Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

BIRN: Pas shembjes së rrugëve në Shqipëri qëndrojnë klientelizmi dhe korrupsioni

12:48 09/02/2026
Reading Time: 4 min lexim

Nën tingujt e daulleve dhe ritmin e valleve popullore, kryeministri Edi Rama dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku ecën disa metra mbi asfaltin e sapohedhur në segmentin rrugor Qukës-Qafë Plloçë më 5 shtator, duke inauguruar përfundimin e punimeve në këtë aks.

Investimi në segmentin 43 kilometra, i njohur ndryshe edhe si “rruga e florinjtë”, nisi 15 vite më parë dhe vlerësohet se u ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë rreth 260 milionë dollarë, me synimin për të lidhur fshatin Qukës në Librazhd me Qafën e Plloçës në Pogradec.

Megjithatë, vetëm dy muaj pas inaugurimit, investimi shumëvjeçar dhe shumëmilionësh u bllokua, pasi në fund të nëntorit një masiv gurësh u shkëput nga skarpatat anësore. Pak javë më vonë, një pjesë e bankinës dhe trotuarit u shemb plotësisht në një segment pranë fshatit Gështenjas.

Autoriteti Rrugor fajësoi reshjet e dendura të shiut për dëmet, por rasti i Qukës-Qafë Plloçë nuk mbeti i izoluar. Gjatë sezonit të dimrit, defekte dhe probleme u shfaqën edhe në aksin panoramik Shëngjin-Velipojë, në unazën e poshtme të qytetit të Burrelit dhe në tunelin e Murrizit në rrugën e Arbrit, pavarësisht kostove të larta dhe inaugurimeve të bujshme.

Alarm publik shkaktoi edhe një video e publikuar në fillim të janarit nga kalimtarë në Tunelin e Llogarasë, ku shihej uji që rridhte nga tavani i tunelit.

Tuneli i Llogarasë, së bashku me projekte të tjera infrastrukturore, është vënë seriozisht në pikëpyetje, pasi një hetim i SPAK ka zbuluar manipulim gare dhe paracaktim të kompanive fituese përmes ndërhyrjes së ministres Belinda Balluku, e cila mban njëkohësisht postin e numrit dy të qeverisë.

Ndërkohë, një kërkesë e SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut mbahet prej 16 dhjetorit të vitit të kaluar në Kuvend, pa u shqyrtuar nga mazhoranca socialiste.

Ekspertë të infrastrukturës dhe ekonomisë vlerësojnë se incidentet e muajve të fundit nuk duhen parë si raste të veçuara, por si pasojë e papërgjegjshmërisë institucionale dhe e lidhjeve klienteliste dhe korruptive në shpërndarjen e fondeve publike.

“Ndërtimi i këtyre rrugëve nuk bëhet për të vjedhur, por për të grabitur”, shprehet inxhinieri Xhevahir Ngjeqari, i cili i lidh problemet e sigurisë që në fazën e projektimit, duke theksuar mungesën e studimeve teknike të mirëfillta dhe orientimin drejt përfitimeve ekonomike.

Sipas tij, çdo vepër infrastrukturore duhet të kalojë në disa filtra teknikë dhe të shoqërohet me studime të detajuara gjeologjike dhe analiza të interesit publik, procedura që, sipas Ngjeqarit, ose janë anashkaluar, ose janë kryer në mënyrë fiktive. “Këto projekte janë jashtë kontrollit, janë bërë me nxitim dhe pa studime teknike”, shton ai.

Edhe Zef Preçi, drejtor i Qendrës për Studime Ekonomike, argumenton se dëmtimet e dukshme janë rezultat i klientelizmit në të gjithë zinxhirin e ideimit, projektimit, ndërtimit, supervizimit dhe marrjes në dorëzim të veprave publike.

“Projektimi i infrastrukturës publike kryhet shpesh me cilësi të dobët, në shumë raste pa shkelur fare terrenin fizik, por vetëm mbi bazën e hartave nga Google Maps. Mungojnë studimet gjeologjike dhe injorohen master-planet zhvillimore të sektorit”, tha Preçi për BIRN.

Sipas tij, edhe kur përfshihen kompani të huaja me emra të njohur, puna reale kryhet nga projektues vendas, shpesh të nënpaguar, vetëm për të justifikuar formalisht realizimin e një vepre publike.

Klientelizmi, thekson Preçi, vijon edhe në fazën e supervizimit, pasi kompanitë dhe inxhinierët përgjegjës për kontrollin e punimeve përzgjidhen shpesh në kushte konflikti interesi. Si pasojë, raportimet mbi volumet dhe cilësinë e punimeve janë të fryra, fiktive dhe jo në përputhje me projektet.

Ai shton se punimet realizohen zakonisht me cilësi të ulët dhe me shkelje të rënda të parametrave teknikë, pasi ndërtuesit synojnë të maksimizojnë fitimet, ndërsa një pjesë e fondeve, sipas tij, përdoren për të ushqyer korrupsionin qeveritar.

Ekspertët e konsiderojnë një pjesë të projekteve infrastrukturore si të kushtueshme dhe pa interes real publik apo ekonomik për vendin, por që marrin jetë për shkak të interesave financiare që fshihen pas tyre.

“Tuneli i Llogarasë është një vepër antikombëtare”, shprehet Ngjeqari, duke theksuar se në projektim nuk është marrë parasysh përbërja gëlqerore e malit dhe rrjedhja e ujërave. Edhe rruga Qukës-Qafë Plloçë, sipas tij, është ndërtuar pa studime të plota që në fazën e projektit.

Zef Preçi flet për një model të konsoliduar klientelist të dhënies së tenderave në infrastrukturë në të gjithë vendin, ku kompanitë fituese rezultojnë të lidhura me persona të ekspozuar politikisht. “Studimet tregojnë rritje të ndjeshme të tenderave të fituar nga këto kompani, duke cenuar barazinë para ligjit dhe duke përkeqësuar klimën e biznesit”, thotë ai.

Sipas Preçit, të paktën gjysma e fondeve të dedikuara për projektet infrastrukturore nuk janë investuar realisht në ekonomi, por kanë shërbyer për fuqizimin e kompanive kliente të qeverisë dhe për pasurimin e paligjshëm të segmenteve vendimmarrëse dhe ligjbërëse të elitës politike.

Të tjera

E-Albania në krizë të vazhdueshme, SelfCare jashtë funksionit po paralizon bizneset dhe kontabilistët
Aktualitet

E-Albania në krizë të vazhdueshme, SelfCare jashtë funksionit po paralizon bizneset dhe kontabilistët

Funksioni i programit SelfCare, i administruar përmes platformës e-Albania, vijon të mbetet jashtë funksionit, duke u kthyer në një problem...

14:09 09/02/2026
Vijojnë protestat në Baks-Rrjoll: “Mos ta lëshojnë këtë popull në gjakderdhje”, banorët kundër resortit të Bashkim Ulajt
Aktualitet

Vijojnë protestat në Baks-Rrjoll: “Mos ta lëshojnë këtë popull në gjakderdhje”, banorët kundër resortit të Bashkim Ulajt

Banorët e Baks-Rrjollit në Velipojë vijojnë edhe sot protestën kundër zbatimit të projektit për ndërtimin e një resorti turistik në...

13:57 09/02/2026
Para
Rama mbron Ballukun: Do ndërhyjmë në Kodin Penal, që pushteti ekzekutiv të mos preket!

Rama mbron Ballukun: Do ndërhyjmë në Kodin Penal, që pushteti ekzekutiv të mos preket!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

E-Albania në krizë të vazhdueshme, SelfCare jashtë funksionit po paralizon bizneset dhe kontabilistët

E-Albania në krizë të vazhdueshme, SelfCare jashtë funksionit po paralizon bizneset dhe kontabilistët

14:09 09/02/2026
Vijojnë protestat në Baks-Rrjoll: “Mos ta lëshojnë këtë popull në gjakderdhje”, banorët kundër resortit të Bashkim Ulajt

Vijojnë protestat në Baks-Rrjoll: “Mos ta lëshojnë këtë popull në gjakderdhje”, banorët kundër resortit të Bashkim Ulajt

13:57 09/02/2026
Rama mbron Ballukun: Do ndërhyjmë në Kodin Penal, që pushteti ekzekutiv të mos preket!

Rama mbron Ballukun: Do ndërhyjmë në Kodin Penal, që pushteti ekzekutiv të mos preket!

13:42 09/02/2026
BIRN: Pas shembjes së rrugëve në Shqipëri qëndrojnë klientelizmi dhe korrupsioni

BIRN: Pas shembjes së rrugëve në Shqipëri qëndrojnë klientelizmi dhe korrupsioni

12:48 09/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.