Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

BIRN: Nikolla po zvarrit prej një viti vendimin për mandatin e Xhaçkës

11:24 26/03/2024
Reading Time: 3 min lexim

Pas rikthimit të normalitetit në punimet e Kuvendit, opozita kërkon zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për dërgimin në këtë gjykatë të mandatit të deputetes Olta Xhaçka, e harruar në sirtarët e Kuvendit prej më shumë se një viti.

Ish-ministrja Olta Xhaçka u akuzua nga opozita se ka shkelur Kushtetutën, e cila ndalon qartësisht që një deputet të përfitojë nga të mirat publike, pasi bashkëshorti i saj, biznesmeni Artan Gaçi, fitoi statusin ‘investitor strategjit’ dhe iu dha e drejta e përdorimit të bregdetit për 30 vite me vendim qeverie.

Por, mazhoranca pasi refuzoi fillimisht me votë të çonte mandatin e deputetes socialiste në Kushtetuese, po zvarrit prej më shumë se një viti zbatimin e vendimit të kësaj gjykate.

Sipas kryetarit të Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, kjo është një “mbrojtje politike” që po i ofrohet deputetes së partisë në pushtet nga Kuvendi.

Në një letër drejtuar kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla ai kërkon zbatimin e këtij vendimi dhe thirrjen e Konferencës së Kryetarëve për të futur në rend dite të seancës më të afërt urdhërin për dërgimin në Gjykatë Kushtetuese të mocionit për interpretimin e mandatit.

“Çdo vonesë e mëtejshme e kësaj çështje do të ishte dhunimi më flagrant që Kuvendi i ka bërë Kushtetutës në 33 vjet…,” shkruan Bardhi në këtë letër të bërë publike të hënën.

Sipas tij, Kuvendi duke mos zbatuar këtë vendim po shkel të drejtën e pakicës parlamentare, parimet bazë të shtetit ligjor dhe besimin publik tek Gjykata Kushtetuese.

“Ky rast merr përmasat e një mbrojtjeje të pastër politike dhe pengimit të drejtësisë, po të mbahen në konsideratë edhe të dhënat e reja të hetuara dhe bëra publike nga SPAK, nga ku ka rezultuar se pronësia mbi tokën është përfituar me dokumenta tërësisht të falsifikuara…”- vijon më tej në letrën e tij Bardhi,  duke iu referuar arrestimit të kryetarit në detyrë të bashkisë Himarë, Jorgo Goro, i akuzuar si i përfshirë edhe në tjetërsimin e pronës ku po ndërton bashkëshorti i Xhaçkës.

Në janar të vitit 2023 Kushtetuesja duke i dhënë përgjigje një padie të deputetëve të PD-së rrëzoi si antikushtetues vendimin e Kuvendit për të mos dërguar çështjen pranë kësaj duke kërkuar që të vendosë për të kundërtën.

Por, zbatimi i këtij vendimi po zvarritet prej më shumë se një viti me justifikime të ndryshme, ndërkohë që mazhoranca shfrytëzoi krizën e re në Kuvend për shkak të protestave të opozitës, si justifikim për shtyrjen e çështjes pa afat.

Këshilli i Legjislacionit nëpërmjet shumicës miratoi në korrik një raport, ku i sugjeronte Kryetares së Kuvendit, rikthimin e çështjes në Këshillin për Rregulloren dhe Mandatet, ndërsa opozita sugjeronte ndjekjen e praktikës së mëparshme parlamentare për ta dërguar direkt në seancë për votim kërkesën e opozitës që mandati i Xhaçkës të shkojë për interpretim në Kushtetuese.

Nikolla, e cila ka kompetencën ligjore që të vendosë për procedurën e mëtejshme parlamentare, përdori justifikime të ndryshme për mosveprimin.  Pasi u justifikua në vjeshtë me axhendën e ngjeshur, në dhjetor kabineti i saj i tha BIRN-it se kjo çështje do të shqyrtohej me kthimin e normalitetit të punës në Kuvend.

Pas një marrëveshje të arritur mes PS-së dhe grupimit politik që përfaqëson Bardhi këtë muaj, opozita i është rikthyer jetës parlamentare të rregullt./BIRN

Etiketa: BIRNnikollaparlamentxhaçka

Të lidhura

Ermal Onuzi largohet nga drejtimi i Gardës së Republikës
Aktualitet

Ermal Onuzi largohet nga drejtimi i Gardës së Republikës

Ermal Onuzi dha dorëheqjen nga posti i komandantit të Gardës së Republikës, ku ishte emëruar vetëm para 9 muajsh, më...

20:12 03/06/2025
Plagosi 15-vjeçarin në një piceri në Ali Dem, arrestohet autori
Aktualitet

Plagosi 15-vjeçarin në një piceri në Ali Dem, arrestohet autori

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 21-vjeçarin Aldi Neziri, i dyshuar si autori i plagosjes së një 15-vjeçari në...

19:31 03/06/2025
Para
Nisma Thurje padit në SPAK koncesionin e Portit të Vlorës, ‘Vlora Marina’

Nisma Thurje padit në SPAK koncesionin e Portit të Vlorës, ‘Vlora Marina’

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Ermal Onuzi largohet nga drejtimi i Gardës së Republikës

Ermal Onuzi largohet nga drejtimi i Gardës së Republikës

20:12 03/06/2025
Plagosi 15-vjeçarin në një piceri në Ali Dem, arrestohet autori

Plagosi 15-vjeçarin në një piceri në Ali Dem, arrestohet autori

19:31 03/06/2025
Shoferin e autobusit e zë gjumi në timon, vdesin 11 pasagjerë dhe plagosen 17 të tjerë

Shoferin e autobusit e zë gjumi në timon, vdesin 11 pasagjerë dhe plagosen 17 të tjerë

19:13 03/06/2025
Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin për Arbër Çekajn, trafikoi 613 kg kokainë nga Amerika Latine

Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin për Arbër Çekajn, trafikoi 613 kg kokainë nga Amerika Latine

18:52 03/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.