Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Brukseli rrëzon propagandën e qeverisë: Asnjë garanci për rikthimin e IPARD III

19:16 16/03/2026
Reading Time: 3 min lexim

Esmeralda Topi – faktoje.al/

Më 9 mars, ministri i Bujqësisë Andis Salla zhvilloi një vizitë zyrtare në Bruksel, ku u takua me drejtues të institucioneve evropiane për të diskutuar mbi fondet për bujqësinë shqiptare.

Në një reagim në rrjetet sociale, ministri njoftoi takimin me Drejtoreshën e Përgjithshme të Drejtorisë së Bujqësisë në Komisionin Evropian, Elisabet Werner.

“Një takim i frytshëm… ku diskutuam mbi progresin e Shqipërisë në përthithjen e fondeve europiane për bujqësinë dhe zhvillimin rural, si dhe mbi hapat e mëtejshëm për zbatimin efektiv të programit IPARD III,” shkruante Salla, duke shtuar se u vlerësua ecuria e vendit në përmbushjen e detyrimeve që lidhen me këtë program.

Megjithatë, takimi u interpretua ndryshe në disa media. Një lajm i publikuar fillimisht nga një televizion kombëtar raportoi me burime nga ministria e bujqësisë se programi IPARD III po hynte në një fazë të re dhe se fondet për bujqësinë shqiptare pritet të rifillonin pas një pezullimi tre vjeçar. Lajmi u shpërnda gjerësisht në media të tjera online.

Por deklarata të tilla për rikthimin e shpejtë të fondeve nuk janë të reja.

Në fund të vitit të kaluar, ministri i Financave Petrit Malaj foli për një rikthim të afërt të programit. Edhe gjatë këtij viti, ministri Salla ka përmendur në disa dalje publike afate konkrete.

“Ne i kemi bërë detyrat tona, çfarë na është kërkuar nga Bashkimi Evropian. Jemi në datën 9 mars në Bruksel për të vazhduar hapat e mëtejshëm që brenda 6-mujorit të parë të kemi IPARD III,” u shpreh ai.

Brukseli përgënjeshtron 

Në një përgjigje për Faktoje për pretendimet e qeverisë shqiptare mbi një rikthim të shpejtë të fondeve, Komisioni Evropian thekson se procedura është ende në zhvillim.

Sipas Komisionit, pas gjetjeve të OLAF për zbatimin e programit IPARD në Shqipëri, janë marrë masa parandaluese për të mbrojtur interesat financiare të Bashkimit Evropian. Aktualisht është në zhvillim një procedurë dypalëshe mes Brukselit dhe autoriteteve shqiptare për të siguruar vendosjen e masave korrigjuese.

Komisioni sqaron gjithashtu se çdo fond që mund të rezultojë i shpenzuar në mënyrë të padrejtë do të duhet të rikthehet në buxhetin e BE-së.

Në këtë kuadër, qeveria shqiptare ka kontraktuar një kompani të jashtme për të kryer një auditim forenzik mbi grantet dhe pagesat e programit IPARD II, si dhe mbi sistemin e ri të menaxhimit dhe kontrollit.

Por një tjetër element i rëndësishëm është se, përpara nisjes së programit IPARD III, autoritetet shqiptare duhet të kërkojnë zyrtarisht delegimin e kompetencave për menaxhimin e fondeve.

Sipas Komisionit Evropian, një kërkesë e tillë nuk është paraqitur ende nga Shqipëria, çka do të thotë se nuk mund të përcaktohet një afat për rifillimin e programit.

“Duke qenë se procedura dypalëshe mes Komisionit Evropian dhe autoriteteve shqiptare është ende në zhvillim, për momentin nuk mund të jepen informacione të tjera,” thuhet në përgjigjen për Faktoje.

Javën e kaluar, Faktoje raportoi se 76 përfitues të fondeve të programit IPARD janë aktualisht në procese gjyqësore për kthimin e granteve të përfituara. Ndërkohë, çështja vijon të jetë nën hetim nga SPAK.

Përfundim 

Komisioni Evropian nuk konfirmon rikthimin e shpejtë të fondeve IPARD. Duke qenë se procedura mes palëve është ende në zhvillim dhe nuk ka asnjë vendim zyrtar për rifillimin e programit, pretendimi për rikthimin e afërt të fondeve rezulton deklaratë e pavërtetë. Pa një vendim zyrtar nga Komisioni Evropian, deklaratat për çeljen e fondeve IPARD III mbeten premtime politike të njëanshme.

Programi i mbështetjes në bujqësi IPARD ofron grante në ndihmë të sektorit bujqësor për të gjitha vendet që janë në proces anëtarësimi me Bashkimin Evropian. Shqipëria është një prej pesë vendeve përfituese të mbështetjes me grante. Përmes programit IPARD II, i cili u zbatua gjatë viteve 2014 dhe 2020, Shqipëria përfitoi mbi 71 milionë euro fonde. Dhe teksa vendi priste të niste mbështetjen në bujqësi përmes IPARD III me 146 milionë euro grante, Komisioni Evropian vendosi pezullimin bazuar në dyshimet për korrupsion.

Të tjera

Rrit tarifat dhe “pastron” ankesat, One Albania përballet me revoltë të hapur të abonentëve
Aktualitet

Rrit tarifat dhe “pastron” ankesat, One Albania përballet me revoltë të hapur të abonentëve

Operatori One Albania po përballet me një valë të fortë reagimesh nga abonentët, jo vetëm për rritjen e tarifave me...

15:33 07/04/2026
Pitbulli i lënë rrugëve sulmon 4-vjeçaren në Lungomare, i kap kokën dhe e plagos rëndë, dërgohet me urgjencë në spitalin e Vlorës
Aktualitet

Pitbulli i lënë rrugëve sulmon 4-vjeçaren në Lungomare, i kap kokën dhe e plagos rëndë, dërgohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në shëtitoren e Lungomares në Vlorë, ku një fëmijë rreth 4...

13:40 07/04/2026
Para
Skema e pastrimit të parave të drogës: trafikantët përdorin biznesmenë “të pastër”, 19 apartamente dhe garazhe të sekuestruara në Fier e Tiranë

Skema e pastrimit të parave të drogës: trafikantët përdorin biznesmenë “të pastër”, 19 apartamente dhe garazhe të sekuestruara në Fier e Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Rrit tarifat dhe “pastron” ankesat, One Albania përballet me revoltë të hapur të abonentëve

Rrit tarifat dhe “pastron” ankesat, One Albania përballet me revoltë të hapur të abonentëve

15:33 07/04/2026
Pitbulli i lënë rrugëve sulmon 4-vjeçaren në Lungomare, i kap kokën dhe e plagos rëndë, dërgohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

Pitbulli i lënë rrugëve sulmon 4-vjeçaren në Lungomare, i kap kokën dhe e plagos rëndë, dërgohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

13:40 07/04/2026
Ofroi 20 mijë euro garanci për t’u liruar, GJKKO lë në burg Ilir Beqajn

Ofroi 20 mijë euro garanci për t’u liruar, GJKKO lë në burg Ilir Beqajn

12:04 07/04/2026
Nafta në 224 lekë/ litri, Konfindustria thirrje urgjente qeverisë: Ndërhyni menjëherë ose ekonomia futet në rrezik

Nafta në 224 lekë/ litri, Konfindustria thirrje urgjente qeverisë: Ndërhyni menjëherë ose ekonomia futet në rrezik

11:20 07/04/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.