Ka përfunduar pa marrëveshje takimi trepalësh në Bruksel, Lajçak, Bislimi dhe Petkoviq për dinarin, i cili u ndalua për përdorim në Kosovë më 1 shkurt. Besnik Bislimi, kryenegociatori i Kosovës, dhe Petar Petkoviç i Serbisë kanë zhvilluar takime me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, por dallimet janë të mëdha dhe kërkohet një takim shtesë për të parë mundësinë e një zgjidhjeje. Një takim tjetër do të mbahet javën e ardhshme me të njëjtën temë, thuhet pas takimit. Bislimi tha se propozimi i Kosovës është konstruktiv dhe synon që mbështetja financiare të shkojë te përdoruesit final, ndërsa Petkoviç e cilësoi atë si i papranueshëm.
Rrjolli përshkallëzohet në fundjavë: Rojet në kanal, mjetet e Bashkim Ulajt dhe ‘Breçani Security’ të shkatërruara, opozita në heshtje
Protesta në Baks Rrjoll u përshkallëzua fort këtë fundjavë. Banorët thyen mjetet e “Brecani shpk”, e kontraktuar për ruajtjen e...








