Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 10 raste të reja me COVID-19, pas testimit të rreth 2 mijë mostrave.
“Nga 1.977 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 116 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.679. Në total numri i rasteve aktive është 627”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.674 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 92.890 doza të vaksinës. Deri më sot 7.718 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 1.977 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 116 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.679. Në total numri i rasteve aktive është 627″.
Ndërsa Maqedonia e Veriut, ka regjistruar 2 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit. Po ashtu 20 raste të reja ka pasur së fundmi, 5 prej të cilave në Kumanovë.
Lajmi i mirë është se ka 30 pacientë të shëruar, ndërkohë që 425 persona vijojnë të jenë raste aktive me COVID-19.