Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Blinken mbërrin në Egjipt për bisedimet e armëpushimit në rripin e Gazës

16:40 18/09/2024
Reading Time: 3 min lexim

Sekretari i Shtetit të ShBA-së, Antony Blinken mbërriti në Kajro për t’u takuar me zyrtarë të lartë egjiptianë për të diskutuar dhe nxitur një armëpushim të mundshëm në Gaza. Ky është udhëtimi i 10-të i sekretarit amerikan Blinken në Lindjen e Mesme që kur Izraeli nisi sulmet në Rripin e Gazës më 7 tetor.

Është bërë përparim në një propozim për marrëveshje armëpushimi në Rripin e Gazës gjatë muajit të fundit, por tani Izraeli dhe Hamasi duhet të tregojnë “vullnet politik” për të arritur një marrëveshje mes tyre, tha të mërkurën Sekretari i Shtetit Antony Blinken.

“Në marrëveshje janë 18 paragrafë, për 15 prej tyre është rënë dakord. Por çështjet e mbetura duhet të zgjidhen”, tha zoti Blinken gjatë një konference të përbashkët shtypi në Kajro me ministrin e Jashtëm egjiptian Badr Abdelatty.

Zoti Abdelatty u tha gazetarëve përmes një përkthyesi se Hamasi ka konfirmuar angazhimin e tij të plotë ndaj marrëveshjes së armëpushimit të arritur më 27 maj dhe ndaj ndryshimeve të bëra më 2 korrik.

Të mërkurën, Sekretari i Shtetit Blinken dhe Ministri i Jashtëm Abdelatty zhvilluan bisedime në të cilat diskutuan nevojën urgjente për armëpushim në Rripin e Gazës dhe në Sudan.Në Kajro, Sekretari Blinken zhvilloi bisedime edhe me presidentin egjiptian Abdel Fattah el-Sissi. Bisedimet disamujore të zyrtarëve amerikanë me Egjiptin dhe Katarin, që po ndërmjetësojnë negociatat mes Izraelit dhe Hamasit, nuk kanë sjellë një marrëveshje për t’u dhënë fund luftimeve. Negociatat janë përqendruar në një propozim, që përfshin ndërprerjen e luftimeve dhe lirimin e pengjeve, që ende po mbahen nga militantët e Hamasit në Rripin e Gazës.
Shtetet e Bashkuara nuk kanë dhënë një afat kohor për propozimin e rishikuar, megjithëse zyrtarët amerikanë janë shprehur se ai do të paraqitet së shpejti.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller, u tha gazetarëve të hënën se:

“Ne vazhdojmë të angazhohemi me partnerët tanë në rajon, veçanërisht me Egjiptin dhe Katarin, lidhur me propozimin dhe përpjekjet për ta përmirësuar atë në mënyrë që të marrë mbështetjen e palëve dhe të çojë në arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare.”

Përpjekjet për arritjen e një armëpushimi mund të ndikohen nga shpërthimet vdekjeprurëse të pajisjeve komunikuese “pager” të anëtarëve të grupit militant Hezbollah në Liban.
Shpërthimet ndodhën disa orë pasi Izraeli njoftoi zgjerimin e qëllimit të luftës së tij kundër Hamasit, duke përfshirë edhe operacionet për kthimin e banorëve të Izraelit verior në shtëpitë nga të cilat ata u evakuuan për shkak të përleshjeve mes trupave izraelite dhe militantëve të Hezbollahut përgjatë kufirit të Izraelit me Libanin.
Hezbollahu, një aleat i Hamasit, filloi sulme pothuajse të përditshme ndaj Izraelit menjëherë pas fillimit të luftës në Rripin e Gazës, duke detyruar dhjetëra mijëra njerëz të largoheshin nga shtëpitë e tyre.

Grupi i Hezbollahut, i cili ashtu si Hamasi mbështetet nga Irani, ka thënë se do t’i ndalë sulmet vetëm pas arritjes së një marrëveshjeje armëpushimi për Gazën. Hezbollahu është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara. Hamasi është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Bashkimi Evropian dhe vende të tjera perëndimore.

Etiketa: Antony BlinkenarmepushimegjiptSekretari i Shtetit

Të tjera

Rrjolli përshkallëzohet në fundjavë: Rojet në kanal, mjetet e Bashkim Ulajt dhe ‘Breçani Security’ të shkatërruara, opozita në heshtje
Aktualitet

Rrjolli përshkallëzohet në fundjavë: Rojet në kanal, mjetet e Bashkim Ulajt dhe ‘Breçani Security’ të shkatërruara, opozita në heshtje

Protesta në Baks Rrjoll u përshkallëzua fort këtë fundjavë. Banorët thyen mjetet e “Brecani shpk”, e kontraktuar për ruajtjen e...

12:46 01/03/2026
E shtypën dy makina, por e la në rrugë një sistem i tërë: Tragjedia e 7-vjeçarit në semafor dhe iluzioni se po ndihmojmë
Kryesore

E shtypën dy makina, por e la në rrugë një sistem i tërë: Tragjedia e 7-vjeçarit në semafor dhe iluzioni se po ndihmojmë

Një 7 vjeçar humbi jetën në një kryqëzim, pasi u përplas nga dy makina njëra pas tjetrës. Sipas hetimeve, fëmija...

17:25 28/02/2026
Para
Politika në zi pas vdekjes së ish-deputetit Gert Bogdani

Politika në zi pas vdekjes së ish-deputetit Gert Bogdani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Rrjolli përshkallëzohet në fundjavë: Rojet në kanal, mjetet e Bashkim Ulajt dhe ‘Breçani Security’ të shkatërruara, opozita në heshtje

Rrjolli përshkallëzohet në fundjavë: Rojet në kanal, mjetet e Bashkim Ulajt dhe ‘Breçani Security’ të shkatërruara, opozita në heshtje

12:46 01/03/2026
E shtypën dy makina, por e la në rrugë një sistem i tërë: Tragjedia e 7-vjeçarit në semafor dhe iluzioni se po ndihmojmë

E shtypën dy makina, por e la në rrugë një sistem i tërë: Tragjedia e 7-vjeçarit në semafor dhe iluzioni se po ndihmojmë

17:25 28/02/2026
“Janë një kamion me video të turpshme në zyrën e Agasit, të implikuar nga Rama dhe të tjerë poshtë”/ Berisha: KM s’del më nga shtëpia nëse publikohen

“Janë një kamion me video të turpshme në zyrën e Agasit, të implikuar nga Rama dhe të tjerë poshtë”/ Berisha: KM s’del më nga shtëpia nëse publikohen

15:53 28/02/2026
“Si kam vuajtur këto gjashtë vitet e tërmetit, mos i harrofsha”/ 70-vjeçarja në Kurbin ende pa shtëpi, 6 vite pas 26 nëntorit dhe me rindërtimin e lënë përgjysmë

“Si kam vuajtur këto gjashtë vitet e tërmetit, mos i harrofsha”/ 70-vjeçarja në Kurbin ende pa shtëpi, 6 vite pas 26 nëntorit dhe me rindërtimin e lënë përgjysmë

12:31 28/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.