Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Burri i mori jetën 35-vjeçares shtatzënë, Koalicioni pro Familjes

17:21 01/12/2022
Reading Time: 3 min lexim

“Koalicioni Shqiptar Pro Familjes dhe Jetës” ka reaguar për vrasjen e 35-vjeçares shtatzënë në Kosovë nga bashkëshorti i saj. Me anë të një postimi në Facebook, Koalicioni ndan dhimbjen dhe shqetësimin e thellë për dy viktimat e fundit të krimit në familje në Kosovë duke rikujtuar edhe rastin e Sadije Godenit, mësuese e shkollës “Dardania” në Prishtinë, e cila u vra nga bashkëshorti.

Koalicioni i kërkon punonjësve të policisë në Shqipëri dhe Kosovë që të jenë më të vëmendshëm në kërkesat për urdhër mbrojtje në familje, për të bërë të mundur parandalimin e dhunës ndaj grave dhe krimit në familje.

Deklarata e plotë:

“Koalicioni Shqiptar Pro Familjes dhe Jetës” ndien  dhimbje dhe shqetësim të thellë për krimin në familje në Kosovë, ku brenda një jave janë vranë dy gra nga bashkëshortët e tyre.  Ngjarja e një ditë më parë e ndodhur në oborrin e QKUK-së, para Spitalit të Gjinekologjisë në Prishtinë, ku dyshohet se burri ka qëlluar për vdekje me armë bashkëshorten e tij 35-vjeçare, e cila ishte shtatzënë, dhe ajo e ndodhur 6 ditë më parë në Prishtinë, ku burri vrau bashkëshorten, Sadije Godenin, mësuese e shkollës “Dardania” në Prishtinë, ku punonte prej 28 vitesh si mësuese e gjeografisë, tregojnë edhe një herë se krimi në familje ka marrë përmasa të mëdha. 

“Koalicioni Shqiptar Pro Familjes dhe Jetës” i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes së 35-vjeçares, së cilës iu pre ëndrra në mes për t’u bërë nënë, dhe familjes së mësueses së gjeografisë, që do t’u mungojë jo vetëm familjes, por edhe nxënësve. “Koalicioni Shqiptar Pro Familjes dhe Jetës” dënon me forcë dhunën dhe krimin brenda familjes dhe u kërkon autoriteteve policore të shtetit të Kosovës që të marrin masa të menjëhershme për parandalimin e këtyre lloj ngjarjeve që tronditën shoqërinë, jo vetëm në Kosovë, por edhe jashtë saj. Nga ana tjetër Koalicioni shpreh shqetësimin edhe për funksionimin e Policisë së Prishtinës, e cila sipas të dhënave që janë publikuar në media, ka qenë në dijeni të grindjeve të 35-vjeçares me bashkëshortin e saj, e cila ka kërkuar edhe urdhër mbrojtje. Për këtë arsye “Koalicioni Shqiptar Pro Familjes dhe Jetës” i kërkon punonjësve të policisë në Shqipëri dhe Kosovë që të jenë më të vëmendshëm në kërkesat për urdhër mbrojtje në familje, për të bërë të mundur parandalimin e dhunës ndaj grave dhe krimit në familje.

E ndërsa jemi në ‘16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore’, Fushatës Globale për të rritur ndërgjegjësimin në mbarë botën për parandalimin dhe eliminimin e dhunës ndaj grave e vajzave, “Koalicioni Shqiptar Pro Familjes dhe Jetës” i bën një apel të gjithë shoqërisë, që secili të kujdeset për familjen e tij. Ruani familjen tuaj si një nga gjërat më të shtrenjta, t’i bashkëshort duaje bashkëshorten dhe nënën e fëmijëve të tu,  ti bir, apo bijë respektoje nënën dhe babain tënd. Duajeni familjen. Familja duhet të jetë për të gjithë një strehë, mbrojtje dhe dashuri. Vlerësojeni shenjtërinë e jetës dhe mos e trajtoni me lehtësi. Ndërsa besojmë se si shoqëri kemi shumë për të bërë, lutemi që ngjarje të tilla të mos përsëritën më në familjet shqiptare.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 18:00 në Prishtinë. Sokol Halili qëlloi për vdekje me armë zjarri  ish- bashkëshorten e tij shtatzënë Hamide Magashi para Maternitetit në Prishtinë. 35-vjeçarja ishte në javët e fundit të shtatzënisë. Ajo ishte paraqitur për kontroll pranë Maternitetit, por në oborr është konfliktuar me Halilin. Ish-Bashkëshorti i saj e ka qëlluar atë disa here me armë, por dy plumba kanë qenë ata që i kanë marrë jetën asaj dhe fëmijës së kishte në bark. Halili dhe Magashi kishin më pak se një vit të martuar bashkë dhe po prisnin fëmijën e tyre të parë. Por martesa e tyre kishte probleme dhe Magashi kishte kërkuar divorcin.

Të lidhura

Vrasja e Liridona Ademajt/ Instituti i Psikiatrisë kërkon kohë shtesë për ekzaminimin e Naim Murseli
Aktualitet

Vrasja e Liridona Ademajt/ Instituti i Psikiatrisë kërkon kohë shtesë për ekzaminimin e Naim Murseli

Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt në Prishtinë është shtyrë, pasi Instituti i Psikiatrisë Forenzike ka kërkuar kohë shtesë për...

19:02 01/07/2025
Merr flakë fusha e mbetjeve në inceneratorin e Elbasanit
Aktualitet

Merr flakë fusha e mbetjeve në inceneratorin e Elbasanit

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të martë në zonën e njohur si “Rruga e Teqes Mengel”, në Elbasan....

18:20 01/07/2025
Para
Zbardhet rezoluta e miratuar nga Parlamenti Europian!

Zbardhet rezoluta e miratuar nga Parlamenti Europian!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Vrasja e Liridona Ademajt/ Instituti i Psikiatrisë kërkon kohë shtesë për ekzaminimin e Naim Murseli

Vrasja e Liridona Ademajt/ Instituti i Psikiatrisë kërkon kohë shtesë për ekzaminimin e Naim Murseli

19:02 01/07/2025
Merr flakë fusha e mbetjeve në inceneratorin e Elbasanit

Merr flakë fusha e mbetjeve në inceneratorin e Elbasanit

18:20 01/07/2025
Kultivuan mijëra bimë kanabis në Malësinë e Madhe, SPAK dërgon për gjykim 23 persona

Trafik droge dhe grup i strukturuar kriminal, SPAK dërgon për gjykim 2 persona

17:53 01/07/2025
Aksident në aksin Lezhë–Shëngjin, një i plagosur

Aksident në aksin Lezhë–Shëngjin, një i plagosur

17:32 01/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.