Gjashtë persona janë arrestuar për vepra të ndryshme penale gjatë 24 orëve të fundit në kryeqytet.
Pesë prej të arrestuarve iu vunë prangat për shkak se drejtonin makinën në mënyrë të parregullt, kurse njëri u arrestua për shkak të ushtrimit të dhunës në familje, bën me dije në një njoftim për shtyp Policia.
Të arrestuarit janë:
-A. Xh., 48 vjeç, që ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Ndërkohë, nga specialistët e qarkullimit rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
-B. B., 21 vjeç, pasi në autostradën Tiranë-Durrës është kapur në flagrancë duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi;
-E. B., 38 vjeç, pasi në rrugën “Toptani” është kapur në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.89 mg/l;
-A. Xh., 44 vjeç, pasi është kapur në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.88 mg/l;
-A. P., 44 vjeç, pasi në rrugën “Jordan Misja” është kapur në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 1.07 mg/l;
-L. A.,38 vjeç, pasi në rrugën “Dine Hoxha” është kapur në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.87 mg/l.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.