Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Bie sërish kurba e COVID-19, shënohen 9 raste të reja

11:08 09/04/2020
Reading Time: 2 min lexim

Ka shkuar në 409 numri i të prekurve nga COVID-19 në vendin tonë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar vetëm 9 raste të reja pozitive, nga 234 testime të kryera.

Në spitalin Infektiv ndodhen 52 të shtruar, 5 prej të cilëve në terapi intensive.

Ndërsa tek “Shefqet Ndroqi” janë shtuar 6 pacientë të tjerë, 5 prej të cilëve në terapi intensive, ku 4 janë intubuar.

Numri i të shëruarve ndërkohë ka shkuar në 164 si dhe janë regjistruar 22 viktima.

Rastet e reja të regjistruara në vendin tonë janë 6 nga Tirana dhe 3 nga Elbasani.

Nga shifrat vërehet se kurba e infeksionit gjatë këtyre ditëve është e luhatur, ashtu siç parashikuan edhe ekspertët

Kujtojmë këtu se dy ditë më parë u regjistruan 6 raste të reja, dje u rrit numri me 17, ndërsa sot kemi sëris një zbritje me 9 të prekur.

Njoftimi i MSH

Në vijim të komunikimit të përditshëm, Ju bëjmë me dije se vazhdon puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve, të konfirmuara pozitive.

Në 24 orët e fundit janë testuar 234 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 9 raste të reja me COVID-19.
Deri në këto momente janë testuar 3223 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 409 raste.

Siç shihet edhe grafikisht, përqindja më e lartë e të prekurve janë meshkuj, me 53%.

Betejën me këtë sëmundje e kanë humbur deri tani 22 qytetarë, megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të personelit shëndetësor.

Gjatë 24 orëve të fundit, 11 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 165.

Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 52 të shtruar. 5 prej tyre janë në terapi intensive.
Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 6 pacientë të shtruar gjithsej. 5 pacientë janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve janë të intubuar.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 58 pacientë.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë me 6 raste, Elbasan 3 raste.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë 196 raste

– Durrës 38 raste
– Lushnje 5 raste
– Elbasan 15 raste
– Fier 32 raste
– Kavajë 8 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 17 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 45 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 rast
– Has 12 raste
– Krujë 5 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 4 raste
– Mirditë 3 raste

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Sic e tregojnë edhe shifrat e ditëve të fundit, ku ka raste brenda të njëjtës familje, është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye për të parandaluar transmetimin e COVID-19.

Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40.

Etiketa: covid19infektivikurba e infeksionitpaciente

Të tjera

Juglindja e izoluar për 11 ditë, inxhinieri: Faji nuk është i motit, por i abuzimit me tenderat
Aktualitet

Juglindja e izoluar për 11 ditë, inxhinieri: Faji nuk është i motit, por i abuzimit me tenderat

Bllokimi i aksit Prrenjas-Librazhd për disa ditë ka rikthyer në vëmendje problemet serioze të infrastrukturës rrugore në vend. Inxhinieri Bleon...

12:41 07/03/2026
Bushati godet Ramën: Drejtorët në parti në orar pune, shteti është bërë me pushtetin
Aktualitet

Bushati godet Ramën: Drejtorët në parti në orar pune, shteti është bërë me pushtetin

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka lëshuar kritika të forta ndaj mënyrës se si funksionon administrata publike nën qeverisjen e...

11:06 07/03/2026
Para

Ndihma ekonomike COVID-19, Rama liston kategoritë që do përfshihen në paketën e zgjeruar financiare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Juglindja e izoluar për 11 ditë, inxhinieri: Faji nuk është i motit, por i abuzimit me tenderat

Juglindja e izoluar për 11 ditë, inxhinieri: Faji nuk është i motit, por i abuzimit me tenderat

12:41 07/03/2026
Bushati godet Ramën: Drejtorët në parti në orar pune, shteti është bërë me pushtetin

Bushati godet Ramën: Drejtorët në parti në orar pune, shteti është bërë me pushtetin

11:06 07/03/2026
Një derë që hapi historinë: Pse 7 Marsi u bë Dita e Mësuesit në Shqipëri

Një derë që hapi historinë: Pse 7 Marsi u bë Dita e Mësuesit në Shqipëri

10:53 07/03/2026
Vrasja e studentes shqiptare në Itali/ Nëna e autorit kërkon falje në gjyq, nëna e Ilaria Sulës e refuzon: “Nuk ka justifikim”

Vrasja e studentes shqiptare në Itali/ Nëna e autorit kërkon falje në gjyq, nëna e Ilaria Sulës e refuzon: “Nuk ka justifikim”

16:43 06/03/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.