Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Çfarë po ndodh me hetimet për sulmet kibernetike? Prokuroria del me njoftim zyrtar

16:05 20/09/2022
Reading Time: 4 min lexim

Shqipëria ka rënë pre e sulmeve kibernetike kohët e fundit, ku janë publikuar të dhëna sensitive dhe të rëndësishme .

Ndërkohë që vjen një reagim zyrtar nga Prokuroria ku deklaron se sulmet  janë bërë në dy data të ndryshme ndërsa duket se janë kryer me të njëjtën tipologji.

Gjithashtu ndër të tjera Prokuroria njofton se është evidentuar një profil në dy rrjete sociale të ndryshme me

Njoftimi i plotë i prokurorisë:

Më datë 19.07.2022, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka regjistruar procedimin penal Nr.5430 për kryerjen e veprave penale “Përgjim i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, “Ndërhyrja në Sistemet kompjuterike” dhe “Keqpërdorimi i pajisjeve”, të parashikuara nga nenet 293/a, 293/b, 293/c, 293/ç, të Kodit Penal. Objekti i hetimit të këtij procedimi penal, është sulmi kibernetik ndaj institucionit shtetëror të AKSHI-it që përmbledh gjithë faqet zyrtare qeveritare në Republikën e Shqiperisë.

Po kështu, më datë 09.09.2022, është kryer tjetër sulm kibernetik në pajisjet dhe sistemet që administrohen dhe menaxhohen nga Ministria e Brendshme në Shqipëri.
Këto dy veprime duke qenë se janë kryer me të njëjtën tipologji dhe sulmi kibernetik ka ardhur nga i njëjti burim, po hetohen në një çështje të vetme.

Si në momentin e sulmit të parë, ashtu edhe në momentin e sulmit ndaj sistemit TIMS, Prokuroria ka qenë në çdo moment prezent në kryerjen e veprimeve të ngutshme duke operuar me vendimmarrjet urgjente që ka diktuar dinamika e veprimeve.
Në sistemet ku ka ndodhur sulmi është evidentuar një profil në dy rrjete sociale të ndryshme me qendër jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, që i përkiste autoreve dhe bashkëpunëtorëve të këtij sulmi.

Menjëherë, më datë 19.07.2022 me vendim të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, është urdhëruar sekuestrimi i këtyre llogarive në dy rrjete sociale të ndryshme dhe si pasojë e këtij vendimi, kompanitë përkatëse kanë reaguar duke mbyllur aksesin në këto llogari.
Si pasojë e mos aksesimit, autorët e sulmit kibernetit hapën një faqe tjetër, e cila u përdor për të shpërndarë mesazhe të ndryshme në lidhje me sulmin e kryer apo publikimin e të dhënave që janë vjedhur.

Prokuroria, në ushtrim të kompetencave të saj dhe në bashkëpunim të ngushtë me gjithë agjensitë ligjzbatuese dhe partnerët që asistojnë autoritetet shqiptare, ka kryer një sërë veprimesh hetimore duke përfshirë dërgimin e kërkesës për ndihmë juridike në disa shtete.

Po kështu, janë identifikuar të dhëna të ndryshme të nevojshme për hetimin për të cilat po punohet në bashkëpunim të ngushtë me partnerët.

Të dhënat e publikuara së fundmi përsa i përket informacioneve dhe të dhënave policore të klasifikuara apo informacioneve dhe të dhënave të marra nga partnerët të klasifikuara, informacione mbi procedimet penale etj.., janë konsideruar nga Prokuroria si prova që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me veprat penale në hetim dhe si veprime që cënojnë rëndë veprimtarinë e institucioneve shtetërore si dhe sigurinë kombëtare apo marrëdhëniet ndërmjet shtetasve.

Postimi i këtyre të dhënave sekrete, jo vetëm cënon privatësinë e çdo individi, cënon Sigurinë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë por janë edhe sekret hetimor në kuadër të hetimeve të ndërmarra nga organi procedues.

Për këtë arsye, për shkak të rëndësisë, qëllimeve dhe autorëve në shërbim të të cilëve  po ndodh ky veprim kriminal, për shkak të detyrimit ligjor për të mbrojtur të dhënat e çdo individi si edhe Sigurinë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë dhe si rrjedhojë për shkak të urgjencës dhe domosdoshmërisë për marrjen e një vendimi të menjëhershëm nga ana e Prokurorit, mbështetur në nenet 103, 208 e vijues, 304 të K.Pr.Penale nga ana e Prokurorisë u vendos:

Sekuestrimi i të dhënave të publikuara dhe atyre që do të publikohen në vijim nga faqet objekt hetimi i procedimit penal në fjalë dhe në vijim bllokimin e publikimit të çdo lloj informacioni nga mediat e shkruara, audivizive, mediat online.

Për zbatimin e këtij urdhëri u ngarkua Njësia “C” Hetimi i Krimeve Kibernetike e Drejtorisë Vendore të Policisë së Shteti, Autoriteti i Mediave Audiovize (AMA) dhe Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) të cilët, duhet të grumbullojnë gjithë informacionin e tanishëm dhe të ardhshëm të të dhënave objekt sekuestrimi si edhe të urdhërojnë ndalimin e publikimit të çdo të dhëne të botuar nga autorët e sulmit kibernetik, kjo konform nenit 103 të Kodit të Procedurës Penale, nga mediat audiovizive, të shkruara dhe online, si edhe në rrjetet sociale apo të çdo forme të publikimit apo transferimit të të dhënave që postohen nga autorët e këtij sulmi.

Vendimi i Prokurorisë është ndërmarë në ushtrim të kompetencave të saj, duke synuar gjithashtu edhe pengimin e ardhjes së pasojave të mëtejshme të këtij veprimi kriminal.
Sqarojmë së një vendim i tillë, nuk ka për qëllim pengimin e veprimtarisë së Medias por është kryer në kuadër të një procedimi penal ku publikimi apo shumëfishimi mediatik i informacioneve të klasifikuara dhe sensitive (që është në vetvete qëllimi kriminal i këtij sulmi), informacione këto të vjedhura, do të cënonte rëndë si ecurinë e hetimeve, ashtu dhe sigurinë e çdo qytetari të Republikës së Shqipërië.

Hetimet në lidhje me këto raste janë komplekse dhe janë në vijim duke garantuar se Prokuroria Shqiptare është maksimalisht e angazhuar dhe do të kryejë çdo veprim hetimor me qëllim zbardhjen e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Të lidhura

U qëllua me thikë në zemër, ndërron jetë 14-vjeçari në Tiranë
Aktualitet

Sekuestrohen 500 mijë euro në Tiranë, e ‘pëson’ pronarja e një pike këmbimi valutor

Operacioni policor i koduar “Hidden Funds” është finalizuar nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale në...

10:20 21/06/2025
Ndërtimi i dy urave mbi Ibër, KFOR: Vijojmë me prezencën ushtarake dhe patrullimet përreth
Kosovë

Ndërtimi i dy urave mbi Ibër, KFOR: Vijojmë me prezencën ushtarake dhe patrullimet përreth

Misioni i KFOR-it ka reaguar lidhur me paralajmërimin e Qeverisë së Kosovës në detyrë për ndërtimin e dy urave të...

10:03 21/06/2025
Para
Sulmi në uzinën e armëve në Gramsh! Apeli merr vendimin për dy rusët dhe ukrainasin

Sulmi në uzinën e armëve në Gramsh! Apeli merr vendimin për dy rusët dhe ukrainasin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

U qëllua me thikë në zemër, ndërron jetë 14-vjeçari në Tiranë

Sekuestrohen 500 mijë euro në Tiranë, e ‘pëson’ pronarja e një pike këmbimi valutor

10:20 21/06/2025
Ndërtimi i dy urave mbi Ibër, KFOR: Vijojmë me prezencën ushtarake dhe patrullimet përreth

Ndërtimi i dy urave mbi Ibër, KFOR: Vijojmë me prezencën ushtarake dhe patrullimet përreth

10:03 21/06/2025
Operacioni “USDT-1”/ Arrestohen 17 persona në Tiranë dhe Shkodër

Po transportonin drogë me “Audi” dhe “Jaguar”, arrestohen 5 persona në Tiranë

09:43 21/06/2025
Trump: Ndihma për Ukrainën mund të jetë në formë kredie

Trump planifikon të shkurtojë ditët e pushimeve në SHBA

09:32 21/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.