Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Blegtoria në rënie, a mund të shpëtohet?!

08:38 20/02/2023
Reading Time: 3 min lexim
Sektori i blegtorisë, dega kryesore e bujqësisë shqiptare, ka vijuar rënien edhe vitin e kaluar, si në krerë, edhe në prodhim. Qarqet e Beratit, Durrësit, Elbasanit dhe Lezhës kanë pasur reduktimin më të fortë. Teksa konsumatorët po përballen me çmime të larta të bulmetit, blegtorët po tkurrin numrin e krerëve prej kostove të larta. Braktisja e fshatit nga njerëzit po ul numrin e fermave të vogla, ndërsa fermat e mëdha me shumë krerë po vuajnë problemet në zinxhirin e ushqimit. Numri i krerëve është përgjysmuar në dy dekada, teksa vitet e fundit tkurrja po bëhet më e shpejtë. Subvencionet nuk po e nxjerrin sektorin nga rënia. Plani i Ministrisë së Bujqësisë për rimëkëmbjen

Gerta Loku është e njohur në publik për faktin se përfundoi studimet në La Sapienza (Itali) dhe bashkë me bashkëshortin vendosën të ndërtojnë jetën në një fshat të vogël të Mirditës, duke mbarështuar dhi.

Gerta, e cila synoi të krijonte një model të agroturizmit si në Toskana, për të përqafuar një stil jetese të qetë në natyrë, tani pas kaq vitesh përpjekje nuk i këshillon të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë. Të nxjerrësh jetesën duke rritur bagëti në Shqipëri është një punë me shumë sakrifica, të cilat nuk mund të shpërblehen.

Gerta ka një fermë me rreth 200 krerë dhi të rracës së vendit. Për të shkurtuar kostot, bashkëshorti i saj mbaroi studimet e larta për veterinari dhe njëkohësisht bën edhe çobanin. Gerta kujdeset për fëmijët dhe përpunimin e bulmetit.

Fitimet nga ferma janë të pakta, pasi ajo mbarështon dhi të vendit, që kullosin gati gjithë vitin në mal, por prodhojnë pak qumësht. “Djathi i dhisë së vendit që kullot në natyrë 365 ditë nuk mund të shitet me të njëjtin çmim me bulmetin e dhisë së stallës.

Për më tepër, dhitë e vendit japin pak qumësht dhe vetëm në pesë muaj në vit. Cilësia e djathit të tyre është shumë e lartë, por kostot për prodhimin e tij gjithashtu”, – tha Gerta, e cila pas kaq vitesh është në përpjekje për zhvilluar ëndrrat e saj të hershme.

Pavarësisht se është një biznes i vështirë, ajo ka vendosur me bashkëshortin, që me përpjekje e sakrifica të vazhdojnë me mbarështimin e dhive dhe mbase më vonë të zhvillojnë edhe agroturizmin me ushqim autentik, i cili duket si një mision i pamundur.

Çmimi i djathit të saj është së paku tre-katër herë më i lirë se sa duhet të jetë, por në Shqipëri mungojnë certifikimet dhe markat që të diferencojnë prodhimet organike nga prodhimi intensiv në çmimet finale.

Ashtu si edhe Gerta, fermerë që merren me blegtori në të gjithë vendin po heqin dorë. “Monitor” ka një listë blegtorësh të cilët japin pritshmërinë dhe raportojnë për klimën e biznesit në blegtori në mënyrë periodikë. Gati gjysma e blegtorëve, që Monitor kontaktoi vitin e kaluar i kishin shitur bagëtitë.

Roberti është një blegtor nga Semani, i cili mbarështon rreth 350 dele, ka 13 lopë dhe disa koshere. Ai thotë se puna në blegtori po vështirësohet. Roberti ka përfituar edhe nga masat e subvencionit të qeverisë, por këtë vit tha se ka vështirësi në gjetjen e bazës ushqimore.

Tokat që më parë i shfrytëzonte për ushqime, tani i ka marrë një investitor tjetër me qira nga Ministria e Bujqësisë. Ndërkohë çmimet e qumështit, ndonëse janë në rritje, nuk i justifikojnë kostot.

“Aktualisht një kilogram qumësht lope e shes me 65 lekë kurse atë të deles me 110 lekë, por që të mbuloj kostot, duhet të shes me 100 lekë një kilogram qumështi lope dhe 200 lekë qumësht dele”, – tha Roberti./RevistaMonitor

Të lidhura

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë
Aktualitet

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mesditë në Prishtinë, ku një 34-vjeçar ka plagosur me thikë partneren e tij...

17:48 09/05/2025
Artan Hoxha: Si ia zunë vendin Ndranghetës në Ekuador bosët shqiptarë të krimit
Aktualitet

Një person u mor peng për konflikt politik, Hoxha: SPAK dështoi

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se ndikimi i krimit në zgjedhje ka vazhduar edhe gjatë këtij procesi zgjedhor, por në...

16:09 09/05/2025
Para
Atentati në tentativë ndaj banesës së Erion Alibejt në Elbasan, policia informacion zyrtar

Atentati në tentativë ndaj banesës së Erion Alibejt në Elbasan, policia informacion zyrtar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

17:48 09/05/2025
Artan Hoxha: Si ia zunë vendin Ndranghetës në Ekuador bosët shqiptarë të krimit

Një person u mor peng për konflikt politik, Hoxha: SPAK dështoi

16:09 09/05/2025
Tre burgime të përjetshme për vrasësin e grave, Dan Hutra

Tre burgime të përjetshme për vrasësin e grave, Dan Hutra

15:44 09/05/2025
Dy ditë para zgjedhjeve/ Qeveria fal të gjitha gjobat e vendosura që nga viti 2015

Dy ditë para zgjedhjeve/ Qeveria fal të gjitha gjobat e vendosura që nga viti 2015

15:17 09/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.