Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë ka bërë publike të dhënat e fundit lidhur me pandeminë e COVID-19. Sipas të dhënave të fundit të cilat janë publikuar nga Ministria e Shëndetësisë nga 1 mijë e 476 testime të bëra në të gjithë vendin, kanë rezultuar pozitivë me virusin e rrezikshëm 4 qytetarë. Fatmirësisht në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë humbje jete. Lajmi i mirë është se betejën me COVID-19 e kanë fituar 5 qytetarë ditën e sotme, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është105,514.
Gjithashtu raste aktive në të gjithë Kosovën me COVID-19 në të gjithë Kosovën mbeten 105. Procesi i vaksinimit po vazhdon me ritmet mira. Gjithashtu Ministria e Shëndetësisë iu ka bërë thirrje qytetarëve që të bëjnë kujdes dhe të mos neglizhojnë masat e vendosura anti-COVID.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:
15 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 11.513 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 293.693 doza të vaksinës.
Deri më sot 78.298 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 1.467 testime, 4 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.514.
Në total numri i rasteve aktive është 105.
Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qBMbani maskat!Respektoni distancën!Mbani higjienën!