Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me deklaratat që ambasadorja amerikane, Yuri Kim bëri ditën e sotme për të.
Me anë të një njoftimi për shtyp, Berisha ka thënë se Kim ka bërë një deklaratë fyese, duke i përmendur shqiptarëve barin dhe më tej kërkoi nga kreu actual i PD, që Berisha të mos futet në pralament.
Lidhur me këto deklarime, Berisha thotë se asnjë shpifje apo trillium nuk mund ta pengojë kurrë që të përmbushë misionin e tij të besuar nga zgjedhësit shqiptarë. Berisha ka theksuar edhe njëherë se shpallja e tij non-grata është bërë bazuar në raportet e mediave locale, rajonale dhe raportet e mediave të kontrolluara nga qeveria.
Ish-kreu democrat thotë se ambasadorja Kim ka gabuar rëndë duke i kujtuar demokratëve barin, duke shtuar se komente të tilla i ka dëgjuar vetëm në diktaturë apo nga racist albanofobë.
Njoftim shtypi
Sot ambasadorja e SHBA Yuri Kim, me nje deklarate fyese per cdo demokrat dhe shqiptar duke iu permendur barin, ne dhunim flagrant te misionit te saj, i kerkoi Kryetarit te PD qe Sali Berisha te mos futet ne parlamentin e ardhshem. Lidhur me keto deklaroj sa vijon:
Asnje shpifje, trillim apo sajim nuk mund te pengoje kurre Sali Berishen te permbushe misionin e tij te besuar nga zgjedhesit shqiptar ne mbrojtje te interesit kombetar dhe publik te shqiptareve.
Qe nga data 19 maj 2021 dhe deri sot pas vendimit te Sekretarit Blinken, te bazuar ne lobimin korruptiv te Edi Rames dhe George Soros, armik i demokracise se shqiptareve dhe shpifjet e tyre, une i kam kerkuar dhe i kerkoj Sekretarit Blinken te publikoje çdo fakt, dokument apo prove qe ai ose kushdo tjeter mbi toke disponon per te faktuar ato qe ka shkruar ne vendimin e tij. Por deri sot nuk eshte publikuar asnje prove dokumet apo fakt vetem e vetem se ato nuk ekzistojne. Per te gjitha keto une kam njoftuar se kam paditur Sekretarin Blinken per shpifje ne Gjykaten Korreksionale te Parisit.
Deri sot Departamenti i Shtetit me zedhenesin e tij ka informuar se Sekretari Blinken vendimin e ka te bazuar ne raporte te NGO lokale, rajonale dhe nderkombetare, raportet e mediave dhe raportet investigative antikorrupsion te qeverise shqiptare.
Domethene vendimi i Sekretarit Blinken eshte bazuar ne raportet e armiqeve te mi, NGO te kontrolluara nga George Soros dhe raportet e mediave te kontrolluara nga qeveria dhe raportet sekrete te Edvin Rames te pa publikuara kurre ne Shqiperi.
Duke shprehur bindjen se vendimi eshte nje abuzim i paster me ligjin e Kongresit te SHBA, perdorimin e tij si arme kunder kundershtareve politik te multimilardierit George Soros dhe mikut te tij te ngushte Edi Rama, une pavaresisht nga keto perseri ftoj Sekretarin Blinken ti bej te gjithçka publike.
Perveç ketyre e ftoj Sekretarin e Shtetit te ndikoje tek Edi Rama qe te votojme ne parlament ligjin e vetingut te politikaneve.
Une dua ti rikujtoj Zonjes ambasadore se ke gabuar rende me barin qe iu permende demokrateve. Ne kete kontekst shprehja juaj se PD nuk mund te haje bar eshte nje fyerje per çdo demokrat dhe per çdo shqiptar te cilet citate te ngjashme i kane degjuar vetem ne diktature apo nga raciste albanofobe.
Shqiptaret jane njerez te lire dhe me dinjitet qe nuk meritojne bar por transparence! sb