Çështja McGonigal ka bërë bashkë deputetët e opozitës këtë të enjte në seancën parlamentare. Deputeti i PD, Gazment Bardhi, akuzoi kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla se ka shkelur rregulloren në seancën e 1 jave më parë, duke i mohuar të drejtën e fjalës 54 deputetëve të opozitës.
Bardhi gjithashtu ra dakort me propozimin për të bërë një mocion me debat me kohë të palimituar në lidhje me çështjen e ish-zyrtarit të FBI, Charles McGoigal.
“Në procesverbalin mungon fjala e 54 deputetëve të opozitës. Ju në kundërshtim me rregulloren, vetëm nga frika që kryeministri të përballej me opozitën, i hoqët seancën e shkuar të drejtën e fjalës 54 deputetëve të opozitës.
Sipas rregullores në rast se në sallë shkaktohet kaos, drejtuesi pezullon seancën. Nëse kaosi vijon, ndërpritet seanca dhe zhvendoset rendi i ditës. Akti i vetëm që mund të bëni sot, është anulimi i atij procesi të turpshëm votimi, ku u miratuan ligje pa i njohur dhe u dhënë të drejtën kushtetuese deputetëve të opozitës”, tha Bardhi.
Deputeti demokrat shtoi se kryeministri Edi Rama nuk mund të fshihet pas Elisa Spiropalit, Agron Nezës apo McGonigal.
Kam kërkuar interpelancë me kryeministrin për takimet e tij private dhe jo me hijen e tij. Nuk e kam thirrur si të pandehur, por si kryeministër. Nuk mund të fshihet pas Elisë, Agron Nezës dhe McGonigal . Duhet të vijë të japë llogari se si me veprime kriminale ka korruptuar zyrtarë të lartë në FBI. Sipas rregullore interpelanca urgjente është pika e parë. pezullo seancë plenare. Ushtro autoritetin tënd. Mos u sill si kukull e Edi Ramaës, Silluni si kryetare e Parlamentit. Thirr Kryeministrin në seancë. Më lër të mbaroj. Si avokate ta marri Elisën, nuk ndërhyj. Por si kryeministër të vijë këtu dhe të japë llogari. Nuk pranoj të bëj interpelancë me hijen e kryeministrit. Se di që ajo të ketë qenë në këto takime, por ka qenë Kryeministri dhe Duçka dhe Neza. Nëse i ka folur Rama në vesh dhe Elisa të vijë të bëjë këtu si altoparlant, tha Bardhi.