Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Bizneset në hall me Bashkinë në Tiranë: Taksa të rritura, gjoba pa sqarim

20:04 05/05/2025
Reading Time: 2 min lexim

Shumë biznese në Tiranë po përballen me paqartësi dhe penalizime të papritura për detyrimet ndaj Bashkisë, pas rishikimit të kufirit të xhiros për taksat vendore. Kufiri që më parë ishte “0-2 milionë lekë” është ndryshuar në “2-8 milionë lekë”, duke sjellë automatikisht rritje të tarifave të pastrimit dhe infrastrukturës arsimore.

Drejtoria Rajonale e Tatimeve, bazuar në të dhënat e vitit 2024, ka kategorizuar automatikisht bizneset sipas xhiros së vitit të kaluar. Për shembull, një subjekt që më parë paguante 4 mijë lekë në vit për pastrimin, tani paguan 11.500 lekë. Tarifa për infrastrukturën arsimore është rritur nga 2.500 në 4.000 lekë.

Problemi më i madh që ngrenë bizneset është mungesa e transparencës. Ato kanë marrë dy fatura të ndryshme për të njëjtën periudhë, një në mars dhe një tjetër në maj, pa shpjegim nëse bëhet fjalë për detyrime të reja apo rivlerësime të të ardhurave të mëparshme. Në disa raste, fatura e dytë përfshin edhe gjoba e kamatëvonesa.

Për më tepër, asnjë nga këto fatura nuk jep informacion të qartë se për cilën periudhë janë llogaritur shumave dhe nëse bëhet fjalë për detyrime shtesë apo rivlerësim të detyrimeve të paguara më parë.

Bizneset kërkojnë sqarim nga Drejtoria e Taksave Vendore, por në sportele apo përmes postës elektronike nuk marrin përgjigje. Edhe për kërkesat për vërtetim të të ardhurave për vitin 2024, nuk ka pasur kthim përgjigjeje, ndërsa procedurat administrative konsiderohen të njëanshme dhe nuk marrin parasysh uljen reale të xhiros në disa raste.

Drejtoria e Taksave Vendore nuk iu përgjigj as interesimit të medias ‘Monitor’ për të sqaruar situatën, ndërkohë që bizneset vazhdojnë të përballen me kërkesa të paqarta për pagesa.

Ligji “Për procedurat tatimore” përcakton që të ardhurat vetëdeklarohen përmes faturave në sistemin qendror tatimor, por Drejtoria e Taksave Vendore kërkon një deklarim shtesë brenda 15 ditësh për çdo ndryshim xhiroje, pa dhënë udhëzime konkrete për mënyrën e raportimit.

Ekspertët e kontabilitetit dhe juristët tatimorë theksojnë se aplikimi i gjobave dhe kamatvonesave për vonesë në deklarim është i padrejtë, pasi barra bie mbi subjektet për një procedurë të paqartë. Ata kërkojnë një harmonizim të sistemit të tatim-taksave vendore me ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat”.

Në fund të vitit 2024, shumë biznese denoncuan gjithashtu bllokim të padrejtë të llogarive bankare nga Bashkia, pa u njoftuar për detyrimet shtesë që rezultuan nga rritja e çmimit të referencës për taksën e ndërtimit.

Të tjera

Barometri 2025: Gjysma e bizneseve raportojnë ryshfet në administratë
Aktualitet

Barometri 2025: Gjysma e bizneseve raportojnë ryshfet në administratë

Pagesat e parregullta që bizneset kryejnë ndaj administratës publike janë rritur ndjeshëm gjatë vitit 2025, sipas të dhënave të Barometrit...

13:30 15/12/2025
“Standardet e BE”, Shqipëria ngec në vendnumëro në zbatimin e rregullave të Komunitetit të Energjisë
Aktualitet

“Standardet e BE”, Shqipëria ngec në vendnumëro në zbatimin e rregullave të Komunitetit të Energjisë

Shqipëria nuk ka bërë ndonjë përparim të dukshëm në raportin e zbatimit të reformave që publikohet çdo vit nga Sekretariati...

13:26 15/12/2025
Para
Arsimi në Shqipëri në shërbim të fushatës: Presion politik dhe abuzim elektoral

Arsimi në Shqipëri në shërbim të fushatës: Presion politik dhe abuzim elektoral

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Barometri 2025: Gjysma e bizneseve raportojnë ryshfet në administratë

Barometri 2025: Gjysma e bizneseve raportojnë ryshfet në administratë

13:30 15/12/2025
“Standardet e BE”, Shqipëria ngec në vendnumëro në zbatimin e rregullave të Komunitetit të Energjisë

“Standardet e BE”, Shqipëria ngec në vendnumëro në zbatimin e rregullave të Komunitetit të Energjisë

13:26 15/12/2025
Berisha: Vendimi për Ballukun i dha zemër Ramës, mbyllet çdo mundësi për hetimin e ministrave

Berisha: Vendimi për Ballukun i dha zemër Ramës, mbyllet çdo mundësi për hetimin e ministrave

13:16 15/12/2025
Si u krijua “Klea Rama”: rrëfimi i Ermes Hoxhallit dhe dështimi i institucioneve

Si u krijua “Klea Rama”: rrëfimi i Ermes Hoxhallit dhe dështimi i institucioneve

12:20 15/12/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.