Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Çfarë dyshoj”, flet pronarja e restorantit që u dogj në Theth

09:23 10/07/2025
Reading Time: 2 min lexim

Në një prononcim për mediat, pronarja e restorantit që u përfshi nga flakët në orët e para të së enjtes në Theth, Aida Gjeçaj, hodhi dyshime mbi shkakun e zjarrit, duke përjashtuar mundësinë e një shkëndije elektrike dhe duke lënë të kuptohet se pas ngjarjes mund të fshihet diçka tjetër.

Sipas saj, kur zjarrfikësja mbërriti në vendngjarje, dritat në objekt ishin ende të ndezura, çka sipas saj përjashton versionin zyrtar për një defekt në rrjetin elektrik.

“Ekspertët thonë se energjia nuk ishte shuar fare, edhe pse godina ishte në flakë, gjë që përjashton shkëndijën elektrike”, u shpreh Gjeçaj.

Ajo nënvizon se ka qenë e kujdesshme për të mos ndërtuar pa leje dhe se nuk është në listën e subjekteve të prekura nga aksioni i IKMT-së në zonë.

“Unë nuk kam dyshime, nuk kam askujt borxh, s’kam pas as kërcënim as gjë, dhe nuk di pse ka ardhur. Unë jam një bujtinë me 5 dhoma, pasi s’kam dashur të ndërtoj asgjë pa leje, por s’di kujt t’ja vë gishtin. Koncidenca me aksionin në Theth është e keqe, sepse unë nuk kam procedim për prishje, pasi nuk kam ndërtime ose objekte pa leje”, theksoi ajo.

Pronarja tha gjithashtu se ndodhej në Tiranë në momentin që ra zjarri dhe se ishte njoftuar rreth orës 02:00 të natës.

“Kur më njoftuan në dy të natës që kishte rënë zjarri në subjektin tim, u nisa dhe erdha. Komshinjtë kanë ndërhyrë sa kanë mundur, por s’kanë arritur të shpëtojnë asgjë”, tha Gjeçaj.

Ajo falënderoi fqinjët për ndihmën në përpjekje për të shmangur përhapjen e zjarrit dhe shtoi se fatmirësisht nuk pati dëme në njerëz.

“Zjarrfikësja nuk ka arritur të vijë në kohë, por gjithsesi ka mbërritur. Falenderoj komshinjtë që kanë ardhur për të evituar shpërndarjen e zjarrit. Falë Zotit, nuk ka pasur dëme njerëzore, as nga familjarët, as nga turistët”, tha ajo.

Gjeçaj u shpreh se ka investuar me shumë mund në këtë biznes të vogël turistik, ndërsa vlerësoi dëmin e shkaktuar nga zjarri në rreth 150 mijë euro.

“Dëmi mund të jetë rreth 150 mijë euro, ja lë në dorë drejtësisë, por s’është nga energjia”, përfundoi ajo.

Etiketa: theth

Të tjera

Paradoksi i integrimit: Shqipëria takson 10% kondicionerët inverter, ndërsa BE pothuajse zero
Aktualitet

Paradoksi i integrimit: Shqipëria takson 10% kondicionerët inverter, ndërsa BE pothuajse zero

Në Europë, qeveritë po heqin taksat për pajisjet që kursejnë energji dhe madje po subvencionojnë familjet që t’i blejnë. Arsyeja...

12:33 27/02/2026
“Më hani shokët, por jo mua”, Bushati: Rama ndjen rrezikun jashtë vendit
Aktualitet

“Më hani shokët, por jo mua”, Bushati: Rama ndjen rrezikun jashtë vendit

Gazetari Andi Bushati ka komentuar fjalimin e kryeministrit Edi Rama gjatë mbledhjes së grupit parlamentar, duke e interpretuar atë si...

11:58 27/02/2026
Para
Raketat bien mbi Kiev, dy persona humbin jetën dhe 13 të tjerë të plagosur

Raketat bien mbi Kiev, dy persona humbin jetën dhe 13 të tjerë të plagosur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Paradoksi i integrimit: Shqipëria takson 10% kondicionerët inverter, ndërsa BE pothuajse zero

Paradoksi i integrimit: Shqipëria takson 10% kondicionerët inverter, ndërsa BE pothuajse zero

12:33 27/02/2026
“Më hani shokët, por jo mua”, Bushati: Rama ndjen rrezikun jashtë vendit

“Më hani shokët, por jo mua”, Bushati: Rama ndjen rrezikun jashtë vendit

11:58 27/02/2026
Pakistani shpall “luftë të hapur” ndaj talebanëve, bombardime në Kabul e Kandahar, mbi 130 të vrarë

Pakistani shpall “luftë të hapur” ndaj talebanëve, bombardime në Kabul e Kandahar, mbi 130 të vrarë

10:39 27/02/2026
Eurodeputeti gjerman në PE: Rasti Balluku, provë se korrupsioni rrezikon integrimin në BE

Eurodeputeti gjerman në PE: Rasti Balluku, provë se korrupsioni rrezikon integrimin në BE

13:49 26/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.