Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Çështja e “McGonigal”, ja çfarë do të deklaronte Tabaku në Kuvend por nuk mundi

16:01 26/01/2023
Reading Time: 4 min lexim

Ditën e sotme, seanca plenare u mbyll para kohe, pas zhurmës dhe kaosit të shkaktuar, teksa deputetët e PD-së bllokuan foltoren pas refuzimit të mazhorancës për të miratuar kërkesën që në rend dite të përfshihej edhe çështje “McGonigal”.  Ndërkohë që deputetja e Partisë Demokratikë, Jorida Tabaku ka zgjedhur rrjetet sociale për të pasqyruar fjalimin, të cilin nuk pati mundësi ta lexonte në Kuvend.

Në një postim në Facebook, ajo tha se mazhoranca e drejtuar nga kryeministri Rama përdori miqësinë me SHBA për të komplomentuar kundër PD, referuar hetimeve për rublat ruse.

Postimi i plotë:

Fjala që do të mbaja sot në seancë plenare, e drejta e të cilës mu hoq me forcë!
Një vit më parë, kur presidenti Biden foli në Varshavë të Polonisë, deklaroi se agresioni Rus në Ukrainë është luftë midis demokracive dhe rendeve autoritare të burra-fortëve. Nuk qe një deklaratë rastësore dhe as e pamenduar. Pak muaj më herët ai kishte deklaruar se Lufta kundër Korrupsionit është një prioritet kombëtar i SHBA dhe madje ndërkombëtar.
Sot, shqiptarët janë përballë disa provave dhe fakteve që kanë origjinën e tyre nga një hetim dhe dy akuza që i janë kryer një ish zyrtari të lartë të FBI. Akuza e parë është drejtuar ndaj ish zyrtarit të FBI sepse ai ka kryer biznes të padeklaruar, pra është korruptuar, nga oligarku Rus Oleg Deripaska ndërsa akuza e dytë është ajo e ngritur se McGonigal ka marrë 225 mijë dollarë amerikanë për çështje të lidhura me Shqipërinë qoftë këto politike, përfshirë dhe një hetim kundër Partisë Demokratike.
E gjitha kjo histori bëhet publike ndërsa vendet perëndimore janë bashkuar në një front të përbashkët për të çuar deri në fund luftën kundër autokracisë ruse.
Nuk është rastësore aspak që këto dy aktpadi të drejtuar ish agjentit të FBI të jenë të ndërlidhura me njëra tjetrën sado dhe sido që kryeministri përpiqet t’i ikë gjithë kësaj historie.
Unë nuk bëj dot prokuroren, por sot si qytetare, si deputete dhe si anëtare e Partisë Demokratike kam nevojë për transparencë. Në të vërtetë janë shqiptarët që kanë nevojë për transparencë dhe siç dihet ai që s’ka faj nuk ka frikë të jetë transparent.
Sot çdo shqiptar ngre pyetjet:
– Kush janë personat të cilët kanë qënë në këto takime?

Çfarë është diskutuar në këto takime?
– Si e takoi KM Rama zyrtarin e FBI, si një person privat që kishte ardhur jashtë funksioni apo si një person i dërguar nga FBI?
– Nëse e ka takuar si person privat përse ka diskutuar me të çështje që lidhen me koncesionet? Nën cilin tagër të agjentit të arrestuar se ka bashkëpunuar me oligarkët rus e ka takuar KM?
– A ka qenë pjesë e bisedave edhe njollosja dhe përfshirja e PD në një konspiracion të paqenë me rubla ruse?
Sot, shqiptarët kanë nevojë të dinë kush, si dhe çfarë ka ndodhur?
Sot, deputetët e Partisë Demokratike, demokratët por dhe shqiptarët kanë nevojë të dinë për hetimin dhe padinë e ngritur ndaj Partisë Demokratike për lidhjet e lobimit?
Sot, besoj gjithë bota ka nevojë të dëgjojë: a është akuzuar Partia Demokratike padrejtësisht?
Ne të gjithë e lexojmë qartë që kjo ka ndodhur, të gjithë e lexojmë qartë që oligarku rus ka marrë favore, ka marrë status si investitor stratgjik. Pse nuk e mori këtë status një investitor strategjik amerikan por duhet të gjenim një agjent të Deripaskës që flitej anglisht për t’ia dhënë oligarkut rus? Pse nuk e mori këtë status një investitor i huaj? Por emori një investitor i sanksionuar nga SHBA? A ka marrë favore në energji, gaz burimet hidro? Në këmbim të kujt janë marrë këto favore?
Një qeveri hipokrite që fshihet pas miqësisë me SHBA për të komplotuar kundër Partisë Demokratike që është në fakt një krijesë e SHBA. Një kryeministër që pas kuintave të marrëdhënieve shumë të mira Shqipëri-SHBA i ofron oligarkëve rus pasurinë tonë kombëtare dhe miliona euro taksa shqiptarësh.
Ua ofron Shqipërinë si tokën e tyre pasi në thelb një qeveri oligarkësh mund të mbështetet vetë tek aleatët që vijnë prej oligarkisë. E ku ka aleatë më të mirë se sa oligarkët e Putin?! Ku ka manual më të mirë për të sulmuar opozitën se sa manuali i Putin kundër opozitës?
Së fundi, por jo nga rëndësia!
Kam qenë dhe jam shumë e kujdesshme në raport me çfarë flas! Por sot, mbasi e bardha mbi të zezë diskutohet në opinionin publik, një dëshmi pjesë e një gjygji në SHBA, sot minimumi duhet transaprencë! Por që jam e qartë që kjo nuk do të ofrohet nga kjo qeveri!
E për të gjithë kolegët e mi të partisë demokratike të cilët krijuan filma me rusë, e hodhën baltë ruse ndaj Partisë Demokratike që është pasuria e demokratëve. Sot, minimumi i kërkoj të heshtin e të kërkojnë ndjesë për atë akuzë që i kanë bërë padrejtësisht Partisë Demokratike.
Nëse ne nuk kemi respekt për atë që përfaqësojmë, pra PD, mos prisni ta kenë të tjerët.

Të lidhura

Pesë vite në luftë me kancerin, ndahet nga jeta djali 15-vjeçar i ish-portierit të Romës
Kryesore

Pesë vite në luftë me kancerin, ndahet nga jeta djali 15-vjeçar i ish-portierit të Romës

Bota e futbollit është tronditur nga një lajm i rëndë. Enzo, djali 15-vjeçar i ish-portierit të Romës dhe Lecce-s, Julio...

22:50 27/07/2025
Vetëm 1800 euro metri katror për vëllain e Veliajt/ Arbi porositi apartament 800 mijë euro në Bllok, pagesa me 3 këste
Aktualitet

Vetëm 1800 euro metri katror për vëllain e Veliajt/ Arbi porositi apartament 800 mijë euro në Bllok, pagesa me 3 këste

Nga hetimet e SPAK ndaj Erion Veliajt dhe bashkëpunëtorëve të tij janë zbuluar të tjera skema përfitimesh për familjarët e...

18:37 27/07/2025
Para
Bënin “kërdinë” me baste portive përmes telefonit, e pësojnë keq 5 persona në Tiranë

Bënin "kërdinë" me baste portive përmes telefonit, e pësojnë keq 5 persona në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Pesë vite në luftë me kancerin, ndahet nga jeta djali 15-vjeçar i ish-portierit të Romës

Pesë vite në luftë me kancerin, ndahet nga jeta djali 15-vjeçar i ish-portierit të Romës

22:50 27/07/2025
Vetëm 1800 euro metri katror për vëllain e Veliajt/ Arbi porositi apartament 800 mijë euro në Bllok, pagesa me 3 këste

Vetëm 1800 euro metri katror për vëllain e Veliajt/ Arbi porositi apartament 800 mijë euro në Bllok, pagesa me 3 këste

18:37 27/07/2025
Humb jetën në det turistja çeke në plazhin e Qerretit

Humb jetën në det turistja çeke në plazhin e Qerretit

18:09 27/07/2025
Ngacmonte seksualisht vajzën e tij 14-vjeçare, në pranga 55-vjeçari në Lezhë

Ngacmonte seksualisht vajzën e tij 14-vjeçare, në pranga 55-vjeçari në Lezhë

14:55 27/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.