Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Biznes me vdekjen/ Protestë te Ministria e Shëndetësisë pas skandalit te Onkologjiku

19:59 26/06/2024
Reading Time: 2 min lexim

Pas skandalit të fundit në Onkologjik, ku u zbulua se mjekët sugjeronin pacientët për trajtime në klinika private, qytetarët janë mbledhur në një protestë përpara Ministrisë së Shëndetësisë. Gazetari Osman Stafa i pranishëm në protestë, gjatë fjalës së tij theksoi rëndësinë e hetimit të thellë dhe të drejtësisë për qytetarët.

“Ky është një skandal i madh. Thonë mjekët pa pikë turpi ‘hajde se ja japim gjysmë mjekimi atij qytetarit’. Është shumë turp. Prokuroria ka nisur hetim dhe është lajm i mirë. Por akuzat janë të lehta. Ti ke vrarë njerëz e si mund të hetohesh ti për shpërdorim detyre. SPAK duhet të hetojë çdo repart në QSUT, sepse çdo repart ka grupe të tilla që çojnë qytetarët tek klinikat e tyre për t’i zhvatur,” tha Stafa.

Gazetari theksoi se shumë qytetarë janë të detyruar të shesin pasuritë e tyre, të hyjnë në borxhe dhe të sakrifikojnë gjithçka për trajtim mjekësor, duke ngritur shqetësimin për mungesën e ilaçeve dhe mjekimeve adekuate në spitalet publike.

“Fatkeqësisht në Shqipëri, nga të sëmurët ngelin ata që shesin shtëpinë, tokën, lopën, hyjnë në kredi, për t’u shëruar se nuk kanë mundësi ekonomike. Melanoma është sëmundje dhe Ministria e Shëndetësisë thotë se ka mjekim vetëm për melanomën pozitive e jo atë negative. Ky diferencim është skandal,” shtoi ai.

Stafa theksoi se protesta nuk është vetëm kundër mjekëve të veçantë, por kundër një sistemi që lejon abuzime të tilla. Ai bëri thirrje për veprim dhe solidaritet, duke nënvizuar se sot janë qytetarët në nevojë, por nesër mund të jetë dikush tjetër.

“Duhet që të sigurohen ilaçet nga spitalet. Në spitale mungojnë shumë medikamente e duhet të reagojmë të gjithë. Nëse ti nuk reagon sot, nesër mund të kesh ti nevojë e nuk do të ketë kush të ngrejë zërin më për ty,” përfundoi Stafa.

Qytetarët kërkojnë drejtësi dhe transparencë nga institucionet përkatëse dhe që të merren masa konkrete për të parandaluar raste të tilla në të ardhmen.

Etiketa: Spitali onkologjik

Të tjera

Federata e Gazetarëve dënon Ramën: Dëbon gazetaren dhe sulmon median, sulm i përsëritur ndaj Ambrozia Metës
Aktualitet

Federata e Gazetarëve dënon Ramën: Dëbon gazetaren dhe sulmon median, sulm i përsëritur ndaj Ambrozia Metës

Federata Evropiane e Gazetarëve ka reaguar me tone të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke dënuar përjashtimin e gazetares së...

11:35 17/03/2026
Rama bllokon integrimin, Gjermania i vë frenat Shqipërisë në BE
Aktualitet

Rama bllokon integrimin, Gjermania i vë frenat Shqipërisë në BE

Procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian ka hyrë në një ngërç të ri, pasi negociatat kanë ngecur dhe...

11:18 17/03/2026
Para
Dështon takimi Kurti-Vuçiç në Bruksel, Borrell dhe Lajçak përcjellin mesazhet

Dështon takimi Kurti-Vuçiç në Bruksel, Borrell dhe Lajçak përcjellin mesazhet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Federata e Gazetarëve dënon Ramën: Dëbon gazetaren dhe sulmon median, sulm i përsëritur ndaj Ambrozia Metës

Federata e Gazetarëve dënon Ramën: Dëbon gazetaren dhe sulmon median, sulm i përsëritur ndaj Ambrozia Metës

11:35 17/03/2026
Rama bllokon integrimin, Gjermania i vë frenat Shqipërisë në BE

Rama bllokon integrimin, Gjermania i vë frenat Shqipërisë në BE

11:18 17/03/2026
“Pse duhet ta vriste veten atë ditë?” Kushërira e Xhuana Nikollit ngre dyshime: Ishte e lumtur për jetën e re në Tiranë

“Pse duhet ta vriste veten atë ditë?” Kushërira e Xhuana Nikollit ngre dyshime: Ishte e lumtur për jetën e re në Tiranë

19:36 16/03/2026
Skema e pastrimit të parave të drogës: trafikantët përdorin biznesmenë “të pastër”, 19 apartamente dhe garazhe të sekuestruara në Fier e Tiranë

Skema e pastrimit të parave të drogës: trafikantët përdorin biznesmenë “të pastër”, 19 apartamente dhe garazhe të sekuestruara në Fier e Tiranë

19:28 16/03/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.