Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Bordi i fondacionit të Elvis Naçit i përbërë nga njerëzit e familjes, si i qarkullojnë miliona euro (Skema)

17:11 12/10/2021
Reading Time: 4 min lexim

Elvis Naçi një imam 44-vjeçar, i cili ka një popullaritet në rrjetet sociale dhe një influencë e cila ka arritur jashtë kufijve të Shqipërisë, thuajse në të gjithë diasporën ku jetojnë dhe punojnë shqiptarë. Por sot Elvis Naçi, e ka shtrirë aktivitetin e tij në disa fusha. Një Hoxhë karizmatik i rrjeteve sociale, ligjërues i fesë islame në Xhaminë e Tabakëve, shitës syzesh të markave luksoze në dyqanin “Optika Elitare Milano”, dhe drejtuesi i një fondacioni që posedon një fuqi të jashtëzakonshme financiare.
Po ashtu Naçi ka një emision televiziv i cili titullohet “Shqiptarët për shqiptarët” dhe është i fokusuar tek mbledhja e fondeve për bamirësi. Më 15 dhjetor dhjetor 2016, Elvic Naçi i kërkon gjykatës së Tiranës regjistrimin e Fondacionit “Firdeus”, me qëllim kryerjen e veprimtarive të ndryshme me karakter humanitar. Struktura e organeve drejtuese të Fondacionit, përbëhet nga Bordi Drejtues dhe Drejtori Ekzekutiv.
Anëtarët e bordit drejtues, janë themeluesi Elvis Naçi, Muharrem Naçi, babai i Elvis Naçit, tashmë i ndjerë dhe i zëvendësuar me vendim gjykate nga Marvin Naçi, djali i vëllait të Elvis Naçit dhe Florian Brinja, djali i tezes së Elvis Naçit.
Më pas bordit i shtohen si anëtarë të rinj, Fatime Naçi, bashkëshortja e Elvis Naçit dhe Andi Qinami, që është baxhanaku i Elvis Naçit. Si drejtor ekzekutiv i fondacionit, shërben shtetasi, Ilir Naçi, vëllai i Elvis Naçit.
Bëjmë me dije se bordi drejtues është organi më i lartë vendimmarrës i fondacionit “Firdeus”. Bordi drejtues menaxhon dhe vendos të gjitha vendim që merrn në fondacionin “Firdeus”.
Ajo që vihet re është se i gjithë bordi drejtues i këtij fondacioni, është i përqendruar në familjen Naçi dhe rrjedhimisht çdo vendim që merret, është vullneti dhe dëshira e njerëzve të lidhur familjarisht me Elvis Naçin. E përkthyer ndryshe familja Naçi ka kontroll të plotë mbi vendimet që merr fondacioni, ndryshe nga bordet e fondacioneve që përgjithësisht përbëhen nga intelektualë apo njerëz të shquar me kontribute në shoqëri. Pavarësisht se drejtimi i fondacionit duket si një strukturë e vogël familjare, shtrirja dhe punët e kryera prej tij janë në përmasa shumë të mëdha. Fondacioni duket si një makineri e madhe, e cila ka qarkulluar miliona euro, të dhuruar nga shqiptarët, për bamirësi.
Blerja dhe shitja e Spitalit Kontinental
Fondet për fondacionin me drejtim klanor sa vinin dhe rriteshin, ndërkohë që Naçi ishte kthyer në “yllin” e televizioneve, por diçka i tërhoqi vëmendjen qytetarëve dhe mediave të cilët i kthyen sytë drejt aktivitetit të fondacionit.
Blerja e një spitali privat nga “Firdeus” i cili e siguroi për shifrën 350 mijë euro. Spitali u shit nga shoqëria “MGB” shpk, me administrator, zotin Hergys Rreli. Spitali kaloi në pronësi të fondacionit të drejtuar nga familja Naçi dhe është paguar me paratë e dhuruara për bamirësi nga shqiptarët.
Naçi e justifikoi blerjen e spitalit me nevojën për të ndihmuar të varfërit shqiptarë. Por sjellim në vëmendje se përpara se të shitej, Spitali Continental, ishte një sipërmarrje e cila kishte regjistruar humbje të vazhdueshme. Por menaxhimi i spitalit nga fondacioni “Firdeus”, nuk e përmirësoj gjendjen financiare të tij. BIRN në vitin 2020, publikoi disa përllogaritje të cilat tregojnë se humbjet e kompanisë ishin 23 milionë lekë ndërsa kapitali themeltar i kompanisë ishte minus 60 milionë lek. Pra, fondacioni kishte tashmë në pronësi një spital privat, i cili po dilte vetëm me humbje. Naçi në tetor të 2021, vendos t’ia shesin spitalin e blerë me shumën 350 mijë euro dhe i cili ka shënuar humbje të vazhdueshme, duke i dyfishuar çmimine, pra për 850 milionë lek të vjetra, Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, të drejtuar nga Haxhi Baba Edmond Brahimaj, ose i njohur për shqiptarët si Baba Mondi.
Ky transaksion nuk ka asnjë logjikë ekonomike. Askush nuk mund ta kuptojë, se si një spital thuajse dyfishohet në vlerë brenda një kohe shumë të shkurtër, ndërkohë që bilancet financiare të tij janë me humbje të vazhdueshme.
Shpjegimin e ka bërë gati prapë Elvis Naçi, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale ka lajmëruar se me shitjen e spitalit Continental, po bëhet dy herë bamirësi dhe premton se me lekët që ka fituar do të ndërtojë një lagje të re për të varfërit në Kosovë.
Parat që dhurojnë qytetarët Shqiptarë dhe në mbarë diasporën, menaxhohen, investohen dhe përdoren sipas vendimeve që merr rrethi i ngushtë i familjes Naçi. Në këtë mënyrë llogaridhënia dhe transparenca, vetë karakteri i fondacionit i bënë të pamundura.
Aktiviteti i Naçit, por edhe transaksioni i fundit mes fondacionit të tij dhe Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, ekspozojnë një fuqi të jashtëzakonshme financiare, të komuniteteve fetare dhe fondacioneve bamirëse në Shqipëri.
Dhe pyetja na lind natyrshëm: Shteti duhet të ketë një mekanizëm që siguron transparencë dhe llogarillënie të fondacioneve bamirëse dhe komuniteteve fetare?
Kjo pyetje na lind pasi impakti që këto kanë tek njerëzit është shumë i madh.

Etiketa: bordielvis naciteurofonmdacionitmilionaqarkullojne

Të lidhura

Shqipëri–Serbi, një ndeshje e minuar: kaos me biletat, përjashtim tifozësh dhe biznese të heshtura
Aktualitet

Shqipëri–Serbi, një ndeshje e minuar: kaos me biletat, përjashtim tifozësh dhe biznese të heshtura

Ndeshja e shumëpritur Shqipëri–Serbi, që do të luhet të shtunën më 7 qershor në “Air Albania”, është shndërruar në një...

00:11 06/06/2025
Shqipëria, sërish në listën e zezë për shkeljen sistematike të të drejtave të punëtorëve
Aktualitet

Shqipëria, sërish në listën e zezë për shkeljen sistematike të të drejtave të punëtorëve

Shqipëria është renditur sërish mes vendeve që shkelin rregullisht të drejtat e punëtorëve, sipas indeksit vjetor të Konfederatës Ndërkombëtare të...

21:25 05/06/2025
Para
Një ditë para dëgjesës në Komisionin e Ekonomisë për rritjen e çmimit të miellit, kryetarja e AK-së dyshohet me Covid

Një ditë para dëgjesës në Komisionin e Ekonomisë për rritjen e çmimit të miellit, kryetarja e AK-së dyshohet me Covid

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Shqipëri–Serbi, një ndeshje e minuar: kaos me biletat, përjashtim tifozësh dhe biznese të heshtura

Shqipëri–Serbi, një ndeshje e minuar: kaos me biletat, përjashtim tifozësh dhe biznese të heshtura

00:11 06/06/2025
Shqipëria, sërish në listën e zezë për shkeljen sistematike të të drejtave të punëtorëve

Shqipëria, sërish në listën e zezë për shkeljen sistematike të të drejtave të punëtorëve

21:25 05/06/2025
Tronditëse! Tentoi të rrëmbente vajzën 6-vjeçare të detektives Shkënda Lili, në kërkim gruaja

Tronditëse! Tentoi të rrëmbente vajzën 6-vjeçare të detektives Shkënda Lili, në kërkim gruaja

21:01 05/06/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin

Aksident në Burrel/ Katër persona të plagosur, dy në gjendje të rëndë

19:52 05/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.