Ministria e Shëndetësisë ka publikuar bilancin e orëve të fundit lidhur me pandeminë e COVID-19.
Në 24 orët e fundit janë kryer gjithsej 2007 testime në të gjithë territorin e vendit, nga të cilat kanë rezultuar pozitiv me Covid19, 13 qytetarë. Fatmirësisht në vendin tonë nuk raportohet asnjë humbje jete nga virusi i rrezikshëm. Gjithashtu në njoftimin zyrtar të ministrisë thuhet se varianti Delta ka vendosur në alert të shtuar strukturat e shëndetësisë në territor.
Ministria e Shëndetësisë ndër të tjera iu ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të ruajnë vigjilencën dhe të zbatojnë me përpikmëri masat e vendosura anti-COVID.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se përhapja e variantit Delta në shtetet e rajonit dhe më gjerë, ka vendosur në alert të shtuar strukturat e shëndetësisë në territor, ku po ndiqet me shumë kujdes situata, për identifikimin e varianteve të reja si dhe për izolimin në kohë të çdo rasti të dyshuar me Sars-Cov2.
Në këtë situatë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën sërish apel qytetarëve, që të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Në 24 orët e fundit janë kryer 2007 testime, nga të cilat ka rezultuar pozitiv me Covid19, 13 qytetarë, në këto bashki: 3 raste në Lushnje, 2 raste në Korçë, Elbasan, Rrogozhinë, nga 1 rast në Fier, Tropojë, Gjirokastër, Rosokovec.
Aktualisht janë 66 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 3 pacientë.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.
Janë shëruar 2 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,035 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (7 Korrik 2021)
Raste të reja ditore 13
Të shëruar në 24 orë 2
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 2007
Testime totale 823,533
Raste pozitive 132,557
Raste të shëruara 130,035
Raste Aktive 66
Humbje jete 2,456
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 25
Elbasan 8
Shkodër 7
Korçë 7
Fier 6
Vlorë 5
Durrës 4
Lezhë 2
Kukës 1
Gjirokastër 1