Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Blerja e Rinasit nga “Kastrati”, Rama: “Nuk është puna ime”, Basha hesht, nuk e denoncon

18:16 26/12/2020
Reading Time: 5 min lexim

Kryeministri Rama deklaron qëndrimin e tij pro blerjes së Koncesionit të Rinasit nga Grupi “Kastrati”, ndërsa opozita hesht.  Ndërsa kreu i PD, Lulzim Basha nuk ka mbajtur qëndrim ndaj kësaj afere që ka ndodhur qysh më 1 dhjetor dhe është publikuar në 18 dhjetor 2020, me regjistrimin në QKB të kalimit të 100% të aksioneve të Rinasit nga kompania kineze tek grupi shqiptar.

Rama bën të paditurin

Ndryshimi i aksionerëve të aeroportit të Rinasit, nga grupi kinez i “China Everbright” tek “Kastrati Group”, nuk ka lidhje me përgjegjësitë e shtetit. Kështu u përgjigj kryeministri Edi Rama dy ditë më parë.

Ndonëse aeroporti i vetëm i vendit është një pronë publike, Rama thotë se ai nuk administrohet nga shteti.

“Kjo lidhet me faktin që nuk bëhet fjalë për një aset publik por për një aset privat të jemi të qartë. Aeroporti është në duart e privatëve është sigurisht një pronë publike por administrohet nga privatët dhe nuk është një pronë që administrohet nga shteti dhe shteti nuk ka asnjë rol në aksione sa jepen sa merren sa dalin sa hynë kush e shet kush e blen. Mos harrojmë që koncensionari që ka sot aeroportin është i dyti në radhë kanë pas të tjerë ja kanë kaluar këtij se çfarë bën ky dhe ku i çon aksionet është puna e tij sigurisht në momentin kur ndodh një transferim aksionesh, pastaj qeveria ka të gjithë detyrën dhe të drejtën të ndërhyjë për të parë rregullshmërinë dhe zbatimin e të gjitha kritereve. Nuk është asnjë çudi që të jetë e vërtetë ashtu sikundër asnjë çudi që të jetë një proces siç ka pasur në vijimësi me kompanitë e mëdha. Nuk ka asnjë problem.”– tha Rama në konferencë me ministren Balluku.

Qëndrimi i opozitës

Deri tani nuk ka asnjë reagim ë PD-së tnë lidhje me aksionerët e rinj të Rinasit. Është fjala për të vetmin aeroport ndërkombëtar të vendit që bie tashmë në dorë të një oligarku, që ka koncesione të panumërta në pika strategjike, që nga Rruga e Kombit deri në Porto Romano.

Opozita nuk ka asgjë për të thënë

Basha i ka temë të preferuar koncesionet dhe PPP-të, por i pëlqen të flasë pa emra.

Pasi bëri një fushatë kundër inceneratorëve, Basha  prezantoi projektin e ndryshimeve në ligjin anti-mafia sapo opozita të vijë në pushtet. Basha thotë se të gjitha koncesionet do të kalojnë në filtër verifikimi.

“Kontrata që është në përputhje me ligjin, ka forcën e ligjit. Kontrata që është në kundërshtim me ligjin është e pavlefshme. Ky rregull do të thotë që çdo gjë e marrë, e zhvatur e përfituar në mënyrë abuzive, do të duhet t’i kthehet publikut me efekt prapaveprues.”, ka deklaruar Basha në tetor 2020..

“Barra e provës me mekanizmin anti-mafia, nuk është te prokurori por është te kompania private dhe tek zyrtari që ka miratuar kontratën apo aktin publik. Kompani që liçencohen pak para tenderit. Një në koncesionet e inceneratorëve, kompania është regjistruar një ditë para tenderit”, tha Basha.

Basha rendit edhe pikat që do ta bëjnë një kontratë koncesionare të pavlefshme. “Kompani pa përvojë, kompani ofshore, shpikje propozime të pakërkuara”.

A është Kastrati një rast i tillë? A i përmbush kriteret e vendosura nga opozita.

Si u tradhtuan protestuesit në Rrugën e Kombit

Para disa ditëve, Basha lëshoi një deklaratë në mbështetje të Presidentes Vjosa Osmanit për heqjen e traut në Rrugën e Kombit. Por sa për të larë gojën.

Dhënia me koncesion e ‘Rrugës së Kombit’ e ka zanafillën në 2011. Menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve vendore të 8 majit të vitit 2011, ish-kryeministri Sali Berisha shpalli idenë e “privatizimit” të ‘Rrugës së Kombit’.

“Ministria e Punëve Publike dhe e Transportit ka kontaktuar me IFC për t’a dhënë sa më shpejt në menaxhim privat autostradën Durrës-Kukës-Morinë,” deklaroi Berisha në një mbledhje qeverie në maj 2011  Për këtë qëllim, ministria publikoi njoftimin në muajin dhjetor të 2011-ës në gazetën “International Herald Tribune” dhe në dy gazeta shqiptare të përditshme.

Por dhënia me koncesion e rrugës u realizua më vonë nga PS. Në shtator 2016, u shpall fitues i tenderit për koncesionin e rrugës “Kastrati” dhe “Salillarin”.

Dhënia me koncesion e autostradës e zemëroi opinionin publik. Banorët e zemëruar të Kukësit shkatërruan gjatë protestës së 31 marsit stacionin e pagesës.

Protesta e 31 marsit 2018 u thirr nga Këshilli i Bashkisë së Kukësit. Kryengritja e banorëve të Kukësit e detyroi qeverinë që të bënte një kthesë 180 gradë, duke i ulur atyre tarifën nga 5 euro në 100 lekë.

Ibsen Elezi, një ndër organizatorët më aktivë , thotë se fitorja nuk ishte e plotë dhe për këtë ai bën përgjegjës, edhe kryetarin e PD, Lulzim Basha, ish-deputetin e Kukësit, Flamur Noka dhe ish-kryetarin e bashkisë Kukësit, Bashkim Shehu për sabotim të protestës.

“TV dhe mediat e tjera në Tiranë ishin të keqinformuara nga njerëzit e PD-së, mos të shkonin atje se ata protestuesit janë disa njerëz të Edi Ramës,” kujton Elezi, duke akuzuar për këtë keqinformim ish-deputetin e PD-së, Flamur Noka dhe kreun e opozitës, Lulzim Basha.

“Flamur Noka dy ditë para protestës doli në parlament e tha se janë njerëz të Edi Ramës dhe u bëri thirrje demokratëve që të mos marrin pjesë në protestë,” akuzoi Elezi. “Por thirrja e tyre nuk u dëgjua, se aty erdhën të gjithë pa asnjë dallim partiak,” shtoi ai.

Lavdrim Shehu tha se nga struktura të larta të PD-së kanë bërë presion tek këshilltarët në Kukës.  “Kjo tregon që oligarkia ka në dorë politikën,” shtoi ai.

Ish-kryetari i degës së PD-së në Kukës, Arif Rexhmati thotë se “Flamur Noka e ka shprehur publikisht qëndrimin e tij në seancë plenare dy  ditë para zhvillimit të protestës,” kujtoi Rexhmati, duke iu referuar një fjalimi të ish-deputetit të PD-së ku i përshkruan organizatorët si të manipuluar nga qeveria.

Në qershor 2018, Gjykata e Kukësit shpalli fajtorë 25 protestues të akuzuar për dëmtimin e pikës së pagesës në rrugën Durrës- Kukës gjatë protestës së 31 marsit. Gjykata ka dhënë për 20 protestues, dënim me kusht nga 4 deri në 8 muaj, dy u dënuan me kohën e paraburgimit, ndërsa tre të tjerë me gjobë nga 100 mijë lekë. Ata u endën gjyqeve pa asnjë ndihmë nga opozita, që i la në baltë.

Sipas Elezit, për protestën e projektuar më 17 shtator, organizatorët deputetët e opozitës dhe kryetari Basha u shprehën se do u bënin thirrje gjithë organizatave të shoqërisë civile, por ku erdhi data e protestës, kjo nuk ndodhi.

“Unë në fillim të shtatorit mora informacion se Lulzim Basha nuk e bën këtë veprim dhe për këtë kam vënë në dijeni Komisionin Organizator të Protestës, ku u kam thënë se opozita nuk na vjen në ndihmë” kujton Elezi.

Lulzim Basha gjendet i kompleksuar politikisht dhe penalisht, kur është fjala për Rrugën e Kombit. Ai është ministri që u akuzua për shpërdorim të fondeve të ndërtimit të autostradës. Basha i shpëtoi drejtësisë në Gjykatën e Lartë vetëm për kalim të afateve proceduriale.

/Gazetareforma.com/

Etiketa: basharamaRinasi

Të lidhura

Arrestohet ish-komandanti serb i policisë në Kosovë, çfarë dyshohet
Bota

Arrestohet ish-komandanti serb i policisë në Kosovë, çfarë dyshohet

Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se mëngjesin e së mërkurës është arrestuar M.D., shtetas serb, nën dyshimin...

12:19 15/05/2025
Sa vota i duhen PD-së për t’i marrë mandatin Agron Shehajt
Kryesore

Sa vota i duhen PD-së për t’i marrë mandatin Agron Shehajt

Në Tiranë kanë mbetur për t’u numëruar më pak se 8 mijë vota të Diasporës, ndërsa një mandat parlamentar vijon...

12:14 15/05/2025
Para

Rama: Atë që po bën Greqia në Jon, ne e kemi bërë në 1990!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Arrestohet ish-komandanti serb i policisë në Kosovë, çfarë dyshohet

Arrestohet ish-komandanti serb i policisë në Kosovë, çfarë dyshohet

12:19 15/05/2025
Sa vota i duhen PD-së për t’i marrë mandatin Agron Shehajt

Sa vota i duhen PD-së për t’i marrë mandatin Agron Shehajt

12:14 15/05/2025
Dështon përpjekja e 16-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Dështon përpjekja e 16-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

11:51 15/05/2025
Arrestohet në Belgjikë Mario Çela, vëllai i Suel Çelës

Të akuzuar për vrasje e vjedhje me dhunë/ SPAK mbyll hetimet për bandën e Suel Çelës

11:27 15/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.