Një gomone me një sasi prej 500 kg drogë është bllokuar sot në Vlorë.
Mësohet se mjeti i lundrimit u kap në grykëderdhjen e Vjosës.
ishte Policia Kufitare e Vlorës, ajo që gjeti gomonen.
Deri më tani nuk dihen detaje rreth ngjarjes në fjalë, si dhe faktit se kujt i përket gomonia.
Pritet një komunikatë zyrtare nga policia, ndërsa thuhet se droga e gjetur në gomone ishte hashash.