Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Bushati replikë me Veliajn: Përgjigjja ime për shitësin e fiqve dhe lejedhënësin e kullave

21:25 12/10/2022
Reading Time: 4 min lexim

Dje postova një status dy radhësh në Facebook pasi pashë një fenomen të përsëritur shpesh deri në neveri. Televizionet që si me komandë ndërpresin programet e tyre sa herë që Erion Veliaj bën edhe levizjen më të parëndësishme, që duhet të jetë puna e rëndomtë e administratorit të një qyteti.

I bindur se kjo nuk është as gazetari, as kujdes për të informuar publikun dhe duke ditur se pikërisht për fenomene si ky “Reporterët pa kufij” e kanë zbritur me 20 vende Shqipërinë në klasifikimin e lirisë së mediave, pasi vënë re se politikat editoriale ndikohen nga ata që japin punë publike dhe leje ndërtimi, shkruajta për këtë.

 

Sot pashë me çudi një batare sulmesh e fyeriesh nga Erion Veliaj, që si gjithmonë ua kishte nisur me tekst të gatshëm mediave që komandon.

Për të justifikuar uzurpimin që i ka bërë ekraneve me ato 7 minuta bredhje nëpër koridoret e konvikteve të rikonstruktuara të mjeksisë, që në çdo vend të demokratik nuk do të zinin asnjë sekondë kronikë, ai sot ka thënë gjera që as i përmendi dje…Pra se studentëve do tu jepen abonetë falas dhe se bashkia do tu paguajë gjysmën e tarifës. Po s’ka problem ndoshta këto i kishte ruajtur për të uzurpuar kohë tjetër televizive sot.

Megjithëatë, vemendjen nuk ma tërhoqi manipulimi meskin i zakonshëm, por pjesa ku ishte marrë personalisht me mua…

“Është mërzitur Andi [Bushati] sepse Andi nuk e njeh tollonin, nuk ka shitur as fiq, por Andi nuk ka bërë as miq. Andi dhe gjithë Andët e tjerë, që janë analistë sot, nuk e dinë se çfarë do të thotë të rrish tek radha e qumështit, se kur të mban Enveri në prehër s’e kupton këtë. Andi nuk e di se çdo të thotë tollon, nuk e di se çdo të thotë buka me riskë, nuk di se çfarë do të thotë mishi me gramaturë.

Andit nuk duhet t’i pritet biseda sepse ai po flet për çështje globale, ndërkohë që ne na interesojnë çunat e Pukës, Fushë Arrëzit, Shkodrës, Malësisë së Madhe, Tropojës, Maqellarës, Peshkopisë, Pukës, Kukësit, Këlcyrës, Përmetit. Kjo është diferenca e madhe.

Nëse janë kaq të mirë [analistët] dhe dinë të bëjnë ndonjë punë, ja ku janë zgjedhjet! Të vijë Andi [Bushati], qoftë në prehrin e Enverit, qoftë në prehrin e Saliut, të kandidojë nëse dinë të bëjnë ndonjë punë. Sa herë që shikoni një nga këta Andët nga prehri i Enverit, që flet për qeverinë, që i bën kritika Edi Ramës, që nuk do konviktet, nuk do abonetë falas, nuk do 50% të pagesës së kostos së konviktit, që nuk do të shohë shkollat e reja, pyetja që duhet t’i bëjë secili vetes është: “Çfarë ka bërë ky për vendin?” Se është shumë kollaj të thuash vendi nuk ka mjaftueshëm pemë, edhe pse kemi mbjellë 900.000 mijë, por pyetja është: Kur e ka mbjellë ky pemën e vet të fundit? Kur e shërbeu pjatën e fundit të supës në një qendër sociale?”…

Besoj se ky përrua psikik e do një përgjigje, jo për logjikën e çartur të atij që e ka hartuar, por sepse autorin e tij rrezikojme ta kemi me shumë gjasë edhe për katër vite në drejtimin e kryeqytetit…

Ç’ka bërë ai për vendin, ç’farë quan ai punë që të transmetojë kronika sikur po shpërndan supë për të varfrit, në të njëjtën ditë që gjendet përtej Atlantikut?

Ç’ka bërë ai për vendin, ç’farë quan ai punë, të retushojë foto ku shfaqet duke mbjellë pemë duke fshirë në sfond kullat e larta?

Ç’ka bërë ai për vendin, ç’farë quan ai punë, që të gënjeje zgjedhësit me slloganin “zero ndërtime” dhe ta shndërrojë Tiranën në parajsën e lejeve, 60% të të cilave ndërtohen me para të pista?

Ç’ka bërë ai për vendin, ç’farë quan ai punë që të fshijë me prokurorët e partisë gjurmët e gjakut të Ardit Gjoklajt?

Ç’ka bërë ai për vendin, ç’farë quan ai punë, që të firmosë dokumente si ky poshtë që i hapën rrugë inceneratorit të Tiranës, dhe që në ç’do vend normal do ta kishin shpënë në dyert e burgut?

Lista e këtyre “punëve” për vendin mund të qe e pafundme por edhe këto janë mjaft për ta karakterizuar “zdromsin” që vazhdon të përsërisë fabulën e fiqve dhe dasmës së bërë me kursimet e mamasë.

E sa për atë, se në prehërin e kujt ulemi, duke e zhveshur këtë shprehje nga çdo konotacion seksual, për të cilat refuzoj ti paragjykoj njerzit, mua s’besoj se me ka ndodhur, as ne prehërin e Enverit, as në atë të Saliut të më çojë si legen diktatori i ri, për të kapur lopën e fshatarit apo për të lyer murin e shkallës të bërë pis…

E megjithëatë, përtej këtyre replikave me batuta hidh e prit, problemi i madh mbetet po i njëjti: overdoza e sponsorizuar dhe antidemokratike e Erion Veliajt në ekranet tona. Kontrollin që ka bashkia e tij mbi mediat ku shpërndan shkrime me të njëjtin tekst, të njëjtën foto dhe të njëjtin titull. Lavazhi i trurit që mëtohet ti bëhet qytetarëve duke përdorur pushtetin e lejeve të ndërtimit dhe parave të pista që i lartësojnë ato.

Kjo është pika për të cilën ia vlen të debatohet, ky është në radhë të parë debati real që rëndon mbi ndërgjegjjen e njollosur të shumë prej mediave tona. Dhe ai nuk mund të fshihet duke krijuar konfikte shterpë me fiq, tollona, radhë qumshti, Enver, Sali, apo Edi qoftë.

Të lidhura

Trupi i pajetë i Isa Rexhepajt ende në morg, Familjarët kërkojnë dorëzimin për kryerjen e ceremonisë mortore
Aktualitet

Trupi i pajetë i Isa Rexhepajt ende në morg, Familjarët kërkojnë dorëzimin për kryerjen e ceremonisë mortore

Familjarët e Isa Rexhepajt, 65-vjeçarit që u gjet i vdekur pesë ditë pas humbjes së kontakteve me të afërmit, kërkojnë...

19:29 18/07/2025
Gaza, 30 të vdekur që nga agimi, sulmet me dronë
Bota

Gaza, 30 të vdekur që nga agimi, sulmet me dronë

Të paktën 30 palestinezë humbën jetën që nga agimi në të gjithë Rripin e Gazës si pasojë e bombardimeve izraelite,...

19:01 18/07/2025
Para

Horoskopi sot, 13 tetor 2022

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Trupi i pajetë i Isa Rexhepajt ende në morg, Familjarët kërkojnë dorëzimin për kryerjen e ceremonisë mortore

Trupi i pajetë i Isa Rexhepajt ende në morg, Familjarët kërkojnë dorëzimin për kryerjen e ceremonisë mortore

19:29 18/07/2025
Gaza, 30 të vdekur që nga agimi, sulmet me dronë

Gaza, 30 të vdekur që nga agimi, sulmet me dronë

19:01 18/07/2025
Zbardhet arsyetimi i Kushtetueses, tre gjykata i cënuan lirinë ish-gjyqtares

Zbardhet arsyetimi i Kushtetueses, tre gjykata i cënuan lirinë ish-gjyqtares

18:47 18/07/2025
Prej qershorit, shqiptarët kanë konsumuar salmon të infektuar me bakterin vdekjeprurës/ AKU hesht si çdo herë

Prej qershorit, shqiptarët kanë konsumuar salmon të infektuar me bakterin vdekjeprurës/ AKU hesht si çdo herë

18:23 18/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.