Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Bllokimi i aeroportit, Balluku firmos urdhrin për marrjen e kontrollorëve të huaj

15:44 09/04/2021
Reading Time: 3 min lexim

Situata emergjente e krijuar me kontrollorët e aeroportit të Rinasit, të cilën bllokuan për më shumë se 24 orë fluturimet ka detyruar ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjetikës të ndryshojë procedurat për certifikimin e punonjësve që do të vijnë nga jashtë. Urdhri i Ministrisë të Infrastrukturës dhe Energjetikës i hap rrugë operimit të kontrollorëve të huaj, në pamundësi të personelit rezervë të licencuar vendas për të zëvendësuar punonjësit që ndërprenë punën.

Dokumenti i botuar në Fletoren Zyrtare përcakton se për kontrollorët e trafikut ajror që operojnë jashtë Shqipërisë do të njihet menjëherë licenca e tyre, nëse është i lëshuar nga një vend anëtar i Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil (ICAO), në përputhje me aneksin 1 të Konventës së Çikagos.

Ligji “Për kodin ajror të Shqipërisë” përcakton se kontrollorët e trafikut ajror, si dhe personat dhe organizatat e përfshira në trajnimin, testimin, kontrollimin ose vlerësimin mjekësor të kontrollorëve të trafikut ajror, pajisen me licencë ose certifikatë, në përputhje me kërkesat e këtij Kodi dhe akteve nënligjore në zbatim të tij.

“Kontrollorët e trafikut ajror pajisen me licencë nga AAC-ja. Kërkesat, kriteret dhe procedurat për licencimin përcaktohen me rregullore të miratuar me urdhër të ministrit përgjegjës për transportin. 3. Licenca sipas pikës 2 të këtij neni, lëshohet vetëm kur aplikanti për licencë demonstron se ai/ajo përmbush kërkesat thelbësore, që lidhen me njohuritë teorike, aftësitë praktike, aftësitë gjuhësore, përvojën, dhe procedurat e përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave”, thuhet në ligj.

Pas bllokimit të fluturimeve për më shumë se 24 orë, Tirana International Airport njoftoi se fluturimet e programuara humanitare, mjekësore dhe diplomatike rinisën sot në mëngjes. Ende nuk ka një orë të saktë për rifillimin e nesërm të fluturimeve.

Urdhri për njohjen e licencës

Përjashtimisht për situatën emergjente të krijuar në shërbimet e lundrimit ajror, në kushtet e mungesës së personelit rezervë të licencuar për ofrimin e këtij shërbimi, deri në një urdhër të dytë, pika 4, e nenit 2, të urdhrit të ministrit nr. 91, datë 21.2.2019, “Për miratimin e rregullores për përcaktimin e kërkesave teknike dhe të procedurave administrative, në lidhje me licencat dhe certifikatat e kontrollorëve të trafikut ajror”, ndryshohet si më poshtë:

-Për kontrollorët e trafikut ajror, që synojnë të ofrojnë shërbime të trafikut ajror në hapësirën ajrore të Republikës së Shqipërisë, pranë ofruesit të shërbimit të lundrimit ajror të Republikës së Shqipërisë, por që vendi kryesor i operimit dhe zyra e tyre e regjistrimit (nëse kanë), ndodhet jashtë territorit ku aplikohet kjo rregullore (ose ekuivalentja e saj në BE), do të njihet licenca e tyre, kur ata mbajnë një licencë të kontrollorit të trafikut ajror të lëshuar nga një vend anëtar i Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil (ICAO), në përputhje me aneksin 1 të Konventës së Çikagos. Me njohjen e licencës, këta kontrollorë konsiderohen të licencuar, në përputhje me paragrafin 1 të kësaj rregulloreje. Detyrat dhe funksionet e caktuara për kontrollorët e trafikut ajror të referuar në nën paragrafin e parë nuk do të tejkalojnë privilegjet e licencës së lëshuar nga vendi i tretë, jashtë ZPEA-së, sipas përcaktimeve të marrëveshjes shumëpalëshe.

– Autoriteti i Aviacionit Civil të realizojë njohjen e licencave, sipas aneksit 1 të Konventës së Çikagos,.

– Ngarkohet Autoriteti i Aviacionit Civil për ndjekjen e zbatimit të këtij urdhri. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në Fletoren Zyrtare./monitor

Etiketa: ballukukontrolloret

Të tjera

Shqipëria me ushqimet më të shtrenjta se BE, ndonëse importet bien/ Çmimet në pakicë vetëm rriten
Aktualitet

Shqipëria me ushqimet më të shtrenjta se BE, ndonëse importet bien/ Çmimet në pakicë vetëm rriten

Edhe pse kostot e importeve ushqimore kanë rënë prej tre vitesh me radhë, Shqipëria po përjeton një rritje të pandalshme...

15:11 10/12/2025
Skandali Elbit zgjerohet: Rama firmos kontratë miliona dollarë me kompaninë e pezulluar për korrupsion
Aktualitet

Skandali Elbit zgjerohet: Rama firmos kontratë miliona dollarë me kompaninë e pezulluar për korrupsion

Në korrik të këtij viti Shqipëria nënshkroi një marrëveshje të gjerë ushtarake me Izraelin. Dokumenti i firmosur nga ministri i...

14:06 10/12/2025
Para

Zbardhet kërkesa e Prokurorisë/ Ja masa e sigurisë që ka kërkuar për tre kontrollorët e arrestuar të Rinasit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Shqipëria me ushqimet më të shtrenjta se BE, ndonëse importet bien/ Çmimet në pakicë vetëm rriten

Shqipëria me ushqimet më të shtrenjta se BE, ndonëse importet bien/ Çmimet në pakicë vetëm rriten

15:11 10/12/2025
Skandali Elbit zgjerohet: Rama firmos kontratë miliona dollarë me kompaninë e pezulluar për korrupsion

Skandali Elbit zgjerohet: Rama firmos kontratë miliona dollarë me kompaninë e pezulluar për korrupsion

14:06 10/12/2025
12 milionë euro për Lefter Lamajn dhe Gëzimin e Kashtës/ Çfarë fshihet pas firmës së Arlinda Pogajt dhe ku është SPAK?

12 milionë euro për Lefter Lamajn dhe Gëzimin e Kashtës/ Çfarë fshihet pas firmës së Arlinda Pogajt dhe ku është SPAK?

13:03 10/12/2025
Arrestohet Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit të PS, Rrahman Rraja, si pjesë e një grupi të dyshuar për trafik droge në Krujë e Nikël

Arrestohet Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit të PS, Rrahman Rraja, si pjesë e një grupi të dyshuar për trafik droge në Krujë e Nikël

09:54 10/12/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.