Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Çfarë po ndodh? Kostoja e borxhit të brendshëm rritet për të dytin tremujor radhazi

11:52 03/11/2022
Reading Time: 2 min lexim

Yield-i mesatar i instrumenteve të borxhit të brendshëm të qeverisë shqiptare u rrit për të dytin tremujor radhazi, duke reflektuar rritjen e shpejtë të normave të interesit në tregun financiar vendas. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, në fund të muajit shtator yield-i mesatar i të gjitha instrumenteve arriti në 3.72%, nga 3.55% që kishte qenë në fund të tremujorit të dytë dhe 3.5% në fund të tremujorit të parë.

Duke përjashtuar portofolin e bonove të financuar nga Banka e Shqipërisë, yield-i mesatar ka arritur në 3.87%, nga 3.71% që kishte qenë në mesin e këtij viti.

Për nëntë muajt e parë të vitit, buxheti ka shpenzuar 21.1 miliardë lekë për interesa të borxhit të brendshëm, shumë kjo 7% më e lartë krahasuar me 9-mujorin e vitit të kaluar.

Ndërkohë, në segmentin e borxhit të jashtë rritja e shpenzimeve për interesa është me kufizuar, në masën 2%. Kjo ndodh kryesisht sepse në pjesën më të madhe borxhi i jashtëm është siguruar nëpërmjet instrumenteve afatgjata me kupon fiks, ndaj rritja e yield-eve në tregjet e huaja është reflektuar në mënyrë më të kufizuar dhe ka ardhur sidomos nga portofoli i kredive me interesa të ndryshueshëm.

Përveç rritjes së yield-it mesatar, borxhi i brendshëm është përballur me një ulje të kohëzgjatjes mesatare të maturimit. Në fund të shtatorit, maturiteti mesatar zbriti në 830 ditë, nga 850 ditë që kishte qenë në fund të muajit qershor. Kjo rënie ka ardhur pjesërisht për shkak të vështirësive për të realizuar shumat e planifikuara të huamarrjes nëpërmjet obligacioneve dhe zëvendësimit të tyre me huamarrje afatshkurtër nëpërmjet bonove të thesarit. Shtesa e borxhit të financuar nëpërmjet bonove të thesarit arriti në 7.7 miliardë lekë, ndërsa vlera e financiar nëpërmjet obligacioneve pësoi rënie me 3.55 miliardë lekë.

Këtë vit, yield-i mesatar i instrumenteve të borxhit të brendshëm është drejt rritjes, për herë të parë që prej vitit 2009. Inflacioni i lartë dhe rritja e shpejtë e normës bazë të interesit (2.25% nga 0.5% që ishte në fillim të vitit) kanë sjellë rritje të shpejtë të yield-eve të bonove dhe obligacioneve. Kjo rritje pritet të vazhdojë edhe gjatë vitit të ardhshëm.

Shpenzimet për interesa në buxhetin 2023 parashikohen në vlerën 60.9 miliardë lekë, në rritje me 20% krahasuar me vitin 2022. Ministria e Financave ka parashikuar për vitin e ardhshëm një fond kontigjence prej 4.9 miliardë lekësh për të mbuluar rreziqet e lidhura me rritjen e shpenzimeve të shërbimit të borxhit.

Gjatë viteve të fundit ekspozimi ndaj riskut të normave të interesit ka ardhur duke u zbutur, kryesisht për shkak të rikompozimit të portofolit të borxhit të brendshëm në drejtim të titujve afatgjatë me norma interesi fikse, si edhe bazuar në normat e interesit në nivele të ulëta në tregun e brendshëm dhe të huaj. Megjithatë, këtë vit rreziku i normave të interesit është në rritje të dukshme, duke marrë parasysh inflacionin e lartë dhe pritshmëritë për rritje të mëtejshme të normës bazë nga bankat qendrore/Monitor

Të lidhura

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë
Aktualitet

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mesditë në Prishtinë, ku një 34-vjeçar ka plagosur me thikë partneren e tij...

17:48 09/05/2025
Artan Hoxha: Si ia zunë vendin Ndranghetës në Ekuador bosët shqiptarë të krimit
Aktualitet

Një person u mor peng për konflikt politik, Hoxha: SPAK dështoi

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se ndikimi i krimit në zgjedhje ka vazhduar edhe gjatë këtij procesi zgjedhor, por në...

16:09 09/05/2025
Para
Zhvarroset një kufomë në Librazhd, dyshohet se i përket këngëtarit të tallavasë

Zhvarroset një kufomë në Librazhd, dyshohet se i përket këngëtarit të tallavasë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

17:48 09/05/2025
Artan Hoxha: Si ia zunë vendin Ndranghetës në Ekuador bosët shqiptarë të krimit

Një person u mor peng për konflikt politik, Hoxha: SPAK dështoi

16:09 09/05/2025
Tre burgime të përjetshme për vrasësin e grave, Dan Hutra

Tre burgime të përjetshme për vrasësin e grave, Dan Hutra

15:44 09/05/2025
Dy ditë para zgjedhjeve/ Qeveria fal të gjitha gjobat e vendosura që nga viti 2015

Dy ditë para zgjedhjeve/ Qeveria fal të gjitha gjobat e vendosura që nga viti 2015

15:17 09/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.