Reshjet e vazhdueshme të shiut kanë shkaktuar probleme në qarkullimin e automjeteve, sidomos në aksin rrugor që lidh Tiranën me Qarkun Dibër, përmes rrugës së Arbrit.
Për shkak të vërshimeve të ujërave, ka pasur rënie gurësh dhe zhavorri në rrugë.
Po ashtu, në afërsi të tunelit të Murrizit, në anën e Xibrit, janë regjistruar shembje të shumta dherash që kanë bllokuar totalisht qarkullimin e automjeteve.
Raportohet se dhjetra automjete kanë mbetur të bllokuara në të dyja anët e rrugës për shkak të masivit të dheut të rënë.
Në ndërkohë, kalimi në këtë aks rrugor, veçanërisht në bypassin e Murrizit, paraqet rrezik dhe autoritetet këshillojnë të tregohet kujdes i shtuar deri në pastrimin e plotë të rrugës.