Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Bum denoncimesh për Rrugorët, vetëm 20 % e telefonatave ndiqen nga SHÇBA

18:10 23/11/2020
Reading Time: 3 min lexim

Policia Rrugore ka numrin më të madh të veprimeve korruptive të denoncuara nga qytetarët në Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) ose 39.6% të rasteve të hetuara, sipas raportit vjetor 2019-2020.

Ndërkaq, 28.3% të dosjeve u përkasin strukturave të rendit, 15.3% janë të hetimit të krimit, 12%, niveleve menaxheriale (shef komisariati, shef stacioni policor, shef sektori/seksioni), 3.8% të kufirit,  1% të Forcës Operacionale/Posaçme.

Telefonatat

Ajo që vihet re menjëherë nga raporti është se telefonatat e njerëzve janë klasifikuar shumicën e tyre (80%) si “jashtë objektit të punës së SHÇBA”. Gjatë vitit 2019 nga Sektori i Ankesave janë marrë 6342 telefonata nëpërmjet Linjës së Gjelbër 08009090, konkretisht: Vetëm 1549 telefonata janë vlerësuar brenda objektit të punës së SHÇBA-së dhe është kontaktuar menjëherë telefonuesi duke i dhënë zgjidhje problemit të ngritur.

1288 telefonata kanë qenë jashtë fushës së veprimtarisë së SHÇBA-së dhe shtetasve u është dhënë informacioni i kërkuar dhe janë adresuar në zyra të tjera. Ndërkaq, janë 3505 telefonata të quajtura “me objekt informacion në lidhje me veprimtarinë e SHÇBA-së”, të cilat nuk trajtohen si denoncime.

Një numër kaq i madh denoncimesh që shpallen jashtë objektit janë një hapësirë abuzimi, sepse vlerësimi është subjektiv dhe vendoset nga operatorët pranë telefonit.

Sa ankesa u administruan?

Si përfundim, në nivel qendror dhe vendor janë administruar 1731 ankesa nga të cilat 78.1% e ankesave kanë shkuar drejtpërdrejt nga qytetarët dhe 21.9% në mënyrë indirekte. 25.3% e ankesave të qytetarëve erdhën përmes telefonatave në linjën e gjelbër; 13.4% e ankesave nëpërmjet paraqitjes së qytetarëve pranë Zyrës së Ankesave, 15.6% e ankesave nëpërmjet adresës së e-mailit, 10.1% e ankesave nëpërmjet postës; 13.6 e ankesave të marra nga strukturave Rajonale të SHÇBA-së.

Ankesa të ardhura pranë Shërbimit, nëpërmjet palëve të tjera: 15.1% ankesa nëpërmjet aplikacionit “Komisariati Digital”, 1.9% ankesa janë administruar nëpërmjet publikimeve në media.

Pasi janë seleksionuar, 77% e ankesave janë konsideruar të pabazuara ose nuk është arritur të provohen dhe vetëm 23% e denoncimeve janë ndjekur dhe provuar nga SHÇBA.

Bie numri i kallëzimeve penale për policët

Nga trajtimi i ankesave në tërësi gjatë periudhës analizuese, ka rezultuar se; Në 1 rast, për 3 punonjës policie janë gjetur shkelje ku janë konstatuar elementë të veprës penale, duke bërë referimin e materialeve pranë organit të Prokurorisë.

Në 118 raste, për 215 punonjës policie janë gjetur shkelje të karakterit administrativ, duke sugjeruar fillimin e hetimit disiplinor nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit.

Sipas raportit, gjatë këtij vitit janë referuar pranë Prokurorisë 250 raste për 474 subjekte të Shërbimit.

Hetimet kanë rënë gjatë vitit 2020 ku deri tani janë regjistruar vetëm 177 kallëzime penale nga SHÇBA për policë dhe civilë.

Trendi i shkeljeve

Trendi i shkeljeve të denoncuara nga publiku, janë kryesisht për mosveprim të strukturave të policisë, shkeljes së procedurave standarde të punës, sjelljet jo etike, apo vendosja jo e drejtë e gjobave për drejtuesit e mjeteve, që reflektohet në numrin më të lartë të punonjësve për të cilët është sugjeruar fillimi i hetimit disiplinor. Të ndara sipas strukturave policore për të cilat janë bërë ankesat, gjendja paraqitet si vijon: Veprime arbitrare 19%, Gjobe e padrejtë 9%, Shkelje e normave te etikes 6%, Shpërdorim detyre 19%, Shkelje e Procedurave Standarde 22%, Mosveprim 24%, Shkelje te tjera 1%

Shkeljet e procedurave u rritën nga 246 në 273 raste, krahasuar me një vit më parë, shpërdorimi i detyrës, nga 237 në 240 raste, ndërsa veprimet arbitrare u rritën nga 2020 në 240 raste.

Janë referuar materialet procedurale në Prokurori për 9 (raste) në ngarkim të 35 personave nga të cilët: 20 punonjës policie; 14 shtetas dhe 1 nëpunës publik.

Fenomeni i shpërdorimit të detyrës është fenomeni më tipik dhe më i përhapur, që zë rreth 57 % të totalit të veprimtarisë së kundërligjshme. Format më kryesore që ai shfaqet janë: Shpërdorim detyre i lidhur me korrupsionin pasiv ose aktiv; Shpërdorim detyre, me veprim apo mosveprim në favorizimin e kultivimit të bimëve

narkotike apo trafikimit të saj; Shpërdorim detyre, me veprim apo mosveprim në favorizimin e ndërtimeve pa leje.

Korrupsioni

Edhe ky fenomen është tepër i gjerë dhe i shtrirë në zinxhirin komandues. Në totalin e tij ai zë 19 %. Kjo formë e veprimtarisë së kundërligjshme është evidentuar më gjerësisht në strukturat e policisë së qarkullimit rrugor, të kufirit por edhe në ato të rendit dhe të hetimit të krimit.

/GazetaReforma.com/

 

Etiketa: hetimipoliciaSHCBA

Të lidhura

Numërohen mbi 60% e kutive në të gjithë vendin
Aktualitet

Numërohen mbi 60% e kutive në të gjithë vendin

Derisa janë numëruar 3330 nga 5225 qendra votimi në rang kombëtar, Partia Socialiste kryeson me 453,859 vota, që përbëjnë 52.56%...

19:59 12/05/2025
Numërimi i votave në Qarkun e Fierit, rezultatet deri tani
Aktualitet

Numërimi i votave në Qarkun e Fierit, rezultatet deri tani

Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit vijon në Qarkun e Fierit, ku deri më tani...

19:39 12/05/2025
Para

Në kulmin e pandemisë Anglia merr vendimin e çuditshëm për stadiumet. Ja çfarë do të bëjë shteti që shpiku futbollin...  

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Numërohen mbi 60% e kutive në të gjithë vendin

Numërohen mbi 60% e kutive në të gjithë vendin

19:59 12/05/2025
Numërimi i votave në Qarkun e Fierit, rezultatet deri tani

Numërimi i votave në Qarkun e Fierit, rezultatet deri tani

19:39 12/05/2025
Zgjedhjet e 11 majit/ Ja fletët e votimit sipas qarqeve

Numërohen gjysma e kutive në Qarkun e Tiranës

19:28 12/05/2025
Numri i diplomave në rënie, më i prekuri arsimi 9-vjeçar

Numri i diplomave në rënie, më i prekuri arsimi 9-vjeçar

19:04 12/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.