Ka reaguar presidenti Ilir Meta pas vendimit të kryeministrit Edi Rama për delegimin e kompetencave Gent Cakajt në krye të ministrisë së Jashtme.
Meta tha nga Kamza se si President i Republikës respekton Kushtetutën dhe e ka të qartë se cilit institucion mund t’i delegojë autoritetin kushtetues për të lidhur marrëveshjet.
“Presidenti nuk ndërhyn dhe nuk komenton për aktet e organizimit të brendshëm të ekzekutivit apo të ministrive.
Unë si President i Republikës respektoj Kushtetutën dhe i kam shumë të qarta kompetencat e mia se cilit institucion mund t’i delegoj autoritetin kushtetues për të lidhur marrëveshjet ndërkombëtare në emër të Republikës së Shqipërisë”- deklaroi Kreu i Shtetit.