Ka shkuar në rreth 90,400 numri i të infektuarve nga Coronavirusi që ka ‘trokitur’ në 73 vende, ndërsa numri i viktimave ka arritur në 3.115.
Organizata Botërore e Shëndetit
Sipas OBSH, shumica e pacientëve kanë vetëm simptoma të lehta, ndërsa shkalla e vdekjes duket se është midis 2% dhe 5%.
Pjesa më e madhe e rasteve janë shfaqur në pesë shtete, dhe sipas drejtorit të përgjithshëm të organizatës, shmangia e një përhapjeje globale është ende e mundur.
90% e të infektuarve janë raportuar nga Kina, shumica e të cilëve janë nga epiqendra e shpërthimit në provincën Hubei, ndërsa jashtë territorit të Kinës, janë raportuar më shumë se 8 700 raste, ku katër vende përbëjnë 81% të kësaj shifre: Korea e Jugut, Itali, Iran dhe Japoni.
Itali
Më në fund, duket e situata në Itali po shkon drejt përmirësimit pasi në 24 orët e fundit numri i të infektuarve është zvogëluar, krahasuar me një ditë më parë, teksa është rritur numri i të shëruarve.
Në vetëm një ditë ka patur 66 pacientë që kanë rezultuar negativ nga testet e Coronavirusit për një total prej më shumë se 160 personash të shëruar.
Numri i viktimava deri tani në vendin fqinj është 52.
Megjithatë, për mjekët është ende herët për t’i kënduar fitores pasi të dhënat janë luhatëse dhe akoma nuk ka një trend të qartë pasi shqetësues mbetet numri i të sëmurëve në reanimacion.
Greqi
Edhe në Greqi janë regjistruar disa raste të personave të prekur nga COVID-19, duke bërë që autoritetet të forcojnë masat kundër përhapjes së këtij virusi.
Mediat greke raportojnë se autoritetet kanë mbyllur përkohësisht 28 shkolla, të cilat do të dezinfektohen.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Në SHBA numri i të infektuarve ka shkuar në 90, teksa 6 persona kanë humbur jetën.
Të gjithë gjithë viktimat që kanë humbur jetën janë nga rajoni i Seattle, Washington, ku numri total i të infektuarve ka shkuar në 18.
Sipas Zërit të Amerikës, pritet që virusi të përhapet edhe më shumë, kurse qytetarët këshillohen të mos bëjnë panik dhe të ndërmarrin masat e duhura për të parandaluar zgjerimin e virusit.
Në fuqi janë edhe kufizime të shumta sa i përket udhëtimeve në vendet janë prekur dhe janë duke u paralajmëruar kontrolle shtesë për pasagjerët që arrijnë në SHBA.
Kinë
Vatra e Coronavirusit, ku është edhe pjesa më e madhe e të infektuarve, vijon të jetë kritike ndonëse situata po shkon drejt përmirësimit.
24 orët e fundit janë regjistruar 125 të infektuar dhe 31 viktima- numri më i ulët përgjatë 3 muajve.
Sipas mediave të huaja është mësuar se për shkak të virusit, ditën e djeshme kanë humbur jetën një mjek kinez dhe 3 infermiere.
Raste të tjera
8 vende kanë raportuar rastet e tyre të para të konfirmuara të Coronavirusit këtë javë.
Ato përfshijnë:
Andorra
Indonezi
Jordan
Letoni
Portugali
Arabia Saudite
Senegal
Tunizi
Tjetë përpjekje nga shkenca
Hipoteza kryesore mbi përhapjen e Coronavorusit mbetet tregu i kafshëve të egra në Wahan, ku ndër të tjera njerëzit konsumonin edhe lakurq nate.
I frymëzuar nga kjo krijesë, arkitekti kinez, Dayong Sun, ka projektuar një makineri të ngjashme me strukturën fizike të lakuriqëve, për të parandaluar në këtë mënyrë infektimin nga virusi famëkeq.
Makineria në fjalë përbëhet nga një kornizë fibre, e cila ka të bashkëngjitur dy krahë në fomrë shkopinjsh mbrapa shpinës, ndërsa midis shpatullave është projektuar për t’u vendosur një material termoplastik.
Po ashtu, kontraksioni i makinerisë është i pajisur me drita UV që nxehen deri në temperatura të larta për të vrarë çdo patogjen në ajër.