Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Bujar Nishani u nda nga jeta, ish-presidenti Meidani mesazh prekës: Më bënte përshtypje…

09:00 30/05/2022
Reading Time: 2 min lexim

Para dy ditësh ish-presidenti Bujar Nishani u nda nga jeta në moshën 56-vjeçare.   Ish-Presidenti Nishani ishte në gjendje kritike për jetën prej disa javësh dhe mbahej në jetë me aparatura. Ish-presidenti Nishani vuante nga pneumonia bilaterale, ndërsa pas prekjes nga Covid-19, shëndeti i tij u përkeqësua ndjeshëm.

Ndërkohë ish-Presidenti i Shqipërisë, Rexhep Meidani ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Bujar Nishanit. Meidani shprehet  se Nishani ishte Presidenti më i ri në moshë gjatë periudhës së pluralizmit politik. Ndër cilësitë e ish-Presidentit, Meidani veçon maturinë, thjeshtësinë dhe qetësinë.

Postimi i plotë:

 

Me keqardhje mësova se, më datë 28 maj 2022, u nda nga jeta Presidenti Bujar Nishani. Në bashkësinë e ish kryetarëve të shtetit shqiptar të periudhës së pluralizmit politik, ai, deri tani, ka qenë dhe kolegu ynë në moshën më të re. Ndoshta, e kam kontaktuar zotin Nishani dhe shumë kohë më parë, por në memorien time janë të regjistruara mjaft takime, qëndrime e biseda të përbashkëta, brenda dhe jashtë shtetit, vetëm disa vite para përfundimit të mandatit të tij si President i Republikës. Që në fillim, më ka bërë përshtypje maturia dhe thjeshtësia e tij dhe, mbi të gjitha, qetësia, angazhimi dhe përkushtimi serioz, brenda një brishtësie të përkohshme. Mirëkuptimi dhe respekti i ndërsjellë për të u bë akoma më i qartë në mjaft veprimtari ndërkombëtare e rajonale, në të cilat unë dhe zoti Nishani, si ish kryetarë shteti, kemi përfaqësuar këndvështrimin politik shqiptar dhe vetë Shqipërinë.

Në të gjitha rastet që kemi qenë bashkë, më gëzonte fakti që ai e konsideronte me ndershmëri politike, përgjegjësi qytetare e thjeshtësi njerëzore, si pjesëmarrjen, ashtu dhe vetë përgatitjen e kujdesshme apo referimin me dinjitet në veprimtari të tilla…
Lexova dhimbjen dhe pikëllimin në të gjitha reagimet e miqve besnikë dhe e shokëve të dashur të tij, por, në veçanti, një ndjenjë pozitive më krijuan dhe mjaft mesazhe nga të dy krahët e politikës shqiptare mbi humbjen e parakohshme të jetës së këtij personaliteti politik të tranzicionit shqiptar. Pavarësisht brendësisë së sinqeritetit të reagimit, e tillë duhet të jetë, në të vërtetë, jo vetëm gjuha politike, por dhe mesazhi publik e kodi etik në çdo rast tjetër, sepse rrezatimi i tyre në shoqëri veçse e bëjnë atë më njerëzore, më të shëndetshme dhe më të përkushtuar. Për këtë shoqëri të civilizuar, për një politikë të drejtë dhe një shtet human e demokratik, ai jetoi dhe punoi deri në ditët e fundit të jetës së tij. I paharruar qoftë kujtimi i tij!

Ngushëllime të sinqerta për familjen dhe të afërmit, miqtë dhe kolegët e tij të ngushtë!
Presidenti i Shqipërisë (1997-2002)

Të tjera

Barometri 2025: Gjysma e bizneseve raportojnë ryshfet në administratë
Aktualitet

Barometri 2025: Gjysma e bizneseve raportojnë ryshfet në administratë

Pagesat e parregullta që bizneset kryejnë ndaj administratës publike janë rritur ndjeshëm gjatë vitit 2025, sipas të dhënave të Barometrit...

13:30 15/12/2025
“Standardet e BE”, Shqipëria ngec në vendnumëro në zbatimin e rregullave të Komunitetit të Energjisë
Aktualitet

“Standardet e BE”, Shqipëria ngec në vendnumëro në zbatimin e rregullave të Komunitetit të Energjisë

Shqipëria nuk ka bërë ndonjë përparim të dukshëm në raportin e zbatimit të reformave që publikohet çdo vit nga Sekretariati...

13:26 15/12/2025
Para

Lufta në Ukrainë! Shitet trofeu i Eurovisionit, sa para mblodhi grupi fitues

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Barometri 2025: Gjysma e bizneseve raportojnë ryshfet në administratë

Barometri 2025: Gjysma e bizneseve raportojnë ryshfet në administratë

13:30 15/12/2025
“Standardet e BE”, Shqipëria ngec në vendnumëro në zbatimin e rregullave të Komunitetit të Energjisë

“Standardet e BE”, Shqipëria ngec në vendnumëro në zbatimin e rregullave të Komunitetit të Energjisë

13:26 15/12/2025
Berisha: Vendimi për Ballukun i dha zemër Ramës, mbyllet çdo mundësi për hetimin e ministrave

Berisha: Vendimi për Ballukun i dha zemër Ramës, mbyllet çdo mundësi për hetimin e ministrave

13:16 15/12/2025
Si u krijua “Klea Rama”: rrëfimi i Ermes Hoxhallit dhe dështimi i institucioneve

Si u krijua “Klea Rama”: rrëfimi i Ermes Hoxhallit dhe dështimi i institucioneve

12:20 15/12/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.