Duke qenë se rreziku nga prekja e COVID-19 është shumë i lartë, kryeministri Rama mori vendimin që të ndëpriste konferencat për shtp dhe të bënte njoftimet nëpërmjet videove live në Facebook.
Së fundmi, kryeministri po bën të tjera njoftime të rëndësishme, ku ka ripërsëritur mbylljen e fasonerive dhe call center për dy ditë në vijim.
Nga java e ardhshme do të fillojnë inspektimet për përmbushjen e standarteve dhe nëse këto biznese nuk u janë bindur urdhrave, Rama do të urdhërojë mbylljen përfundimtare të tyre.
‘Nesër edhe fasoneritë edhe call center do ta kenë të ndaluar të qarkulojnë punonjësit e tyre. Njëkohësisht nga fillimi i javës së ardhshme do të filloj inspektimi i standarteve të sigurisë. Nëse nuk i plotësojnë do të bien mbi shpatullat e pronarëve. Duhet ta harrojnë që mund të kërkojnë nga shteti para për shkak të mbylljes se nuk është mbyllje që vjen si rezultat i kërkesës së shtetit në kohë të zakonshme, por që mund të vijë si rezultat i moszbatimit të rregullave të këtij momenti dhe mos vënies në jetë të këshillave. Është papërgjegjshmëri që nuk mund të shpërblehet, por duhet të ndeshkohet’, tha Rama.
Për qendrat tregtare kryeministri zbuloi se do të mbyllen të gjitha aktivitetet veç atyre që ofrojnë shërbime farmaceutike dhe ushqimore.
”Atëhere nga nesër deri të dielën, në mesnatë nuk do të lejohet të qarkullojnë automjete të transportit urban, automjete nga Tirana në Durrës, dhe automjete private brenda për brenda Tiranës, Durrësit dhe 6 qarqeve.
Qarkullimi në këtë territore dhe këtu falenderoj disa nga kontributet tuaja që ndihmuan evidentimin do të jetë i hapur vetëm për ambulancat dhe automjetet për personelin shëndetësor, farmacitë, furnizimin me ushqime, medikamente, kateringu, postare, zjarrfikës, funeral pastaj natyrisht edhe për personelin e lidhur me sistemet e furnizimit me energji elektrike apo ujësjellës plus Policia private të ruajtjes së objekteve gjithashtu aeroportuale për linjat ajrore për të cilat për të gjitha këto kur bëhet fjalë për strukturat shtetërore.
Duhet të dërgohet e gjitha lista për personat që do të lejohen të qarkullojnë. Personi vetë merr një kopje të këtij emaili që i dërgohet dhe Policisë së Shtetit në faqen ku ai vetë figuron.”- sqaroi Rama.
Ndërsa sa i përket ecjeve në këmbë, kreu i qeverisë tha se nuk do ndalohet, por nuk është e këshillueshme në grup, teksa bëri thirrje që mos të dalë askush të festojë Ditën e Verës në grupe.
Masat e marra nga qeveria përfshijnë një periudhë kohore nga dita e premte deri të dielën, po me pas çfarë do ndodhë?
Kryeministri u përgjigj:
” Masat nuk ndalojnë ardhjen e virusit, por e ngadalësojnë. Nëse shkojmë të gjithë në stadium, atëhere stimolojmë shpërndarjen. Kur Lombardia kolapsoi se kishte shume më tepër pacientë që kishin nevojë për të marrë respirator. Këto masa do na ndihmojnë që në rritjen e numrit me gradualitet. Nëse numrat do të na rriten më shpejt se masat, do të jetë më keq. Kjo nuk është një shaka. Ata që thonë se kufijtë duhet të ishin mbyllur më parë e kanë gabim. Asnjë vend nuk i mbylli më para. Të shohim rezultatet se kush ka më pak dhe më shumë të drejtë këtu.”
Autoritetet shëndetësore bëjnë thirrje që personat të cilët mund të kenë qenë të ekspozuar ndaj individëve të dyshuar për COVID-19, duhet që të vetëkarantinohen dhe të monitorojnë shëndetin e tyre për 14 ditë, që nga dita e fundit me kontaktin e mundshëm.
Po ashtu, ata duhet të kërkojnë mbikëqyrje të menjëhershme mjekësore, nëse paraqesin ndonjë nga simptomat, veçanërisht temperaturë, simptoma respiratore si kollë dhe vështirësi në frymëmarrje apo diarre menjëherë të kontaktojnë 127.
Të gjithë qytetarët rekomandohet që të shmangin daljet në publik dhe të qëndrojnë në shtëpi duke respektuar rregullat e higjenës.