Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Bie numri i studentëve në arsimin e lartë publik, shifrat paraqiten ALARMANTE 5 vitet e fundit

09:11 07/07/2023
Reading Time: 2 min lexim

Çdo vit, në auditorët e universiteteve publike po ulen gjithnjë e më pak studentë.

Sipas të dhënave të INSTAT, për vitin akademik 2022-2023 vazhdojnë studimet në të gjithë programet e arsimit të lartë rreth 91 mijë studentë, ose 75% e totalit të studentëve gjithsej, që arrijnë në rreth 121 mijë, përfshirë sistemin privat.

Në krahasim me vitin 2018, numri i studentëve të regjistruar në arsimin publik ka rënë me 19.7%, ose rreth 22.3 mijë studentë më pak.

Plakja graduale e popullsisë që ka ulur grupmoshën e re, së bashku me emigrimin e të rinjve vlerësohen si arsyet kryesore që kanë ndikuar në këtë tendencë. Psh, grupmosha 15-24 vjeç zbriti në 13% të totalit në fund të vitit 2022, nga 16.1% në 2018-n.

Universitetet, me rënien më të madhe, kryesojnë rrethet

Universitetet e rretheve kanë parë rënien më të madhe të studentëve. Në pesë vjet Universiteti “Luigj Gurakuqi” Shkodër ka humbur më shumë sesa gjysmën e studentëve, duke shënuar vetëm rreth 3.7 mijë të regjistruan në vitin akademik 2022/2023, nga 8245 në 2016-n. (shiko grafikun: Studentë për çdo universitet në arsimin publik).

Në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” Elbasan kishte 37% më pak studentë në 2022-n, në raport me pesë vjet më parë, në atë të “Fan S.Noli” Korçë dhe “Ismail Qemali” Vlorë, nga rreth 30% më pak.

Vetëm Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës ka rezistuara, duke pasur të njëjtin numër të regjistruarish në krahasim me pesë vite më parë.

Universiteti i Tiranës, (Fakulteti i Drejtësisë. Fakulteti i Ekonomisë. Fakulteti i Gjuhëve të Huaja. Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë) më i madhi në vend, më 22 mijë studentë, ose 24% të totalit të studentëve të regjistruar, ka shënuar gjithashtu një tkurrje të lartë me 25% të numrit të nxënësve në 5 vitet e fundit.

Nuk ka pasur shumë interes as për Fakultetin e Mjekësisë, ku në vitin akademik 2022/2023 ishin të regjistruar 5,842, ose 18% më pak sesa në 2018-n.

Nga universitetet e mëdha, i vetmi me rritje, ndonëse të lehtë, është ai Politeknik, me zgjerim prej 1.4%.

Universiteti që ka ngjallur më shumë interes ka qenë ai i Sporteve, i vetmi me rritje 29.3% të numrit të studentëve në pesë vitet e fundit, ndonëse ka një numër të ulët (1853).

Universitetet private ende vijojnë me rritje

Rreth 30 mijë studentë të tjerë, ose 25% e totalit janë të regjistruar në Universitetet private. Ndryshe nga publiku, sistemi privat ende vijon të rritet ndonëse duke u nisur nga një bazë e vogël. Në raport me 2018-n, në privat janë shtuar gati 5 mijë studentë, ose 18% më shumë.

Të dhënat e fundit të INSTAT për universitetet private janë për vitin akademik 2021-2022, ku më i madhi ishte Albanian University (3849), të ndjekur nga Universiteti Europian i Tiranës (3500), Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë (3089), Universiteti Epoka (2730), Universiteti Zoja e Këshillit të Mirë (2550). /MONITOR7

Të tjera

Në vend të zgjidhjes, Rama kërkon fajtorët e zjarrit në ChatGPT dhe… ChatGPT i kundërpërgjigjet!
Aktualitet

Në vend të zgjidhjes, Rama kërkon fajtorët e zjarrit në ChatGPT dhe… ChatGPT i kundërpërgjigjet!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me kritikat për mungesën totale të avionëve zjarrfikës në Shqipëri, ndërkohë që vendi...

21:15 15/08/2025
“S’e dija që në Shqipëri ndalohej”/ Turisti francez arrestohet për 8 gram kanabis
Aktualitet

“S’e dija që në Shqipëri ndalohej”/ Turisti francez arrestohet për 8 gram kanabis

Një vizitë turistike në Shqipëri për një 19-vjeçar francez ka përfunduar në arrest. Vetëm një ditë pas mbërritjes në Tiranë...

19:34 15/08/2025
Para
Në 3-mujorin e parë të vitit u rrit numri i të rinjve të regjistruar si të papunë

Në 3-mujorin e parë të vitit u rrit numri i të rinjve të regjistruar si të papunë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Në vend të zgjidhjes, Rama kërkon fajtorët e zjarrit në ChatGPT dhe… ChatGPT i kundërpërgjigjet!

Në vend të zgjidhjes, Rama kërkon fajtorët e zjarrit në ChatGPT dhe… ChatGPT i kundërpërgjigjet!

21:15 15/08/2025
“S’e dija që në Shqipëri ndalohej”/ Turisti francez arrestohet për 8 gram kanabis

“S’e dija që në Shqipëri ndalohej”/ Turisti francez arrestohet për 8 gram kanabis

19:34 15/08/2025
Ryanair vjen me 10 linja të reja, por a do të shpëtojmë nga abuzimet në fluturime?

Ryanair vjen me 10 linja të reja, por a do të shpëtojmë nga abuzimet në fluturime?

15:35 15/08/2025
Premtime si në kohën e tërmetit: Rama flet për banesa më të mira, ndërsa familjet digjen e mbeten rrugëve

Premtime si në kohën e tërmetit: Rama flet për banesa më të mira, ndërsa familjet digjen e mbeten rrugëve

15:04 15/08/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.