë që është në listë?

Nuredin Dumani: Sepse ishte vëllai i Talos, i shërbente atij.

Avokatja e Enver Divës: Pse nuk ti dha lekët direkt Alibej?

Nuredin Dumani: Se unë isha në kërkim. Unë isha për Klevis Kapllanin aty, dy të tjerët janë paguar. Bujar Ccela ishte llogaritur edhe më parë për ra vrarë. Unë personalisht doja të hakmerresha për Kapllanin.

Avokatja e Enver Divës: Po pse angazhove dy të tjerë?

Nuredin Dumani: Po sepse ishin paguar për atë punë.

Avokatja e Enver Divës: Po derisa e kishe personale, pse i pagove?

Nuredin Dumani: Pse, mos i paguaja?

Avokatja e Enver Divës: Po pse paguante Alibeaj për hakmarrjet e tua personale?

Nuredin Dumani: Sepse e kishte ne listë. Unë si Nuredin Dumani nuk kam kërkuar pagesë. Atë ditë, ne kishim Dine Ccamin si plan. Unë e spostova, thashë do vrasim Bujarin, pasi vranë Klevis Kapllanin. Donim ta merrnin vesh dhe kundërshtarët tanë që ne reagonim nëse na qëllonin.

Avokatja e Enver Divës: A e diskutove me Erionin se si do ndikonte vrasja e Bujar Çelës në marrëdhënien me Talon?

Nuredin Dumani: I kam thënë Talos, unë dua të vras vetëm ty. Unë e dija se ai i kishte dhënë urdhër Altin Ndocit të vriste vëllain tim.

Avokatja e Enver Divës: Si u organizua vrasja e Bujar Çelës?

Nuredin Dumani: Organizimin e bëra unë. Kishim 2 automjete. Unë kam qenë shofer tek një benz. Enver Diva dhe Besiani Xhixha ishin në makinën tjetër. Fillimisht e qëlloi Diva me një automatik Scorpions. Unë doja të sigurohesha që u vra dhe shkova e qëllova në kokë me pistoletë. E qëlloi Kisha 2 pistoleta. Një në dorë një në marsup. Unë zbrita rreth 15 m larg lokalit dhe zbrita me pistoletë në dorë. Kur panë këtë Diva dhe Xhixha parkuan para lokalit. Makinën “Renault” e kam mardë tek njerëz të Ervis Martinajt. E gjeti Bes Xhixha. Ata kishin folur edhe një herë tjetër për një makinë për atentat ndaj Preng Gjinit. Nuk e kishin përdorur dot më atë makinë për Gjinin dhe ne e përdorëm për Bujar Çelën. Diva, Xhixha dhe një Berti, s’ më kujtohet mbiemri, vepronin bashkë.

Etiketa: Nuredin DumaniPseudonimetsky

Të lidhura

Shqipëri–Serbi, një ndeshje e minuar: kaos me biletat, përjashtim tifozësh dhe biznese të heshtura
Aktualitet

Shqipëri–Serbi, një ndeshje e minuar: kaos me biletat, përjashtim tifozësh dhe biznese të heshtura

Ndeshja e shumëpritur Shqipëri–Serbi, që do të luhet të shtunën më 7 qershor në “Air Albania”, është shndërruar në një...

00:11 06/06/2025
Shqipëria, sërish në listën e zezë për shkeljen sistematike të të drejtave të punëtorëve
Aktualitet

Shqipëria, sërish në listën e zezë për shkeljen sistematike të të drejtave të punëtorëve

Shqipëria është renditur sërish mes vendeve që shkelin rregullisht të drejtat e punëtorëve, sipas indeksit vjetor të Konfederatës Ndërkombëtare të...

21:25 05/06/2025
Para
Helmimi me “bar miu”/ Prokuroria nis procedim penal për vdekjen e 4-vjeçarit

Helmimi me “bar miu”/ Prokuroria nis procedim penal për vdekjen e 4-vjeçarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Shqipëri–Serbi, një ndeshje e minuar: kaos me biletat, përjashtim tifozësh dhe biznese të heshtura

Shqipëri–Serbi, një ndeshje e minuar: kaos me biletat, përjashtim tifozësh dhe biznese të heshtura

00:11 06/06/2025
Shqipëria, sërish në listën e zezë për shkeljen sistematike të të drejtave të punëtorëve

Shqipëria, sërish në listën e zezë për shkeljen sistematike të të drejtave të punëtorëve

21:25 05/06/2025
Tronditëse! Tentoi të rrëmbente vajzën 6-vjeçare të detektives Shkënda Lili, në kërkim gruaja

Tronditëse! Tentoi të rrëmbente vajzën 6-vjeçare të detektives Shkënda Lili, në kërkim gruaja

21:01 05/06/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin

Aksident në Burrel/ Katër persona të plagosur, dy në gjendje të rëndë

19:52 05/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.