Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Çfarë duam më shumë? Pas sulmeve kibernetike Turqia i dhuron Shqipërisë servera për ruajtjen e të dhënave

21:26 20/12/2022
Reading Time: 3 min lexim

Ditën e sotme Shqipëria firmosi marrëveshjen për blerjen e dronëve ‘Bayraktar’ nga Turqia. Vendi ynë do të marrë fillimisht 3 dronë të armatosur TB2, ndërsa flota do të plotësohet vitin 2023.

Gjithashtu bëhet e ditur se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë turke Mehmet Aktaş, ka vizituar sot Policinë e Shtetit, duke dhuruar një donacion që përfshin servera dhe pajisje për integrimin e disa prej programeve për ruajtjen e të dhënave zyrtare, akt ky që vjen pas sulmeve kibernetike të ndërmarra ndaj vendit tonë.

Fillimisht, z. Aktaş është pritur në një takim nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Muhamet Rrumbullaku dhe më pas të dyja delegacionet zhvilluan një takim pune për forcimin e bashkëpunimit dhe ndërtimin e urave të reja në fushat me interes të përbashkët.

Ata vlerësuan marrëdhëniet midis dy policive në bashkëpunimet e kryera ndër vite.

Nga ana tjetër kujtojmë deklaratat e kryeministrit Rama i cili thotë se renditemi të 8 në Europë për shërbimet online, po pse turqit vazhdojnë dhe na ndihmojnë akoma?!

Dhe a i duhen vërtet Shqipërisë dronët? Hapësira ajrore mbrohet nga forcat ajrore italiane dhe greke. A do të përdoren dronët kundër peshqve në det? apo ariu në male?

Ndërkohë mos të harrojmë se Shqipëria vazhdon e bën blerje të panevojshme e pret ndihma nga jashtë…po çfarë do na dhurojë më tepër Turqia?

Njoftimi i Policisë:

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë turke Mehmet Aktaş, vizitë në Policinë e Shtetit.

Policia turke i dhuron Policisë shqiptare, një donacion që përfshin servera dhe pajisje për integrimin e disa prej programeve të Policisë së Shtetit dhe ruajtjen e të dhënave të tyre.

Gjatë ditës së sotme, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë turke Mehmet Aktaş, së bashku me delegacionin që e shoqëronte, ka zhvilluar një vizitë pune në Policinë e Shtetit.

Fillimisht, z. Aktaş është pritur në një takim “kokë më kokë” nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë shqiptare Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku dhe më pas të dyja delegacionet zhvilluan një takim pune për forcimin e bashkëpunimit dhe ndërtimin e urave të reja në fushat me interes të përbashkët.

Të dy drejtorët e përgjithshëm vlerësuan marrëdhëniet mes dy policive, shkëmbimin e informacioneve për grupe dhe persona me aktivitet kriminal në fushën e krimit të organizuar, si dhe zhvillimin e operacioneve të përbashkëta për kapjen e personave të shumëkërkuar.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit e njohu drejtorin e Policisë turke, me prioritetet, filozofinë dhe vendosmërinë që ai ka për reformat strukturore, ligjore dhe arsimore të Policisë së Shtetit, me qëllim vendosjen e një standardi të ri në raport me qytetarët dhe zgjidhjen e problemeve të adresuara prej tyre sipas kompetencave që ligji i jep punonjësve të Policisë; për një qasje të re në luftën ndaj krimit dhe për vendosmërinë për të bashkëpunuar ngushtësisht me partnerët, në përmbushjen e misionit të përbashkët.

Fjala e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit: “Dua të falenderoj Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë turke dhe ambasadorin e Turqisë, në Shqipëri, për ndihmën dhe kontributin e dhënë përmes donacioneve konkrete, në luftën ndaj sulmeve kibernetike, të cilat përgjatë muajit shtator, 2022, përfshinë sistemet teknologjike të Policisë së Shtetit shqiptar, si dhe për rritjen e sigurisë kibernetike në përgjithësi. Kjo ndihmë vjen në kuadër të bashkëpunimit intensiv me Policinë turke, bashkëpunim i cili e tejkalon nivelin protokollar dhe ka dimensionet e një miqësie të vërtetë dhe ndihme vëllazërore, në funksion të qëllimeve tona të përbashkëta. Ura e bashkëpunimit ndërmjet policive tona karakterizohet nga gatishmëria dhe reagimi në kohë ndaj çdo sfide të përbashkët. Ky fakt na inkurajon për të ardhmen, për ta thelluar më tej bashkëpunimin për çeshtje konkrete si lufta kundër krimit të organizuar, terrorizmit, si dhe për rritjen e kapaciteteve trajnuese të policive të të dy vendeve. Policia e Shtetit shqiptar ju garanton se është e angazhuar për të qenë për kolegët tanë të Policisë turke, partnere e besueshme, tepër transparente dhe shumë bashkëpunuese në luftën tonë të përbashkët, kundër krimit të organizuar, pastrimit të parave dhe terrorizmit.”

 

 

 

 

Të lidhura

Izraeli paralajmëron sulme “të mëdha” në Teheran
Bota

Izraeli paralajmëron sulme “të mëdha” në Teheran

Izraeli ka paralajmëruar një valë të re sulmesh masive në Teheran, ndërsa tensionet me Iranin kanë hyrë në ditën e...

20:00 17/06/2025
257 mijë mjete debitore rrezikojnë marrjen e shërbimeve nga DPSHTRR
Aktualitet

257 mijë mjete debitore rrezikojnë marrjen e shërbimeve nga DPSHTRR

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka rikujtuar se mjetet që kanë detyrime të papaguara për taksën vjetore...

19:51 17/06/2025
Para
Deklarata e fortë e gazetarit: Qindra mijëra euro për të shpallurin në kërkim për inceneratorin e Tiranës

Horoskopi sot, 21 dhjetor 2022

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Izraeli paralajmëron sulme “të mëdha” në Teheran

Izraeli paralajmëron sulme “të mëdha” në Teheran

20:00 17/06/2025
257 mijë mjete debitore rrezikojnë marrjen e shërbimeve nga DPSHTRR

257 mijë mjete debitore rrezikojnë marrjen e shërbimeve nga DPSHTRR

19:51 17/06/2025
“Dashuria e shekullit”/ Përplasja në sallën e gjyqit mes Hoxhës dhe Alibejt për Megi Kilën

“Investuam gjithçka te 530 kg kokainë”/ Alibej në GJKKO: Suel Çela donte largimin e Endritit

19:28 17/06/2025
Shifrat zyrtare të viktimave dhe të plagosurve sipas Izraelit, evakuohen mbi 2700 persona

Shifrat zyrtare të viktimave dhe të plagosurve sipas Izraelit, evakuohen mbi 2700 persona

19:16 17/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.